Sound Bar Quick Guide
Lidhja me smartfonin nëpërmjet aplikacionit “LG Soundbar”
Ju lutemi përdorni aplikacionin LG Soundbar për të ekzekutuar me lehtësi funksione të ndryshme të produktit.
Ju lutem, verifikoni në fillim këto elemente.
- Aplikacioni “LG Soundbar” është i disponueshëm në versionet e paraqitura më poshtë.
- Sistemi operativ Android™: Versioni 6.0 ose më i lartë
- Sistem operativ “iOS”: Versioni 12 ose më i lartë
- Versionet minimale të përkrahura të secilit sistem operativ mund të ndryshojnë më vonë.
Instalimi i aplikacionit
Instaloni aplikacionin “LG Soundbar” në smartfon. Për ta instaluar aplikacionin “LG Soundbar”, mund të skanoni kodin “QR” duke përdorur një aplikacion për skanim të kodeve “QR” ose ta shkarkoni nga platforma “Google Play” ose “App Store”.
Shkarkimi me anë të kodit “QR”
- a Skanojeni kodin “QR” duke përdorur një aplikacion për skanim të kodeve “QR”.
- b Do t’ju hapet një faqe ku do të mund të shkarkoni aplikacionin “LG Soundbar”. Për ta instaluar aplikacionin, prekeni atë.
(Android)
(iPhone)
Shkarkimi nga platforma “Google Play” ose “App Store”
Vizitoni platformën “Google Play” ose “App Store” në smartfon dhe kërkoni për aplikacionin “LG Soundbar” për ta instaluar atë.
(Android™)
(iPhone)
|
|
|
|
|