Sound Bar Quick Guide
Zgjidhja e problemeve
Nëse hasni në problemet e mëposhtme gjatë përdorimit të produktit, ju lutemi, kryeni disa verifikime, sepse ndoshta ato probleme nuk janë keqfunksionime.
Gabimet e përgjithshme
Produkti nuk punon si duhet
|
- Hiqni nga priza kabllon e korrentit si dhe, nga produkti, çdo pajisje të jashtme, siç është televizori, nënvuferi ose amplifikatori, dhe pastaj vendosini përsëri.
|
Produkti nuk ndizet
|
- A është futur në prizë si duhet spina e kordonit?
- Vëreni spinën në prizë në mënyrën e duhur.
|
Nuk ka zë
|
- A është volumi i zërit në minimum?
- Shtypni butonin e “Volumit”
 në telekomandë për ta ngritur volumin e zërit.
- Nëse jeni duke përdorur ndonjë pajisje të jashtme, si dekoder (kabllovik), pajisje portative ose pajisje me Bluetooth rregulloni volumin e zërit në pajisjen e jashtme.
- A mos është çaktivizuar zëri?
- Nëse të gjitha llambat LED pulsojnë në ngjyrë portokalli, funksioni i çaktivizimit të zërit është i ndezur. Shtypni butonin e “Aktivizimit/çaktivizimit të zërit”
për të aktivizuar zërin.
- A është përzgjedhur funksioni i saktë i produktit në përputhje me pajisjen e jashtme të lidhur?
- Shtypni butonin e “Funksioneve”
për të parë nëse keni përzgjedhur funksionin e duhur.
|
Nënvuferi nuk jep zë
|
- A është lidhur produkti si duhet me nënvuferin me valë?
- Nëse llamba LED tek nënvuferi me valë pulson në ngjyrë jeshile ose ndizet në ngjyrë të kuqe, kjo nënkupton se pajisja nuk është e lidhur. Kur të lidhet pajisja, do të ndizet llamba jeshile. Lidheni përsëri produktin me nënvuferin me valë. ([ Shihni pjesën “Lidhja e produktit” në faqen 6.)
|
Telekomanda nuk funksionon siç duhet
|
- Kur e përdorni telekomandën, kthejeni drejt pjesës ballore të produktit.
- Përdoreni telekomandën brenda një rrezeje prej 7 metrash nga produkti.
- Zëvendësoni bateritë me bateri të reja sipas nevojës.
|
Funksioni i fikjes/ndezjes automatike “AUTO POWER” nuk punon
|
- Kontrolloni lidhjen me pajisjet e jashtme (p.sh. dekoder, pajisje portative, Bluetooth pajisje).
|
LG Sound Sync nuk punon
|
- Kontrolloni nëse televizori juaj e përkrah funksionin “LG Sound Sync”.
- Kontrolloni nëse televizori është lidhur si duhet me produktin nëpërmjet kabllos optike.
- Shtypni butonin e “Cilësimeve” në telekomandën e televizorit për të kontrolluar nëse funksioni është aktivizuar në menynë “LG Sound Sync”.
|
Volumi i zërit të produktit është i ulët
|
- Kontrolloni elementet e mëposhtme dhe ndryshoni cilësimet sipas nevojës.
- Aktivizo aplikacionin LG ThinQ prek [Cilësimet e zërit] në ekranin e parë dhe ndrysho funksionin nga [DRC] në [joaktiv] në menunë [Dalja e zërit].
- Kur produkti të jetë lidhur me televizorin, shtypni butonin e “Cilësimeve” në telekomandën e televizorit, hapni menynë e [Speaker] (Altoparlantit), dhe ndryshoni cilësimin e [Digital Sound Output] (Sinjalit dalës digjital) nga [PCM] në [AUTO] ose [BITSTREAM].
- Nëse produkti është i lidhur me një pajisje që luan skedarë muzikorë, p.sh. Lexues “DVD” ose “Blu-ray”, hapni menynë e “Cilësimeve” të pajisjes së lidhur. Ndryshoni cilësimin e [Digital Sound Output] (Sinjalit dalës digjital) nga [PCM] në [PRIMARY PASS-THROUGH] ose [BITSTREAM]. Caktoni [DRC]-në e pajisjes së lidhur në [OFF] (çaktivizuar).
- Nëse modaliteti i “Natës” i produktit është i aktivizuar, fikeni duke shtypur butonin e “Cilësimeve”
dhe butonin “Majtas/djathtas” dhe pastaj butonin “Lart/poshtë”.
|
Produkti nuk arrin të njohë pajisjen e memories USB
|
- Produkti mund të mos e mbështesë formatin e skedarit që ndodhet në pajisjen e memories USB. Formatojeni pajisjen ruajtëse USB dhe lidheni sërish. Për formatimin, referojuni formateve të pajisjes së memories USB, të cilat përkrahen nga produkti dhe përzgjidhni një format të përshtatshëm skedari. ([ Shihni pjesën “Lidhja me pajisjen e memorike USB” në faqen 43.)
|
Pajisja me Bluetooth nuk mund të lidhet
|
- Shtypni butonin e “Cilësimeve” në pajisjen me Bluetooth dhe kontrolloni nëse është aktiv funksioni i Bluetooth-it . Nëse Bluetooth-i është aktiv, çaktivizojeni dhe aktivizojeni përsëri. Pastaj provoni përsëri.
- Hiqni çdo pengesë midis produktit dhe pajisjes me Bluetooth .
-
Bluetooth çiftimi (lidhja) mund të mos funksionojë siç duhet në varësi të Bluetooth llojin e pajisjes ose mjedisin përreth.
|
Problemet me lidhjen me valë
Ka radiointereferencë
|
- Instalojeni produktin dhe nënvuferin me valë sa më pranë njëri-tjetrit që të jetë e mundur.
- Mos e instaloni produktin në mobile metalike.
- Komunikimi me valë mund të mos funksionojë si duhet në zonat me sinjal të dobët.
|
Lidhja me Bluetooth-in po shkakton ndonjë keqfunksionim ose bën zhurmë
|
- A dëgjoni zhurmë ose a hasni në keqfunksionime kur përdorni Bluetooth-in?
- Mos e prekni marrësin e pajisjes me Bluetooth ose produktin me asnjë pjesë të trupit.
- Mos e instaloni pajisjen me Bluetooth në mur ose në ndonjë vend të izoluar.
- Hiqni çdo pengesë midis produktit dhe pajisjes me Bluetooth .
- Instalojeni pajisjen me Bluetooth pranë produktit.
- Kur pajisja me Bluetooth ndodhet shumë larg produktit, Bluetooth-i mund të shkëputet ose të keqfunksionojë.
- Instalojeni pajisjen me Bluetooth 1 metër larg pajisjeve që punojnë në të njëjtën frekuencë sikurse produkti, p.sh. ruterët me valë, pajisjet mjekësore dhe furrat me mikrovalë.
|
Çaktivizimi i modalitetit të demonstrimit
Telekomanda nuk punon
|
- I bën funksionet të pandryshuara, edhe nëse shtypni butonin Funksioni
buton disa herë?
- A shihni vetëm llamba LED të bardha, të kuqe dhe jeshile në mënyrë të përsëritur?
- Në këtë produkt mund të aktivizohet modaliteti i demonstrimit. Hiqeni spinën e produktit nga priza dhe vëreni përsëri në prizë.
- Nëse telekomanda ende nuk funksionon, shtypni dhe mbani shtypur Funksioni
butonin në shiritin e zërit për rreth 5 sekonda. Nëse produkti funksionon normalisht, do të thotë që modaliteti demonstrues është fikur.
|
Shtojcë