Sound Bar Quick Guide
Siguria dhe rregulloret e mbrojtjes
KUJDES: PËR TË ULUR RREZIKUN E GODITJES ELEKTRIKE (ZËNIES NGA KORRENTI), MOS E HIQNI KAPAKUN (OSE PJESËN E PASME). BRENDA NUK KA PJESË QË MUND TË RIPAROHEN NGA PËRDORUESI. PËR SHËRBIME, DREJTOJUNI STAFIT TË KUALIFIKUAR TË SHËRBIMIT.
|
Kjo shenjë rrufeje me shigjetë brenda trekëndëshit barabrinjës synon të njoftojë përdoruesin për praninë e tensionit të lartë të paizoluar brenda pajisjes, i cili mund të jetë aq i fuqishëm saqë të përbëjë rrezik goditjeje elektrike për njerëzit. |
|
Pikëçuditësja brenda trekëndëshit barabrinjës synon të njoftojë përdoruesin për praninë e udhëzimeve të rëndësishme për përdorimin dhe mirëmbajtjen (shërbimin) në manualin shoqërues të produktit. |
PARALAJMËRIM:
- PËR TË PARANDALUAR RREZIKUN E ZJARRIT OSE TË GODITJES ELEKTRIKE, MOS E EKSPOZONI PRODUKTIN NDAJ SHIUT OSE LAGËSHTIRËS.
- Mos e instaloni pajisjen në një hapësirë të mbyllur, si p.sh. në një raft librash ose diçka të ngjashme.
KUJDES:
- Mos përdorni produkte me tension të lartë pranë këtij produkti. (p.sh. vrasës elektrik mushkonjash). Ky produkt mund të ketë probleme funksionimi për shkak të goditjes elektrike.
- Mbi aparat nuk duhet vendosur asnjë burim flake të hapur, si p.sh. qirinj të ndezur.
- Mos bllokoni asnjë nga vrimat e ajrimit. Bëjeni instalimin në përputhje me udhëzimet e prodhuesit. Kanalet dhe vrimat e kasës janë projektuar për ajrim, për të garantuar funksionimin e besueshëm të pajisjes/produktit dhe për ta mbrojtur atë nga nxehja e tepërt. Vrimat nuk duhet të bllokohen asnjëherë duke e vendosur produktin mbi krevat, divan, tapet ose sipërfaqe të tjera të ngjashme. Ky produkt nuk duhet të vendoset në një instalim të inkorporuar, p.sh. dollap për libra ose raft, përveç nëse sigurohet ajrimi i përshtatshëm ose nëse respektohen udhëzimet e prodhuesit për këtë aspekt.
- Aparati nuk duhet të ekspozohet ndaj ujit (pikave ose spërkave), dhe asnjë send i mbushur me ujë, siç janë vazot, nuk duhet të vendoset mbi aparat.
- Për informacione mbi shenjat e sigurisë, duke përfshirë edhe identifikimin e produktit dhe të dhënat mbi furnizimin elektrik, ju lutem, referojuni etiketës kryesore në anën e poshtme ose në anën tjetër të produktit.
- Sigurohuni që fëmijët të mos fusin duart ose objekte të tjera në *kanalet e altoparlantit.
- * kanalet e altoparlantit: Hapje që shërben për të dëgjuar më mirë basin në kasën e altoparlantit. (pjesa e jashtme)
KUJDESI lidhur me kordonin elektrik
Spina e kordonit elektrik është pajisje shkëputëse e rrymës. Në rast emergjence, spina e kordonit elektrik duhet të arrihet gjithmonë pa vështirësi.
Kontrolloni faqen e specifikimeve në këtë manual përdorimi për t'u siguruar lidhur me kërkesat aktuale.
Mos mbingarkoni prizat elektrike në mur. Prizat elektrike të mbingarkuara, të zbërthyera ose të dëmtuara, kabllot e zgjatuesve, kabllot elektrike të zhveshura, ose izolimet e dëmtuara ose të plasaritura të kabllove/telave janë të rrezikshme. Secila prej këtyre situatave mund të çojë në goditje elektrike (zënie nga korrenti) ose zjarr. Kontrolloni rregullisht kordonin e pajisjes suaj, dhe nëse pamja e tij paraqet shenja dëmtimi ose përkeqësimi, hiqeni spinën nga priza, ndërpritni përdorimin e pajisjes dhe kërkojini një qendre të autorizuar shërbimi që ta zëvendësojë kordonin me një pjesë këmbimi identike.
Mbroni kabllon elektrike nga dëmtimi fizik ose mekanik, si p.sh. nga përdredhja, shtypja, pickimi, të zënët me derë, ose të shkelurit mbi të. Kushtojuni kujdes të veçantë spinave, prizave në mur dhe pikës ku kordoni del nga pajisja.
Për modelet me përshtatës elektrik
Përdorni vetëm përshtatësin e rrymës alternative (AC) që shoqëron këtë pajisje. Mos përdorni asnjë bllok ushqimi të ndonjë pajisjeje tjetër dhe as nga prodhues të tjerë. Përdorimi i ndonjë kablloje tjetër elektrike ose blloku tjetër ushqimi mund të dëmtojë pajisjen dhe të shfuqizojë garancinë.
Për modelet me pajisje lazeri
Ky produkt ka një sistem lazeri. Për të siguruar përdorimin e duhur të produktit, lexoni me kujdes këtë manual përdorimi dhe ruajeni për referencë në të ardhmen. Nëse njësia ka nevojë për mirëmbajtje, kontaktoni me një qendër të autorizuar shërbimesh. Kryerja e kontrolleve, përshtatjeve ose procedurave të tjera, përveç atyre që specifikohen në këtë manual, mund të çojë në ekspozim ndaj rrezatimit të rrezikshëm. Për të parandaluar ekspozimin e drejtpërdrejtë ndaj rrezes së lazerit, mos provoni ta hapni pajisjen.
Për modelet me bateri
Pajisja është e pajisur me bateri të lëvizshme dhe akumulator.
KUJDES: Rrezik zjarri ose shpërthimi zjarri nëse bateria zëvendësohet me një lloj të pasaktë baterie.
Për modelet me bateri të integruar
Mos i ruani ose transportoni nën presione më të vogla sesa 11,6 kPa dhe në/mbi 15.000 m lartësi.
- Zëvendësimi i baterisë me një lloj të gabuar baterie mund të përbëjë shkelje të një mase mbrojtëse (për shembull, në rastin e disa llojeve të baterive me litium);
- Hedhja e baterisë me zjarr ose furrë të nxehtë ose thyerja mekanike ose prerja e baterisë mund të rezultojë në shpërthim;
- Lënia e baterisë në një mjedis rrethues me temperaturë jashtëzakonisht të lartë mund të rezultojë në shpërthim ose rrjedhje të lëngut ose gazit që ndizet shpejt; dhe
- Bateria që i nënshtrohet presionit jashtëzakonisht të ulët të ajrit mund të shpërthejë ose të ketë rrjedhje të lëngut ose gazit që ndizet shpejt.
Simbolet
: Rrymë alternative (AC).
0 : Rrymë e vazhduar (DC).
: Kjo është pajisje e klasit II.
1 : Gjendja e rrymës në modalitetin e pritjes (stand-by).
! : Në pajisje ka rrymë elektrike.
: Tension i rrezikshëm.
Përpara se të raportoni keqfunksionimin e produktit