Sound Bar Quick Guide
Lidhja e produktit
Duke e lidhur boksin horizontal me nënvuferin me valë, ju mund të shijoni tinguj më të pasur.
Lidhja automatike e nënvuferit me valë
Pas kryerjes së instalimit, nënvuferi me valë lidhet automatikisht me boksin horizontal. Për ta lidhur boksin horizontal me nënvuferin, ndiqni këto hapa:
- a Vini në prizë kabllon e furnizimit me energji të nënvuferit me valë.
- b Vini spinën e kabllos në terminalin “AC IN” (porta e hyrjes së rrymës alternative) në anën e pasme të produktit.
- c Vini në prizë spinën e kabllos së furnizimit me energji të produktit. Do të shihni që llamba LED në pjesën e përparme të boksit horizontal do të ndizet në të kuqe.
- d Shtypni butonin e “Ndezjes/fikjes” në boksin horizontal për ta ndezur atë.
- e Kur të vendoset lidhja në mënyrë automatike, do të shihni një llambë jeshile LED të ndizet në pjesën e përparme të nënvuferit me valë.
Verifikimi i lidhjes nëpërmjet llambës LED në pjesën e përparme të nënvuferit me valë
Ju mund të verifikoni statusin e lidhjes duke parë llambën LED në pjesën e përparme të nënvuferit me valë.
Ngjyra e llambës LED |
Statusi |
Pulsim në ngjyrë jeshile |
Lidhja është duke u vendosur |
Jeshile |
Lidhja është vendosur me sukses |
E kuqe |
Lidhja është e dobët ose nënvuferi është në modalitetin e pritjes (stand-by) |
E fikur |
Kablloja e furnizimit me energji nuk është lidhur |
Lidhja manuale e nënvuferit me valë
Nëse shihni një llambë të kuqe LED të ndizet në pjesën e përparme të nënvuferit me valë, kjo nënkupton se boksi horizontal nuk është i lidhur me nënvuferin. Nëse është kështu, lidhini pajisjet sipas kësaj radhe.
- a Shtypni butonin e “Ndezjes/fikjes” në boksin horizontal për ta fikur atë.
- b Shtypni butonin e lidhjes në çift “PAIRING” prapa nënvuferit me valë. Kontrolloni nëse llamba LED në pjesën e përparme të nënvuferit pulson në ngjyrë jeshile. Nëse vazhdoni të shihni llambën e kuqe LED të ndizet në nënvuferin me valë, shtypni dhe mbani shtypur përsëri butonin prapa nënvuferit.
- c Shtypni butonin e “Ndezjes/fikjes” në boksin horizontal për ta ndezur atë.
- d Kur të vendoset lidhja, do të shihni një llambë jeshile LED të ndizet në pjesën e përparme të nënvuferit me valë.
|
Shënim |
|
Eksplorimi i produktit