BOKS HORIZONTAL Wi-Fi
Lidhja me televizorin

Sound Bar Quick Guide

Lidhja me funksionin “LG Sound Sync” (me valë)

Ju mund të ndryshoni volumin duke përdorur telekomandën e televizorit “LG” nëse televizori është i lidhur me produktin nëpërmjet funksionit “LG Sound Sync” (me valë). Shihni manualin e përdoruesit të televizorit për të parë nëse televizori juaj e përkrah këtë funksion.

Shikimi i televizorit pas lidhjes së tij me valë

  1. a Shtypni butonin e “Funksioneve”13525.png disa herë derisa, nga tri llambat e tjera LED, të ndizet në të bardhë llamba e dytë LED. Pas pak, llamba do të ndizet në blu dhe do të pulsojë. Ose Shtypni butonin e lidhjes me Bluetooth-in Bluetooth pair11366.png. Pas pak, llamba e dytë LED do të ndizet në blu dhe do të pulsojë.
  2. b Shtypni butonin e “Cilësimeve” në telekomandën e televizorit për të hyrë në menynë [Speaker] (Altoparlantët) dhe caktojeni sinjalin dalës të altoparlantit në [LG Sound Sync (me valë)].
  3. c Kur produkti të lidhet me televizorin nëpërmjet Bluetooth-it, llamba e dytë LED, nga tri llambat e tjera LED, do të ndizet në ngjyrë të bardhë.

16295.png

16292.png

16336.png

16329.png Shënim

  • Kur të bëni rilidhjen pas lidhjes së parë me funksionin “LG Sound Sync”, llambat LED do të ndizen menjëherë në të bardhë.
  • Kur e komandoni produktin me telekomandën e një televizori të markës “LG”, volumi i zërit dhe statusi i aktivizimit/çaktivizimit të zërit, të cilët janë caktuar në televizor, zbatohen automatikisht edhe për produktin.
  • Ju mund të vazhdoni ta përdorni telekomandën e produktit edhe pasi ta lidhni atë me një televizor të markës “LG”.
  • Nëse e fikni produktin duke përdorur butonin e “Ndezjes/fikjes”16353.png, funksioni “LG Sound Sync” (me valë) do të çaktivizohet.
  • Në varësi të televizorit, produkti mund të lidhet me televizorin “LG” edhe nëse është i lidhur me funksionin e Bluetooth-it.