BOKS HORIZONTAL Wi-Fi
Lidhja me televizorin

Sound Bar Quick Guide

Lidhja nëpërmjet kabllos “HDMI”

Ju mund ta transmetoni sinjalin audio të televizorit tuaj te produkti duke e lidhur atë me televizorin nëpërmjet një kablloje “HDMI”. Shtoni një shumëllojshmëri efektesh 3D në audion origjinale, për ta mbushur dhomën me tinguj të thellë e të pasur.

Si të shikoni televizor pas lidhjes me kabllon “HDMI”

  1. a Duke përdorur kabllon “HDMI”, lidhni terminalin “HDMIdTV (ARC)” në anën e pasme të produktit me terminalin “HDMI IN (ARC)” në televizor, ashtu siç ilustrohet në figurë.

16374.png

16372.png

  1. b Shtypni butonin e “Funksioneve”13536.png disa herë derisa, nga tri llambat e tjera LED, të ndizet në të bardhë llamba e parë LED nga lart.

16393.png

16391.png

  1. c Shtypni butonin e “Cilësimeve” në telekomandën e televizorit për të hyrë në menynë [Speaker] (Altoparlantët) dhe caktojeni sinjalin dalës të altoparlantit në [HDMI ARC]. Cilësimet dhe opsionet e menyve mund të ndryshojnë në varësi të prodhuesit të televizorit.

16417.png

16410.png Shënim

  • Sigurohuni që televizori ta përkrahë funksionin “ARC” përpara se të shtypni butonin e “Cilësimeve” në telekomandë dhe të aktivizoni funksionin “ARC”. Për të mësuar më shumë lidhur me mënyrën se si ta caktoni funksionin, shihni manualin e përdoruesit të televizorit, sepse mënyra e caktimit mund të ndryshojë sipas llojit të televizorit.
  • Përdorni një kabllo të certifikuar me logon “HDMI”.

SIMPLINK

16446.png

16471.png

16463.png Shënim

  • Funksioni “SIMPLINK” mund të mos funksionojë si duhet, në varësi të statusit të produktit ose pajisjeve të tjera të lidhura.
  • Karakteristikat e “HDMI-CEC”-it sipas prodhuesit të televizorëve: LG SIMPLINK, Sony BRAVIA Sync/Link, Philips EasyLink, Samsung Anynet+, etj.

Lidhja me një pajisje të jashtme