BOKS HORIZONTAL Wi-Fi
Instalimi

Sound Bar Quick Guide

Lidhja e produktit

Duke e lidhur boksin horizontal me nënvuferin me valë, ju mund të shijoni tinguj më të pasur.

Lidhja automatike e nënvuferit me valë

Pas kryerjes së instalimit, nënvuferi me valë lidhet automatikisht me boksin horizontal. Për ta lidhur boksin horizontal me nënvuferin, ndiqni këto hapa:

  1. a Vini në prizë kabllon e furnizimit me energji të nënvuferit me valë.
  2. b Vini spinën e kabllos në terminalin “AC IN” (porta e hyrjes së rrymës alternative) në anën e pasme të produktit.
  3. c Vini në prizë spinën e kabllos së furnizimit me energji të produktit. Do të shihni që llamba LED në pjesën e përparme të boksit horizontal do të ndizet në të kuqe.
  4. d Shtypni butonin e “Ndezjes/fikjes”18694.png në boksin horizontal për ta ndezur atë.

15304.png

15294.png

15292.png

  1. e Kur të vendoset lidhja në mënyrë automatike, do të shihni një llambë jeshile LED të ndizet në pjesën e përparme të nënvuferit me valë.

Verifikimi i lidhjes nëpërmjet llambës LED në pjesën e përparme të nënvuferit me valë

Ju mund të verifikoni statusin e lidhjes duke parë llambën LED në pjesën e përparme të nënvuferit me valë.

Ngjyra e llambës LED

Statusi

Pulsim në ngjyrë jeshile

Lidhja është duke u vendosur

Jeshile

Lidhja është vendosur me sukses

E kuqe

Lidhja është e dobët ose nënvuferi është në modalitetin e pritjes (stand-by)

E fikur

Kablloja e furnizimit me energji nuk është lidhur

Lidhja manuale e nënvuferit me valë

Nëse shihni një llambë të kuqe LED të ndizet në pjesën e përparme të nënvuferit me valë, kjo nënkupton se boksi horizontal nuk është i lidhur me nënvuferin. Nëse është kështu, lidhini pajisjet sipas kësaj radhe.

  1. a Shtypni butonin e “Ndezjes/fikjes”17920.png në boksin horizontal për ta fikur atë.
  2. b Shtypni butonin e lidhjes në çift “PAIRING” prapa nënvuferit me valë. Kontrolloni nëse llamba LED në pjesën e përparme të nënvuferit pulson në ngjyrë jeshile. Nëse vazhdoni të shihni llambën e kuqe LED të ndizet në nënvuferin me valë, shtypni dhe mbani shtypur përsëri butonin prapa nënvuferit.

15458.png

15456.png

  1. c Shtypni butonin e “Ndezjes/fikjes”17939.png në boksin horizontal për ta ndezur atë.
  2. d Kur të vendoset lidhja, do të shihni një llambë jeshile LED të ndizet në pjesën e përparme të nënvuferit me valë.

15436.png

15427.png Shënim

  • Instalojeni boksin horizontal sa më afër nënvuferit me valë. Sa më afër të jetë boksi horizontal me nënvuferin me valë, aq më cilësor do të jetë zëri.
  • Ju lutem, sigurohuni që midis boksit horizontal dhe nënvuferit me valë të mos ketë pengesa.
  • Për të parandaluar interferencën te valët, kujdesuni që boksi horizontal ose nënvuferi me valë të jenë të paktën 1 metër larg çdo pajisjeje periferike që prodhon valë të fuqishme elektromagnetike (p.sh. ruteri me valë, furra me mikrovalë, etj.).

15417.png

Eksplorimi i produktit