Sound Bar Quick Guide
Lidhja nëpërmjet kabllos “HDMI”
Lidhni televizorin me një pajisje të jashtme (konsol lojërash, lexues DVD-sh etj.) nëpërmjet një kablloje HDMI dhe shijoni tinguj të thellë e të larmishëm.
Lidhja e pajisjes së jashtme me kabllon “HDMI”
- a Lidheni pajisjen e jashtme, p.sh. lexues “DVD” ose “Blu-ray”. Duke ndjekur figurën më poshtë, lidheni terminalin “HDMI OUT” (sinjal dalës HDMI) të pajisjes me terminalin “HDMI IN” në anën e prapme të produktit.
- b Duke përdorur kabllon “HDMI”, lidhni terminalin “HDMI d TV (eARC / ARC)” në anën e pasme të produktit me terminalin “HDMI IN (ARC)” në televizor.
- c Shtypni butonin e “Funksioneve” disa herë derisa të shfaqet opsioni “HDMI” në ekranin e statusit.
- d Kur pajisja e jashtme të lidhet si duhet me produktin, ju do të mund të dëgjoni tingujt që dalin nga pajisja. Kur hapni video me teknologjinë “Dolby Atmos®” ose “DTS:X®”, në ekranin e statusit do të shfaqen ose fjalët “DOLBY ATMOS” ose fjala “DTS:X”.
|
Shënim |
|