Sound Bar Quick Guide
Lidhja e produktit
Duke e lidhur boksin horizontal me nënvuferin me valë, ju mund të shijoni tinguj më të pasur.
Lidhja automatike e nënvuferit me valë
Pas kryerjes së instalimit, nënvuferi me valë lidhet automatikisht me boksin horizontal. Për ta lidhur boksin horizontal me nënvuferin, ndiqni këto hapa:
- a Vendosni kabllon e furnizimit me energji në nënvuferin me valë.
- b Vini në prizë kabllon e furnizimit me energji të nënvuferit me valë.
- c Vendosni kabllon e furnizimit me energji në boksin horizontal.
- d Vini në prizën e murit spinën e furnizimit me energji të boksit horizontal.
- e Kur të vendoset lidhja në mënyrë automatike, do të shihni një llambë jeshile LED të ndizet prapa nënvuferit me valë.
Verifikimi i lidhjes nëpërmjet llambës LED prapa nënvuferit me valë
Ju mund të verifikoni statusin e lidhjes duke parë llambën LED prapa nënvuferit me valë.
Ngjyra e llambës LED |
Statusi |
Pulsim në ngjyrë jeshile |
Lidhja është duke u vendosur |
Jeshile |
Lidhja është vendosur me sukses |
E kuqe |
Lidhja është e dobët ose nënvuferi është në modalitetin e pritjes (stand-by) |
E fikur |
Kablloja e furnizimit me energji nuk është lidhur |
Lidhja manuale e nënvuferit me valë
Nëse shihni një llambë të kuqe LED të ndizet prapa nënvuferit me valë, kjo nënkupton se boksi horizontal nuk është i lidhur me nënvuferin. Nëse është kështu, lidhini pajisjet sipas kësaj radhe.
- a Shtypni butonin e “Ndezjes/fikjes” në boksin horizontal për ta fikur atë.
- b Shtypni butonin e lidhjes në çift “PAIRING” prapa nënvuferit me valë. Kontrolloni nëse llamba LED prapa nënvuferit pulson në ngjyrë jeshile. Nëse vazhdoni të shihni llambën e kuqe LED të ndizet në nënvuferin me valë, shtypni dhe mbani shtypur përsëri butonin prapa nënvuferit.
- c Shtypni butonin e “Ndezjes/fikjes” në boksin horizontal për ta ndezur atë.
- d Kur të vendoset lidhja, do të shihni një llambë jeshile LED të ndizet prapa nënvuferit me valë.
|
Shënim |
|
Lidhja e altoparlantëve të pasmë me marrësin me valë (SPQ8-S, shitet më vete)
Lidhja automatike
Pas kryerjes së instalimit, marrësi me valë lidhet automatikisht me boksin horizontal. Për ta lidhur boksin horizontal me marrësin me valë, ndiqni këto hapa:
- a Lidhni kabllot e altoparlantit me terminalët përkatës të altoparlantëve të pasmë (i majti, i djathti). Lidhni kabllon me vija të zeza me terminalin negativ dhe kabllon tjetër me terminalin pozitiv.
- b Lidhni kabllot e altoparlantëve të pasmë (i majti, i djathti) me marrësin me valë.
Ngjyra e terminalit të marrësit |
Pozicioni i altoparlantit |
Blu |
L Prapa majtas |
Gri |
R Prapa djathtas |
- c Vini fishën e kabllos së furnizimit me energji në marrësin me valë.
- d Vini në prizë spinën e kabllos së furnizimit me energji të marrësit me valë.
- e Shtypni butonin e “Ndezjes/fikjes” në boksin horizontal për ta ndezur atë.
- f Kur të vendoset lidhja në mënyrë automatike, do të shihni një llambë jeshile LED të ndizet në anën e përparme të marrësit me valë.
|
Shënim |
|
Verifikimi i statusit të lidhjes duke parë ngjyrën e llambës LED
Ju mund të verifikoni statusin e lidhjes duke parë llambën LED në anën e përparme të marrësit me valë.
Ngjyra e llambës LED |
Statusi |
Pulsim në ngjyrë jeshile |
Lidhja është duke u vendosur |
Jeshile |
Lidhja është vendosur me sukses |
E kuqe |
Lidhja është e dobët ose marrësi është në modalitetin e pritjes (stand-by) |
E fikur |
Kablloja e furnizimit me energji nuk është lidhur |
Nëse shihni një llambë të kuqe LED të ndizet në anën e përparme të marrësit me valë, kjo nënkupton se boksi horizontal nuk është i lidhur me marrësin. Nëse është kështu, lidhini pajisjet sipas kësaj radhe.
- a Shtypni butonin e “Ndezjes/fikjes” në boksin horizontal për ta fikur atë.
- b Shtypni butonin “PAIRING” prapa marrësit me valë. Kontrolloni nëse llamba LED në anën e përparme të marrësit me valë pulson në ngjyrë jeshile.
- c Shtypni butonin e “Ndezjes/fikjes” në boksin horizontal për ta ndezur atë.
- d Kur të vendoset lidhja, do të shihni një llambë jeshile LED të ndizet në anën e përparme të marrësit me valë.
|
Shënim |
|
Bashkimi i bërthamës ferrite (opsional)
Në varësi të standardeve kombëtare, ka të ngjarë që bërthama ferrite të mos jepet me produktin.
Bashkimi i bërthamës ferrite me kabllot e altoparlantëve
Bashkojeni bërthamën ferrite me kabllot me qëllim që të ulni nivelin e zhurmës nga radiovalët.
- a Tërhiqni pjesën [a] për ta hapur bërthamën ferrite.
- b Kalojini dy herë përreth bërthamës ferrite (si thurje) kabllot e altoparlantit që lidhen me marrësin me valë. Bërthama ferrite dhe marrësi me valë duhet të jenë rreth 18 cm larg.
- c Mbylleni bërthamën ferrite. Do të dëgjoni një kërcitje kur të mbyllet.