Sound Bar Quick Guide
Lidhja e produktit
Lidhja e altoparlantëve të pasmë me marrësin me valë
Lidhja automatike
Pas kryerjes së instalimit, marrësi me valë lidhet automatikisht me boksin horizontal. Për ta lidhur boksin horizontal me marrësin me valë, ndiqni këto hapa:
- a Lidhni kabllot e altoparlantit me terminalët përkatës të altoparlantëve të pasmë (i majti, i djathti). Lidhni kabllon me vija të zeza me terminalin negativ dhe kabllon tjetër me terminalin pozitiv.
- b Lidhni kabllot e altoparlantëve të pasmë (i majti, i djathti) me marrësin me valë.
|
Ngjyra e terminalit të marrësit |
Pozicioni i altoparlantit |
|
Blu |
L Prapa majtas |
|
Gri |
R Prapa djathtas |
- c Vini fishën e kabllos së furnizimit me energji në marrësin me valë.
- d Vini në prizë spinën e kabllos së furnizimit me energji të marrësit me valë.
-
e Shtypni butonin e “Ndezjes/fikjes”
në boksin horizontal për ta ndezur atë. - f Kur të vendoset lidhja në mënyrë automatike, do të shihni një llambë jeshile LED të ndizet në anën e përparme të marrësit me valë.
|
|
|
|
|
Verifikimi i statusit të lidhjes duke parë ngjyrën e llambës LED
Ju mund të verifikoni statusin e lidhjes duke parë llambën LED në anën e përparme të marrësit me valë.
|
Ngjyra e llambës LED |
Statusi |
|
Pulsim në ngjyrë jeshile |
Lidhja është duke u vendosur |
|
Jeshile |
Lidhja është vendosur me sukses |
|
E kuqe |
Lidhja është e dobët ose marrësi është në modalitetin e pritjes (stand-by) |
|
E fikur |
Kablloja e furnizimit me energji nuk është lidhur |
Nëse shihni një llambë të kuqe LED të ndizet në anën e përparme të marrësit me valë, kjo nënkupton se boksi horizontal nuk është i lidhur me marrësin. Nëse është kështu, lidhini pajisjet sipas kësaj radhe.
-
a Shtypni butonin e “Ndezjes/fikjes”
në boksin horizontal për ta fikur atë. - b Shtypni butonin “PAIRING” prapa marrësit me valë. Kontrolloni nëse llamba LED në anën e përparme të marrësit me valë pulson në ngjyrë jeshile.
-
c Shtypni butonin e “Ndezjes/fikjes”
në boksin horizontal për ta ndezur atë. - d Kur të vendoset lidhja, do të shihni një llambë jeshile LED të ndizet në anën e përparme të marrësit me valë.
|
|
|
|
|
Bashkimi i bërthamës ferrite (opsional)
Në varësi të standardeve kombëtare, ka të ngjarë që bërthama ferrite të mos jepet me produktin.
Bashkimi i bërthamës ferrite me kabllot e altoparlantëve
Bashkojeni bërthamën ferrite me kabllot me qëllim që të ulni nivelin e zhurmës nga radiovalët.
- a Tërhiqni pjesën [a] për ta hapur bërthamën ferrite.
- b Kalojini dy herë përreth bërthamës ferrite (si thurje) kabllot e altoparlantit që lidhen me marrësin me valë. Bërthama ferrite dhe marrësi me valë duhet të jenë rreth 18 cm larg.
- c Mbylleni bërthamën ferrite. Do të dëgjoni një kërcitje kur të mbyllet.
Vendosja e sistemit të tingëllimit rrethues