BOKS HORIZONTAL Wi-Fi
Masat paraprake të sigurisë

Sound Bar Quick Guide

Siguria dhe rregulloret e mbrojtjes

16339.png

18132.png

KUJDES: PËR TË ULUR RREZIKUN E GODITJES ELEKTRIKE (ZËNIES NGA KORRENTI), MOS E HIQNI KAPAKUN (OSE PJESËN E PASME). BRENDA NUK KA PJESË QË MUND TË RIPAROHEN NGA PËRDORUESI. PËR SHËRBIME, DREJTOJUNI STAFIT TË KUALIFIKUAR TË SHËRBIMIT.

5954.png

Kjo shenjë rrufeje me shigjetë brenda trekëndëshit barabrinjës synon të njoftojë përdoruesin për praninë e tensionit të lartë të paizoluar brenda pajisjes, i cili mund të jetë aq i fuqishëm saqë të përbëjë rrezik goditjeje elektrike për njerëzit.

5965.png

Pikëçuditësja brenda trekëndëshit barabrinjës synon të njoftojë përdoruesin për praninë e udhëzimeve të rëndësishme për përdorimin dhe mirëmbajtjen (shërbimin) në manualin shoqërues të produktit.

PARALAJMËRIM:

KUJDES:

KUJDESI lidhur me kordonin elektrik

Spina e kordonit elektrik është pajisje shkëputëse e rrymës. Në rast emergjence, spina e kordonit elektrik duhet të arrihet gjithmonë pa vështirësi.

Kontrolloni faqen e specifikimeve në këtë manual përdorimi për t'u siguruar lidhur me kërkesat aktuale.

Mos mbingarkoni prizat elektrike në mur. Prizat elektrike të mbingarkuara, të zbërthyera ose të dëmtuara, kabllot e zgjatuesve, kabllot elektrike të zhveshura, ose izolimet e dëmtuara ose të plasaritura të kabllove/telave janë të rrezikshme. Secila prej këtyre situatave mund të çojë në goditje elektrike (zënie nga korrenti) ose zjarr. Kontrolloni rregullisht kordonin e pajisjes suaj, dhe nëse pamja e tij paraqet shenja dëmtimi ose përkeqësimi, hiqeni spinën nga priza, ndërpritni përdorimin e pajisjes dhe kërkojini një qendre të autorizuar shërbimi që ta zëvendësojë kordonin me një pjesë këmbimi identike.

Mbroni kabllon elektrike nga dëmtimi fizik ose mekanik, si p.sh. nga përdredhja, shtypja, pickimi, të zënët me derë, ose të shkelurit mbi të. Kushtojuni kujdes të veçantë spinave, prizave në mur dhe pikës ku kordoni del nga pajisja.

Për modelet me përshtatës elektrik

Përdorni vetëm përshtatësin e rrymës alternative (AC) që shoqëron këtë pajisje. Mos përdorni asnjë bllok ushqimi të ndonjë pajisjeje tjetër dhe as nga prodhues të tjerë. Përdorimi i ndonjë kablloje tjetër elektrike ose blloku tjetër ushqimi mund të dëmtojë pajisjen dhe të shfuqizojë garancinë.

Për modelet me pajisje lazeri

16352.png

Ky produkt ka një sistem lazeri. Për të siguruar përdorimin e duhur të produktit, lexoni me kujdes këtë manual përdorimi dhe ruajeni për referencë në të ardhmen. Nëse njësia ka nevojë për mirëmbajtje, kontaktoni me një qendër të autorizuar shërbimesh. Kryerja e kontrolleve, përshtatjeve ose procedurave të tjera, përveç atyre që specifikohen në këtë manual, mund të çojë në ekspozim ndaj rrezatimit të rrezikshëm. Për të parandaluar ekspozimin e drejtpërdrejtë ndaj rrezes së lazerit, mos provoni ta hapni pajisjen.

Për modelet me bateri

Pajisja është e pajisur me bateri të lëvizshme dhe akumulator.

KUJDES: Rrezik zjarri ose shpërthimi zjarri nëse bateria zëvendësohet me një lloj të pasaktë baterie.

Për modelet me bateri të integruar

Mos i ruani ose transportoni nën presione më të vogla sesa 11,6 kPa dhe në/mbi 15.000 m lartësi.

Simbolet

14456.png : Rrymë alternative (AC).

0 : Rrymë e vazhduar (DC).

14447.png : Kjo është pajisje e klasit II.

1 : Gjendja e rrymës në modalitetin e pritjes (stand-by).

! : Në pajisje ka rrymë elektrike.

14438.png : Tension i rrezikshëm.

Përpara se të raportoni keqfunksionimin e produktit