BOKS HORIZONTAL Wi-Fi
Montimi i produktit në mur

Sound Bar Quick Guide

Montimi i produktit në mur

  1. a Në paketimin e produktit, gjeni drejtuesin e instalimit të kllapës së murit. Bashkoni në një të dy drejtuesit e instalimit të kllapës së murit.
  2. b Vëreni pjesën ku shkruhet “TV Bottom Line” në drejtuesin e instalimit të kllapës së murit, në mënyrë të tillë që të vijë drejt me brinjën fundore të televizorit dhe pastaj ngjiteni në mur. Vëreni qendrën e televizorit të montueshëm në mur në vijë të drejtë me pjesën e shënjuar “TV Center” në drejtuesin e instalimit.

26545.png

16285.png

  1. c Duke përdorur një laps, shënoni vendet ku do të bëni vrimat e vidave, në drejtuesin e instalimit, ku do të bashkohen kllapat e murit.

26553.png

16295.png

  1. d Shponi vrimat në vendet e shënuara në drejtuesin e instalimit.
  2. e Hiqni nga muri drejtuesin e instalimit të kllapës së murit.
  3. f Fiksojini mirë kllapat në mur duke përdorur upat dhe vidat.

26562.png

16306.png

  1. g Fusni kanxhën fiksuese në anën e prapme të produktit dhe në montimin në mur, në mënyrë të tillë që të puthitet si duhet.

26587.png

26584.png

  1. h Fiksoni kanxhat e njësisë në kapëse, siç ilustrohet më poshtë.

26572.png

26570.png

Si të fiksoni upat dhe vidat

(Për instalim në mure betoni)

  1. a Shponi vrimat ku do të futen upat, duke përdorur një turjelë me diametër 6 mm. Thellësia e vrimave duhet të jetë midis 40 mm dhe 45 mm.

26803.png

26801.png

  1. b Pastroni vrimat e shpuara.

26792.png

26789.png

  1. c Futni në vrima upat që shoqërojnë produktin për të fiksuar mbajtësen në mur. (Përdorni një çekiç për të futur upat.)

26781.png

26779.png

  1. d Shtyjeni mbajtësen e murit afër drejt murit për t’u puthitur me vendet e vrimave.

26768.png

26765.png

  1. e Shtrëngojini në vrima vidat për fiksimin e mbajtëses në mur. Tani, shtrëngojini vidat me përdredhje prej 12 kgf/cm 26757.png 1.

26749.png

26747.png

26739.png

26930.png Shënim

  • Kur e montoni njësinë në mur, fiksojeni me kujdes në mënyrë të tillë që ajo të mos bjerë.
  • Mos e instaloni këtë produkt në mur nëse produkti mund të ekspozohet ndaj vajit ose spërkave të vajit. Një gjë e tillë mund ta dëmtojë produktin dhe do të bëjë që ai të bjerë.
  • Instaluesit profesionistë duhet ta lexojnë këtë manual me vëmendje, për të siguruar instalimin e duhur.
  • Instaluesit profesionistë duhet t’ua dërgojnë këtë manual klientëve pas instalimit dhe t’i nxisin ata ta lexojnë manualin dhe ta ruajnë atë në një vend të përshtatshëm për t’iu referuar në të ardhmen.
  • Pas leximit të manualit të instalimit, mbajeni atë në një vend të përshtatshëm për t’iu referuar në të ardhmen.
  • Kërkojini një instaluesi profesionist të emëruar nga dyqani që të instalojë produktin. Instalimi i produktit nga dikush tjetër përveç instaluesve profesionistë është jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe mund të çojë në lëndime të personit.
  • Mos e instaloni produktin në një vend të paqëndrueshëm (të lëkundshëm) që nuk mund të mbajë peshën e vet. Nëse vendi i instalimit nuk ka ngurtësinë e mjaftueshme, produkti mund të bjerë dhe t’i shkaktojë lëndim personit.
  • Kontaktoni me një instalues profesionist të caktuar nga dyqani përpara se ta lëvizni ose zëvendësoni produktin pas instalimit. Instalimi është punë teknike dhe nëse një individ përpiqet ta instalojë ose lëvizë produktin vet, siguria e atij individi mund të vihet në rrezik.
  • Mos u varni te produkti ose mos ushtroni mbi të goditje të mëdha pas instalimit. Një veprim i tillë mund të shkaktojë rënien e produktit dhe lëndime fizike.

26715.png

26937.png Shënim

  • Kur instaloni produktin në mur, mos i varni kabllot e sinjalit ose të furnizimit me energji elektrike nga ana e prapme e njësisë. Ky veprim mund të dëmtojë kordonët, çka mund të shkaktojë zjarr, shok elektrik (zënie nga korrenti) ose avari të produktit.
  • Instalojeni produktin në përputhje me udhëzimet që jepen në manualin e instalimit. Mosinstalimi i produktit në përputhje me udhëzimet që jepen në manualin e instalimit mund të çojë në lëndime të rënda personale (fizike) ose në dëmtim të produktit.
  • Sigurohuni që gjatë instalimit të produktit ose rregullimit të lartësisë së produktit të jenë të pranishëm të paktën dy persona. Përpjekja për të kryer instalimin ose përshtatjet vet (personalisht) mund të çojë në lëndime personale ose në dëmtim të produktit.
  • Përpara se të vazhdoni me instalimin, sigurohuni që muri të jetë i lirë. Përdorni upat dhe vidat që shoqërojnë produktin. Upat ose vidat e paautorizuara mund të mos e përballojnë dot peshën e produktit, gjë që paraqet rrezik për sigurinë.
  • Gjatë shpimit të vrimave në mur për të bërë instalimin, sigurohuni të përdorni turjela me diametër të specifikuar më lart. Ndiqni udhëzimet lidhur me thellësinë e vrimave. Shpimi i vrimave dhe instalimi i produktit në mënyra të tjera veç atyre të specifikuara në manualin e instalimit mund të rezultojë në një instalim të paqendrueshëm dhe në rreziqe të mundshme sigurie.
  • Mos e fshini produktin me peshqir të lagur dhe mos përdorni pajisje ngrohëse ose lagështuese poshtë vendit ku është instaluar produkti. Uji në gjendje të lëngët ose të gaztë (avull) mund të hyjë në produkt, ndërkohë që temperatura e lartë mund të shkaktojë zjarr, shok elektrik (dridhje nga korrenti) ose avari.
  • Mos e instaloni produktin pranë ndonjë spërkatësi uji për fikje zjarri ose pranë ndonjë detektori zjarri, në vende ku mund të ketë dridhje ose tronditje, dhe as pranë ndonjë teli ose burimi tensioni të lartë.
  • Përpara instalimit, hiqeni kordonin e produktit nga priza e murit. Instalimi i produktit kur kablloja e furnizimit me energji është e vënë në prizë mund të shkaktojë shok elektrik (zënie nga korrenti) ose zjarr.
  • Mos e instaloni produktin me duar pa dorashka. Sigurohuni të vini dorashka pune. Instalimi pa përdorur dorashkat e punës mund të shkaktojë lëndime personale.
  • Mos e instaloni njësinë përmbys. Kështu mund të dëmtoni pjesët e njësisë ose të shkaktoni lëndime personale.
  • Mos u varni te njësia e instaluar dhe shmangni çdo lloj ndikimi/goditjeje mbi njësi.
  • Fiksojeni njësinë mirë në mur në mënyrë që të mos bjerë. Nëse njësia bie, mund të shkaktohen lëndime personale ose dëmtime të produktit.
  • Kur njësia të jetë instaluar në mur, ju lutem, sigurohuni që fëmijët të mos tërheqin asnjë kabllo lidhëse, sepse një veprim i tillë mund të shkaktojë rënien e njësisë.

Sistemimi i kabllove

Kjo pajisje ka një zakon të organizimit të kabllove në pjesën e pasme.

Siç tregohet më poshtë, rregulloni kordonët që janë ngjitur në këtë pajisje.

30657.png

26688.png

26670.png

26943.png Shënim

  • Pasi të keni përfunduar të gjitha lidhjet, mund t’i rregulloni kabllot sipas nevojës.
  • Ju rekomandojmë të përdorni kabllon “HDMI” që shoqëron këtë produkt. Nëse përdorni një kabllo tjetër “HDMI”, mund të mos jetë e mundur lidhni si duhet me këtë produkt.

Masat paraprake të sigurisë