Sound Bar Quick Guide
Lidhja nëpërmjet Bluetooth-it
Ju mund të hapni skedarë muzike në pajisjen me Bluetooth, ose të përdorni aplikacione muzike për të shijuar muzikë duke përdorur këtë produkt.
Ju lutem, verifikoni në fillim këto elemente.
- Pajisjet me Bluetooth, që dëshironi t’i lidhni me produktin, duhet të plotësojnë këto specifika.
- Teknologji Bluetooth 4.2
- Kodeku: SBC, AAC
- Hapat për lidhjen e pajisjes me produktin mund të ndryshojnë në varësi të llojit dhe modelit të pajisjes me Bluetooth. Për të mësuar më shumë lidhur me mënyrën e lidhjes së pajisjes, ju lutem, lexoni manualin e përdoruesit të pajisjes së jashtme.
Në smartfonin tuaj, përzgjidhini opsionin [Bluetooth] në menynë e “Cilësimeve”.
Opsionet në menynë e cilësimeve mund të ndryshojnë në varësi të prodhuesit dhe modelit të smartfonit.
- a Ndizeni produktin.
- b Shtypni butonin e lidhjes me Bluetooth-in Bluetooth pair. Pas pak, në ekranin e statusit do të shfaqen fjalët “BT READY”.
- c Prekni butonin e “Cilësimeve” ( / ) në smartfon dhe përzgjidhni opsionin “Bluetooth”.
(Telefoni “Android”)
(iPhone)
- d Aktivizoni funksionin “Bluetooth”. (Off (çaktivizo) > On (aktivizo))
- e Në smartfon, do të shihni një listë pajisjesh me të cilat mund të lidheni. Gjeni dhe prekni opsionin “LG S75Q (XX)”.
- f Kur produkti të lidhet me smartfonin tuaj nëpërmjet Bluetooth-it, ju do të shihni që ekrani i statusit do të ndryshojë nga “PAIRED” (Lidhur) [ “Emri i pajisjes së lidhur me Bluetooth” [ “BT” (Gati për përdorim).
- g Nëse nuk mund ta gjeni produktin “LG S75Q (XX)”, prekni butonin e “Rifreskimit” në cepin e djathtë lart të ekranit në smartfonin “Android” ose fikeni dhe ndizeni përsëri Bluetooth-in në “iPhone”.
(Telefoni “Android”)
(iPhone)
- h Përdorni një aplikacion për muzikë dhe dëgjoni muzikë në smartfon.
|
Shënim |
|