Sound Bar Quick Guide
Lidhja e produktit
Duke e lidhur boksin horizontal me nënvuferin me valë, ju mund të shijoni tinguj më të pasur.
Lidhja automatike e nënvuferit me valë
Pas kryerjes së instalimit, nënvuferi me valë lidhet automatikisht me boksin horizontal. Për ta lidhur boksin horizontal me nënvuferin, ndiqni këto hapa:
- a Vendosni kabllon e furnizimit me energji në nënvuferin me valë.
- b Vini në prizë kabllon e furnizimit me energji të nënvuferit me valë.
- c Vendosni kabllon e furnizimit me energji në përshtatësin e rrymës alternative (AC).
- d Lidheni kabllon e përshtatësit të rrymës alternative me terminalin “DC IN” (priza hyrëse për përshtatësin e rrymës alternative) në anën e pasme të produktit.
- e Vini në prizën e murit spinën e kabllos së përshtatësit të rrymës alternative.
- f Kur të vendoset lidhja në mënyrë automatike, do të shihni një llambë jeshile LED të ndizet prapa nënvuferit me valë.
|
Shënim |
|
Verifikimi i lidhjes nëpërmjet llambës LED prapa nënvuferit me valë
Ju mund të verifikoni statusin e lidhjes duke parë llambën LED prapa nënvuferit me valë.
Ngjyra e llambës LED |
Statusi |
Pulsim në ngjyrë jeshile |
Lidhja është duke u vendosur |
Jeshile |
Lidhja është vendosur me sukses |
E kuqe |
Lidhja është e dobët ose nënvuferi është në modalitetin e pritjes (stand-by) |
E fikur |
Kablloja e furnizimit me energji nuk është lidhur |
Lidhja manuale e nënvuferit me valë
Nëse shihni një llambë të kuqe LED të ndizet prapa nënvuferit me valë, kjo nënkupton se boksi horizontal nuk është i lidhur me nënvuferin. Nëse është kështu, lidhini pajisjet sipas kësaj radhe.
- a Shtypni butonin e “Ndezjes/fikjes” në boksin horizontal për ta fikur atë.
- b Shtypni butonin e lidhjes në çift “PAIRING” prapa nënvuferit me valë. Kontrolloni nëse llamba LED prapa nënvuferit pulson në ngjyrë jeshile. Nëse vazhdoni të shihni llambën e kuqe LED të ndizet në nënvuferin me valë, shtypni dhe mbani shtypur përsëri butonin prapa nënvuferit.
- c Shtypni butonin e “Ndezjes/fikjes” në boksin horizontal për ta ndezur atë.
- d Kur të vendoset lidhja, do të shihni një llambë jeshile LED të ndizet prapa nënvuferit me valë.
|
Shënim |
|