Sound Bar Quick Guide
Lidhja me smartfonin nëpërmjet rrjetit me valë (Wi-Fi)
Aplikacioni “LG Sound Bar” ju mundëson të lidhni produktin me rrjetin dhe ta kontrolloni produktin.
Ju lutem, verifikoni në fillim këto elemente.
- A keni ruter me valë?
- Për ta lidhur smartfonin me produktin nëpërmjet rrjetit pa valë, duhet të keni një ruter me valë.
- Sigurohuni që të dy të jenë të lidhur tek i njëjti rrjet me valë (Wi-Fi).
- A e ka smartfoni funksionin “Bluetooth” të aktivizuar?
- Aktivizoni funksionin “Bluetooth” në smartfon.
- Nëse është i aktivizuar funksioni “Bluetooth”, mund të lidheni lehtë me rrjetin me valë (Wi-Fi). Nëse funksioni “Bluetooth” është i çaktivizuar, produkti mund të mos regjistrohet në aplikacionin “LG Sound Bar”.
- Aplikacioni “LG Sound Bar” është i disponueshëm në versionet e paraqitura më poshtë.
- Sistemi operativ Android™: Versioni 5.0 ose më i lartë
- Sistem operativ “iOS”: Versioni 10 ose më i lartë
- Versionet minimale të përkrahura të secilit sistem operativ mund të ndryshojnë më vonë.
Instalimi i aplikacionit
Instaloni aplikacionin “LG Sound Bar” në smartfon. Për ta instaluar aplikacionin “LG Sound Bar”, mund të skanoni kodin “QR” duke përdorur një aplikacion për skanim të kodeve “QR” ose ta shkarkoni nga platforma “Google Play” ose “App Store”.
Shkarkimi me anë të kodit “QR”
- a Skanojeni kodin “QR” duke përdorur një aplikacion për skanim të kodeve “QR”.
- b Do t’ju hapet një faqe ku do të mund të shkarkoni aplikacionin “LG Sound Bar”. Për ta instaluar aplikacionin, prekeni atë.
(Android)
(iPhone)
Shkarkimi nga platforma “Google Play” ose “App Store”
Vizitoni platformën “Google Play” ose “App Store” në smartfon dhe kërkoni për aplikacionin “LG Sound Bar” për ta instaluar atë.
(Android™)
(iPhone)
|
Shënim |
|
Lidhja me smartfonin nëpërmjet aplikacionit “LG Sound Bar”
Duhet ta lidhni produktin me smartfonin nëpërmjet rrjetit me valë (Wi-Fi) nga aplikacioni “LG Sound Bar” për të përdorur shërbimet e rrjetit.
Metoda e instalimit të aplikacionit ndryshon në varësi të smartfonit.
- a Gjeni dhe prekni aplikacionin “LG Sound Bar” të instaluar në smartfon.
- b Ndiqni udhëzimet në aplikacionin “LG Sound Bar”. Duhet të bini dakord me kushtet e shërbimit, udhëzuesin në ekran të “Chromecast”-it, dhe cilësimet e lejeve për vendndodhjet. Ndizni rrjetin me valë (Wi-Fi) dhe aktivizoni funksionin “Bluetooth”.
- c Zgjidhni produktin me të cilin dëshironi të lidheni. Ky produkt do të paraqitet me emrin “LG_Speaker_S90QY_XXXX”.
- d Përzgjidhni një rrjet me valë (Wi-Fi) dhe shënoni fjalëkalimin.
- e Pas kryerjes së lidhjes së produktit nga aplikacioni “LG Sound Bar”, do të shihni mesazhin “CONNECTED” (lidhur) në ekranin e statusit të produktit.
|
Shënim |
|