Sound Bar Quick Guide
Lidhja nëpërmjet kabllos optike
Transmetoni audion e televizorit tuaj te produkti duke e lidhur atë me televizorin nëpërmjet një kablloje optike. Ju mund të shtoni një shumëllojshmëri efektesh 3D skedarit origjinal audio, për ta mbushur dhomën me tinguj të thellë e të pasur.
Si të shikoni televizor pas lidhjes me kabllon optike
- a Nëse terminali i kabllos digjitale ka mbulesë, në fillim hiqni mbulesat nga të dy skajet.
- b Duke përdorur një kabllo optike, lidheni terminalin “OPTICAL IN” në anën e pasme të produktit me terminalin “Sinjali dalës digjital optik” (OPTICAL OUT) në televizor, siç ilustrohet në figurë.
- c Shtypni butonin e “Funksioneve” disa herë derisa të shfaqet opsioni “OPT/HDMI ARC” në ekranin e statusit.
- d Shtypni butonin e “Cilësimeve” në telekomandën e televizorit për të hyrë në menynë [Speaker] (Altoparlantët) dhe caktojeni sinjalin dalës të altoparlantit në [Optical] (Optik) ose [External Speaker] (Altoparlant i jashtëm). Cilësimet dhe opsionet e menyve mund të ndryshojnë në varësi të prodhuesit të televizorit.
|
Shënim |
|
Kur përdorni një televizor të markës “LG”
Ju mund të ndryshoni volumin duke përdorur telekomandën e televizorit “LG” nëse televizori është i lidhur me produktin nëpërmjet një kablloje optike. Këtë mund ta bëni vetëm në një televizor që përkrah funksionin “Sound Sync” (sinkronizim zanor) të televizorëve “LG”. Shihni manualin e përdoruesit të televizorit tuaj për të parë nëse televizori juaj e përkrah këtë funksion.
Funksionet që mund t’i komandoni nëpërmjet telekomandës së një televizori të markës “LG”
Volumi i zërit, aktivizimi/çaktivizimi i zërit (heqja/vënia e zërit)
|
Shënim |
|