BOKS HORIZONTAL Wi-Fi
Lidhja me televizorin

Sound Bar Quick Guide

Lidhja nëpërmjet kabllos “HDMI”

Ju mund ta transmetoni sinjalin audio të televizorit tuaj te produkti duke e lidhur atë me televizorin nëpërmjet një kablloje “HDMI”. Shtoni një shumëllojshmëri efektesh 3D në audion origjinale, për ta mbushur dhomën me tinguj të thellë e të pasur.

Si të shikoni televizor pas lidhjes me kabllon “HDMI”

  1. a Duke përdorur kabllon “HDMI”, lidhni terminalin “HDMI OUT (TV ARC)” në anën e pasme të produktit me terminalin “HDMI IN (ARC)” në televizor, ashtu siç ilustrohet në figurë.

15454.png

15452.png

  1. b Shtypni butonin e “Funksioneve4562.png disa herë derisa të shfaqet opsioni “OPT/HDMI ARC” në ekranin e statusit.

15472.png

15470.png

  1. c Shtypni butonin e “Cilësimeve” në telekomandën e televizorit për të hyrë në menynë [Speaker] (Altoparlantët) dhe caktojeni sinjalin dalës të altoparlantit në [HDMI ARC]. Cilësimet dhe opsionet e menyve mund të ndryshojnë në varësi të prodhuesit të televizorit.
  2. d Kur televizori të lidhet si duhet me produktin, në ekranin e statusit do të shfaqet fjala “ARC”.

14569.png

14563.png Shënim

  • Sigurohuni që televizori ta përkrahë funksionin “ARC” përpara se të shtypni butonin e “Cilësimeve” në telekomandë dhe të aktivizoni funksionin “ARC”. Për të mësuar më shumë lidhur me mënyrën se si ta caktoni funksionin, shihni manualin e përdoruesit të televizorit, sepse mënyra e caktimit mund të ndryshojë sipas llojit të televizorit.
  • Përdorni një kabllo të certifikuar me logon “HDMI”.

SIMPLINK

15492.png

14545.png

14540.png Shënim

  • Funksioni “SIMPLINK” mund të mos funksionojë si duhet, në varësi të statusit të produktit ose pajisjeve të tjera të lidhura.
  • Karakteristikat e “HDMI-CEC”-it sipas prodhuesit të televizorëve: LG SIMPLINK, Sony BRAVIA Sync/Link, Philips EasyLink, Samsung Anynet+, etj.

Lidhja me një pajisje të jashtme