Sound Bar Quick Guide
Lidhja me smartfonin nëpërmjet aplikacionit “LG Sound Bar”
Ju lutem, përdorni aplikacionin “LG Sound Bar” për të shfrytëzuar në mënyrë të rehatshme funksionet e ndryshme të produktit.
Ju lutem, verifikoni në fillim këto elemente.
- Aplikacioni “LG Sound Bar” është i disponueshëm në versionet e paraqitura më poshtë.
- Sistemi operativ Android™: Versioni 5.0 ose më i lartë
- Sistem operativ “iOS”: Versioni 10 ose më i lartë
- Versionet minimale të përkrahura të secilit sistem operativ mund të ndryshojnë më vonë.
Instalimi i aplikacionit
Instaloni në smartfon aplikacionin “LG Sound Bar”. Për ta instaluar aplikacionin “LG Sound Bar”, mund të skanoni kodin “QR” duke përdorur një aplikacion për skanim të kodeve “QR”, ose ta shkarkoni nga platforma “Google Play” ose “App Store”.
Shkarkimi me anë të kodit “QR”
- a Skanojeni kodin “QR” duke përdorur një aplikacion për skanim të kodeve “QR”.
- b Do t’ju hapet një faqe ku do të mund të shkarkoni aplikacionin “LG Sound Bar”. Për ta instaluar aplikacionin, prekeni atë.
(Android)
(iPhone)
Shkarkimi nga platforma “Google Play” ose “App Store”
Vizitoni platformën “Google Play” ose “App Store” nga smartfoni dhe kërkoni për aplikacionin “LG Sound Bar” që ta instaloni.
(Android)
(iPhone)
|
Shënim |
|