Sound Bar Quick Guide
Lidhja e produktit
Duke e lidhur boksin horizontal me nënvuferin me valë, ju mund të shijoni tinguj më të pasur.
Lidhja automatike e nënvuferit me valë
Pas kryerjes së instalimit, nënvuferi me valë lidhet automatikisht me boksin horizontal. Për ta lidhur boksin horizontal me nënvuferin, ndiqni këto hapa:
- a Vini në prizë kabllon e furnizimit me energji të nënvuferit me valë.
- b Vendosni kabllon e furnizimit me energji në përshtatësin e rrymës alternative (AC).
- c Lidheni kabllon e përshtatësit të rrymës alternative me terminalin “DC IN” (priza hyrëse për përshtatësin e rrymës alternative) në anën e pasme të produktit.
- d Vini në prizën e murit spinën e kabllos së përshtatësit të rrymës alternative.
- e Kur të vendoset lidhja në mënyrë automatike, do të shihni një llambë jeshile LED të ndizet në pjesën e përparme të nënvuferit me valë.
|
Shënim |
|
Verifikimi i lidhjes nëpërmjet llambës LED në pjesën e përparme të nënvuferit me valë
Ju mund të verifikoni statusin e lidhjes duke parë llambën LED në pjesën e përparme të nënvuferit me valë.
Ngjyra e llambës LED |
Statusi |
Pulsim në ngjyrë jeshile |
Lidhja është duke u vendosur |
Jeshile |
Lidhja është vendosur me sukses |
E kuqe |
Lidhja është e dobët ose nënvuferi është në modalitetin e pritjes (stand-by) |
E fikur |
Kablloja e furnizimit me energji nuk është lidhur |
Lidhja manuale e nënvuferit me valë
Nëse shihni një llambë të kuqe LED të ndizet në pjesën e përparme të nënvuferit me valë, kjo nënkupton se boksi horizontal nuk është i lidhur me nënvuferin. Nëse është kështu, lidhini pajisjet sipas kësaj radhe.
- a Shtypni butonin e “Ndezjes/fikjes” në boksin horizontal për ta fikur atë.
- b Shtypni butonin e lidhjes në çift “PAIRING” prapa nënvuferit me valë. Kontrolloni nëse llamba LED në pjesën e përparme të nënvuferit pulson në ngjyrë jeshile. Nëse vazhdoni të shihni llambën e kuqe LED të ndizet në nënvuferin me valë, shtypni dhe mbani shtypur përsëri butonin prapa nënvuferit.
- c Shtypni butonin e “Ndezjes/fikjes” në boksin horizontal për ta ndezur atë.
- d Kur të vendoset lidhja, do të shihni një llambë jeshile LED të ndizet në pjesën e përparme të nënvuferit me valë.
|
Shënim |
|
Vendosja e sistemit të tingëllimit rrethues
Funksioni i tingëllimit rrethues (surround sound) ju mundëson të shijoni tinguj që vijnë nga të gjitha anët. Këta tinguj lëshohen nga kanale të shumëfishta audioje nga altoparlantët, pavarësisht kanaleve ku është regjistruar në fillim përmbajtja.
Për shembull, nëse dëgjoni muzikë të regjistruar në kanalet 2.0 me efekte zanore standarde, mund të vini re këtë dallim.
Kur opsioni i tingujve rrethues është i çaktivizuar
Kur opsioni i tingujve rrethues është i aktivizuar
|
Shënim |
|
Aktivizimi/çaktivizimi i tingëllimit rrethues
- a Shtypni butonin e “Cilësimeve” . Produkti hyn në modalitetin e cilësimeve dhe ju do të mund të shihni opsionin “OFF-AUTO POWER” ose “ON-AUTO POWER”.
- b Ndërkohë që opsioni “OFF-AUTO POWER” ose “ON-AUTO POWER” shfaqet në ekranin e statusit, shtypni butonin “Majtas/djathtas” për të përzgjedhur cilësimet e tingëllimit rrethues. Ju mund të shihni statusin e tingëllimit rrethues, “OFF-SURROUND” ose “ON-SURROUND”.
- c Ndërkohë që opsioni “OFF-SURROUND” ose “ON-SURROUND” shfaqet në ekranin e statusit, shtypni butonin “Lart/poshtë” për të aktivizuar ose çaktivizuar opsionin e tingëllimit rrethues.
Tingujt e altoparlantit sipas kanaleve të sinjalit hyrës
Efektet zanore |
Sinjali hyrës |
Sinjali dalës |
AI SOUND PRO Tinguj të personalizuar me ndihmën e inteligjencës artificiale |
Kanalet 2.0 |
|
Kanalet 5.1 ose më shumë |
|
|
STANDARD Ju mund të shijoni tinguj të optimizuar. |
Kanalet 2.0 |
|
Kanalet 5.1 ose më shumë |
|
|
MUSIC Tinguj të pasuruar me teknologjinë “MERIDIAN” |
Kanalet 2.0 |
|
Kanalet 5.1 ose më shumë |
||
CINEMA Tinguj kinematikë 3D (nga të gjitha anët) |
Kanalet 2.0 |
|
Kanalet 5.1 ose më shumë |
||
DTS VIRTUAL : X Tinguj me efekt rrethues kinematik që ju bëjnë të zhyteni në një botë tjetër |
Kanalet 2.0 |
|
Kanalet 5.1 ose më shumë |
||
CLEAR VOICE Qartësi e zërit, çka përmirëson cilësinë e tingujve të zërit |
Kanalet 2.0 |
|
Kanalet 5.1 ose më shumë |
||
SPORTS Tinguj realistë, njëlloj si ata që dëgjohen në stadiume |
Kanalet 2.0 |
|
Kanalet 5.1 ose më shumë |
||
GAME Tinguj të optimizuar për lojëra |
Kanalet 2.0 |
|
Kanalet 5.1 ose më shumë |
|
|
BASS BLAST (BASS BLAST+) Tinguj me bas të përforcuar |
Kanalet 2.0 |
|
Kanalet 5.1 ose më shumë |
Eksplorimi i produktit