BOKS HORIZONTAL Wi-Fi
Instalimi

Sound Bar Quick Guide

Lidhja me smartfonin nëpërmjet rrjetit me valë (Wi-Fi)

Aplikacioni “LG Sound Bar” ju mundëson të lidhni produktin me rrjetin dhe ta kontrolloni produktin.

15625.png

15623.png

Ju lutem, verifikoni në fillim këto elemente.

  • A keni ruter me valë?
  • Për të lidhur smartfonin tuaj dhe produktin nëpërmjet Wi-Fi, duhet të keni një ruter me valë të lidhur me internetin.
  • Sigurohuni që të dy të jenë të lidhur tek i njëjti rrjet me valë (Wi-Fi).
  • Nëse sinjali i routerit me valë është i dobët, mund të mos jetë në gjendje të lidhet. Zhvendoseni ruterin më afër boksit horizontal ose pozicionojeni larg pengesave.
  • A e ka smartfoni funksionin “Bluetooth” të aktivizuar?
  • Aktivizoni funksionin “Bluetooth” në smartfon.
  • Nëse është i aktivizuar funksioni “Bluetooth”, mund të lidheni lehtë me rrjetin me valë (Wi-Fi). Nëse funksioni “Bluetooth” është i çaktivizuar, produkti mund të mos regjistrohet në aplikacionin “LG Sound Bar”.
  • Aplikacioni “LG Sound Bar” është i disponueshëm në versionet e paraqitura më poshtë.
  • Sistemi operativ Android™: Versioni 6.0 ose më i lartë
  • Sistem operativ “iOS”: Versioni 12 ose më i lartë
  • Versionet minimale të përkrahura të secilit sistem operativ mund të ndryshojnë më vonë.

Instalimi i aplikacionit

Instaloni aplikacionin “LG Sound Bar” në smartfon. Për ta instaluar aplikacionin “LG Sound Bar”, mund të skanoni kodin “QR” duke përdorur një aplikacion për skanim të kodeve “QR” ose ta shkarkoni nga platforma “Google Play” ose “App Store”.

Shkarkimi me anë të kodit “QR”

  1. a Skanojeni kodin “QR” duke përdorur një aplikacion për skanim të kodeve “QR”.
  2. b Do t’ju hapet një faqe ku do të mund të shkarkoni aplikacionin “LG Sound Bar”. Për ta instaluar aplikacionin, prekeni atë.

LG%20Sound%20Bar-Android_QR%20Code_15.png

(Android)

LG%20Sound%20Bar-iOS_QR%20code_15_V2.png

(iPhone)

15634.png

Shkarkimi nga platforma “Google Play” ose “App Store”

Vizitoni platformën “Google Play” ose “App Store” në smartfon dhe kërkoni për aplikacionin “LG Sound Bar” për ta instaluar atë.

15651.png

(Android™)

15662.png

(iPhone)

15660.png

15348.png

15341.png Shënim

  • Opsionet në menynë e cilësimeve mund të ndryshojnë në varësi të prodhuesit të smartfonit dhe sistemit operativ.
  • “Google”, “Android”, “Google Play”, “Google Home” dhe “Chromecast built-in” janë marka tregtare të kompanisë “Google LLC”.

Lidhja me smartfonin nëpërmjet aplikacionit “LG Sound Bar”

Duhet ta lidhni produktin me smartfonin nëpërmjet rrjetit me valë (Wi-Fi) nga aplikacioni “LG Sound Bar” për të përdorur shërbimet e rrjetit.

Metoda e instalimit të aplikacionit ndryshon në varësi të smartfonit.

  1. a Gjeni dhe prekni aplikacionin “LG Sound Bar” të instaluar në smartfon.
  2. b Ndiqni udhëzimet në aplikacionin “LG Sound Bar”. Duhet të bini dakord me kushtet e shërbimit, udhëzuesin në ekran të “Chromecast”-it, dhe cilësimet e lejeve për vendndodhjet. Ndizni rrjetin me valë (Wi-Fi) dhe aktivizoni funksionin “Bluetooth”.
  3. c Zgjidhni produktin me të cilin dëshironi të lidheni. Ky produkt do të paraqitet me emrin “LG_Speaker_S95QR_XXXX”.

21127.png

21125.png

  1. d Përzgjidhni një rrjet me valë (Wi-Fi) dhe shënoni fjalëkalimin.

21137.png

21135.png

  1. e Pas kryerjes së lidhjes së produktit nga aplikacioni “LG Sound Bar”, do të shihni mesazhin “CONNECTED” (lidhur) në ekranin e statusit të produktit.

15326.png

15321.png Shënim

  • Nëse fjalëkalimi i ruterit përmban disa karaktere të veçanta (si p.sh. ` ' " + / \ ; : - _ ^ & () <>) ose ikona emocioni, boksi horizontal mund të mos jetë lidhur. Rekomandohet të vendosni një fjalëkalim duke përdorur një kombinim të shkronjave dhe numrave në anglisht.
  • Rekomandohet të vendosni llojin e sigurisë së ruterit me valë në WPA2.
  • Ju mund ta regjistroni produktin në aplikacionin “Google Home”. Për të mësuar më shumë, vizitoni faqen: http://www.google.com/cast/setup/.
  • Ju mund të krijoni një grup altoparlantësh duke përdorur aplikacionin “Google Home” dhe të shtoni deri në 4 altoparlantë në grup. Nëse shtoni shumë altoparlantë, dëgjimi i muzikës mund të bëhet i parehatshëm.
  • Nëse dëshironi të kontrolloni ose ndryshoni emërtimin e shtëpisë së emërtuar ose emrin e produktit, hapni aplikacionin “Google Home” dhe prekni butonin e “Cilësimeve”15425.pngnë pajisje.
  • Ju nuk mund ta konfiguroni dhe as ta kontrolloni këtë produkt nga aplikacioni “LG ThinQ”.