Sound Bar Quick Guide
Instalimi i aplikacionit
Përdorni funksionet e shumëllojshme të altoparlantit nëpërmjet aplikacionit LG XBOOM.
Për ta instaluar aplikacionin LG XBOOM, skanoni kodin QR me një aplikacion ose instaloni LG XBOOM nga platforma Google Play ose App Store.
Ju lutemi, verifikoni në fillim këto elemente.
- Aplikacioni LG XBOOM është i disponueshëm në versionet e mëposhtme.
- Sistemi operativ Android: Versioni 5.0 ose më i lartë
- Sistem operativ iOS: Versioni 10 ose më i lartë
- Versionet minimale të përkrahura të secilit sistem operativ mund të ndryshojnë më vonë.
Shkarkimi me anë të kodit “QR”
- a Skanojeni kodin “QR” duke përdorur një aplikacion për skanimin e kodeve “QR”.
- b Do t’ju hapet një faqe nga ku do të mund të shkarkoni aplikacionin LG XBOOM. Prekni aplikacionin për ta instaluar.
(Sistem operativ “Android”)
(istem operativ i iPhone)
Shkarkimi nga Google Play ose App Store
- a Gjeni aplikacionin LG XBOOM në platformën Google Play ose App Store dhe instalojeni në smartfonin tuaj.
(Telefon Android™)
(iPhone)
- b Lidheni smartfonin me altoparlantin nëpërmjet Bluetooth. ([ Shihni pjesën “Lidhja e smartfonit me altoparlantin nëpërmjet Bluetooth” në faqen 10.)
- c Hapni aplikacionin LG XBOOM që keni instaluar në smartfon.
- d Ndiqni udhëzimet në aplikacionin LG XBOOM. Pranoni “Kushtet e përdorimit”, dritaret e njoftimeve, cilësimet e qasjes, etj.
- e Filloni të përdorni funksionet e ndryshme të produktit nëpërmjet aplikacionit LG XBOOM.
|
Vini re |
|