Sound Bar Quick Guide
Zgjidhja e problemeve
Nëse hasni në problemet e mëposhtme gjatë përdorimit të produktit, ju lutemi, kryeni disa verifikime, sepse ndoshta ato probleme nuk janë keqfunksionime.
Pajisja nuk ka energji.
|
- Bateria është shkarkuar. Karikoni baterinë.
- Lidheni altoparlantin me karikuesin e baterisë.
|
Nuk ka zë ose zëri vjen si i deformuar.
|
- Volumi i zërit të altoparlantit ose pajisjes “smart” mund të jetë në minimum. Ndryshoni volumin e zërit tek altoparlanti ose tek pajisja “smart” sipas rastit.
- Ngritja në maksimum e volumit të zërit të pajisjeve të jashtme mund të çojë në rënien e cilësisë së zërit. Ulni volumin e zërit të pajisjes së jashtme.
|
Lidhja me Bluetooth dështoi.
|
- Çaktivizoni cilësimin e Bluetooth dhe aktivizojeni përsëri në pajisjen me Bluetooth.
- Kontrolloni nëse cilësimi i Bluetooth është aktiv.
- Sigurohuni që midis altoparlantit dhe pajisjes me Bluetooth të mos ketë pengesa.
- Lidhja nëpërmjet Bluetooth mund të dështojë, për shkak të tipit të pajisjes me Bluetooth dhe mjedisit rrethues.
|
Pajisja nuk funksionon normalisht.
|
- Shkarkimi i baterisë mund të shkaktojë fshirjen e informacionit në Bluetooth. Nëse bllokohet furnizimi me energji i altoparlantit, cilësimet e vendosura më përpara mund të mos ruhen.
- Përdoreni këtë produkt në një vend me temperaturë dhe lagështirë që nuk janë as shumë të larta dhe as shumë të ulëta. Nëse problemi vazhdon, kontaktoni me qendrën e kompanisë “LG Electronics” për shërbimin ndaj klientit.
- Llamba LED e Ndezjes/fikjes dhe llamba LED e Bluetooth pulsojnë kur ndodh keqfunksionim i altoparlantit apo kur altoparlanti nuk funksionon normalisht. Jeni të lutur të fikni pajisjen dhe pastaj ta ndizni përsëri.
- Nëse ndodh ndonjë problem gjatë karikimit të baterisë së produktit, llamba LED e baterisë ndizet herë në të kuqe e herë në portokalli dhe karikimi ndërpritet. Hiqeni spinën e karikuesit nga priza e murit.
|
Zgjidhjet e mësipërme nuk funksionojnë.
|
|
Shtojcë