Altoparlant portativ me Bluetooth
Karikimi

Sound Bar Quick Guide

Karikimi i baterisë

Altoparlanti ka një bateri të integruar. Përpara përdorimit të produktit, sigurohuni që bateria të jetë e karikuar mjaftueshëm.

  1. a Hapni kapakun e pasmë dhe lidhni kabllon USB me portën 3566.png(DC IN) të altoparlantit.
  2. b Lidhni kabllon USB, që shoqëron produktin, me përshtatësin e rrymës alternative (nuk furnizohet me pajisjen).
  3. c Vini përshtatësin e rrymës alternative AC në një prizë AC.

3582.png

3605.png

3616.png

3628.png Vini re

  • Për ta karikuar plotësisht altoparlantin duhen rreth 5 orë. Shpejtësia e karikimit mund të ndryshojë në varësi të statusit të baterisë ose statusit të punës së altoparlantit.
  • Pasi bateria të karikohet plotësisht, ju mund ta përdorni altoparlantin (boksin) për rreth 24 orë.
  • Koha e punës mund të ndryshojë në varësi të gjendjes së baterisë ose gjendjes së përdorimit të produktit.

3648.png

> KUJDES

Përshtatësi i rrymës alternative nuk furnizohet me produktin. Rekomandohet që me këtë altoparlant të përdorni një përshtatës të rrymës alternative 5 V, të miratuar nga kompania LG Electronics Inc. (mbi 2 A) për shkak të rrezikut të shpërthimit. Nëse nuk përdorni përshtatësin e rekomanduar, karikimi do të jetë i pamundur ose koha e karikimit mund të ndryshojë.