Sound Bar Quick Guide
Lidhja e produktit me një pajisje ruajtëse USB
Ju mund të shijoni tingullin duke lidhur me produktin një pajisje ruajtëse USB, ku keni ruajtur skedarët e muzikës.
- a Hapni kapakun e pasmë të produktit dhe fusni pajisjen ruajtëse USB në terminalin e USB-së.
- Produkti nuk mund të lexojë skedarët e asnjë pajisjeje që lidhet nëpërmjet një portali pajisjesh ruajtëse USB ose kabllos së pajisjes ruajtëse USB.
- Produkti nuk mund të lidhet me asnjë pajisje ruajtëse USB, lexues MP3 që lidhet me portën USB, ose lexues kartash për të cilin duhet instaluar një disk i veçantë.
- b Shtypni butonin Ndezjes/fikjes për ta ndezur produktin.
- c Shtypni butonin Funksioneve në produkt disa herë derisa të përzgjidhni funksionin e USB-së. Llamba LED e USB-së do të ndizet.
- d Shtypni butonin Riprodhimit/pezullimit për të shijuar muzikën.
|
Vini re |
|
Pajisjet ruajtëse USB që mbështeten
- Pajisja USB flash
- USB 2.0
Ky produkt mund të mos i njohë disa pajisje ruajtëse USB.
Specifikimet për skedarët e lexueshëm
Prapashtesa e skedarit |
Frekuenca e marrjes së mostrave / Shpejtësia e Biteve |
MP3 |
32 kHz - 48 kHz / 8 kbps - 320 kbps |
WMA |
32 kHz - 48 kHz / 56 kbps - 128 kbps |
- Numri i skedarëve të lexueshëm: Deri në 2000
- Numri maksimal i dosjeve: Deri në 200
- Ky produkt nuk mund të hapë skedarët e mbrojtur me DRM (menaxhim i të drejtave dixhitale).
- Ky produkt nuk mund të luajë video nga një pajisje ruajtëse USB.
Funksione të tjera