BOKS HORIZONTAL Wi-Fi
Lidhja me televizorin

Sound Bar Quick Guide

Lidhja nëpërmjet kabllos optike

Transmetoni audion e televizorit tuaj te produkti duke e lidhur atë me televizorin nëpërmjet një kablloje optike. Ju mund të shtoni një shumëllojshmëri efektesh 3D skedarit origjinal audio, për ta mbushur dhomën me tinguj të thellë e të pasur.

Si të shikoni televizor pas lidhjes me kabllon optike

  1. a Nëse terminali i kabllos digjitale ka mbulesë, në fillim hiqni mbulesat nga të dy skajet.

22731.png

15865.png

  1. b Duke përdorur një kabllo optike, lidheni terminalin “OPTICAL IN” në anën e pasme të produktit me terminalin “Sinjali dalës digjital optik” (OPTICAL OUT) në televizor, siç ilustrohet në figurë.

27371.png

22740.png

  1. c Shtypni butonin e Funksioneve25066.png në mënyrë të përsëritur derisa llamba LED1 dhe LED2 të ndizen në ngjyrë të bardhë.

22757.png

22755.png

  1. d Shtypni butonin e “Cilësimeve” në telekomandën e televizorit për të hyrë në menynë [Speaker] (Altoparlantët) dhe caktojeni sinjalin dalës të altoparlantit në [Optical] (Optik) ose[External Speaker] (Altoparlant i jashtëm). Cilësimet dhe opsionet e menyve mund të ndryshojnë në varësi të prodhuesit të televizorit.

15240.png

15235.png Shënim

  • Nëse sinjali hyrës optik dhe sinjali “ARC” tentojnë të lidhen në të njëjtën kohë, përparësi i jepet sinjalit “ARC”.

Kur përdorni një televizor të markës “LG”

Ju mund të ndryshoni volumin duke përdorur telekomandën e televizorit “LG” nëse televizori është i lidhur me produktin nëpërmjet një kablloje optike. Këtë mund ta bëni vetëm në një televizor që përkrah funksionin “Sound Sync” (sinkronizim zanor) të televizorëve “LG”. Shihni manualin e përdoruesit të televizorit tuaj për të parë nëse televizori juaj e përkrah këtë funksion.

Funksionet që mund t’i komandoni nëpërmjet telekomandës së një televizori të markës “LG”

Volumi i zërit, aktivizimi/çaktivizimi i zërit (heqja/vënia e zërit)

15218.png

15212.png Shënim

  • Kur e komandoni produktin me telekomandën e një televizori të markës “LG”, volumi i zërit dhe statusi i aktivizimit/çaktivizimit të zërit, të cilët janë caktuar në televizor, zbatohen automatikisht edhe për produktin.
  • Ju mund të vazhdoni ta përdorni telekomandën e produktit edhe pasi ta lidhni atë me një televizor të markës “LG”.
  • Për të përdorur opsionin “LG Sound Sync”, ndoshta do t’ju duhet të ndryshoni cilësimet e zërit në televizor. Kjo mund të ndryshojë në varësi të llojit të televizorit.