Sound Bar Quick Guide
Zgjidhja e problemeve
Nëse ndeshni problemet e mëposhtme gjatë përdorimit të produktit, ju lutem, kryeni disa verifikime, sepse ndoshta ato probleme nuk janë keqfunksionime.
Gabimet e përgjithshme
Produkti nuk punon si duhet
|
- Hiqni nga priza kabllon e korrentit si dhe, nga produkti, çdo pajisje të jashtme, siç është televizori, nënvuferi ose amplifikatori, dhe pastaj vendosini përsëri.
- Pasi ta ktheni produktin në gjendjen fillestare, lidhni përsëri smartfonin dhe rrjetin me valë (Wi-Fi). ([Shihni pjesën “Lidhja me smartfonin nëpërmjet rrjetit me valë (Wi-Fi)” në faqen 6.) (Ju lutem, mbani parasysh që cilësimet e mëparshme të produktit mund të humbasin.)
|
Produkti nuk ndizet
|
- A është futur në prizë si duhet spina e kordonit?
- Vëreni spinën në prizë në mënyrën e duhur.
|
Nuk ka zë
|
- A është volumi i zërit në minimum?
- Shtypni butonin e “Volumit” në telekomandë për ta ngritur volumin e zërit.
- Nëse jeni duke përdorur ndonjë pajisje të jashtme, si dekoder (kabllovik), pajisje portative ose pajisje me Bluetooth, rregulloni volumin e zërit në pajisjen e jashtme.
- A mos është çaktivizuar zëri?
- Nëse të gjitha llambat LED pulsojnë në ngjyrë portokalli, funksioni i çaktivizimit të zërit është i ndezur. Shtypni butonin e “Aktivizimit/çaktivizimit të zërit” për të aktivizuar zërin.
- A është përzgjedhur funksioni i saktë i produktit në përputhje me pajisjen e jashtme të lidhur?
- Shtypni butonin e “Funksioneve” për të parë nëse keni përzgjedhur funksionin e duhur.
|
Telekomanda nuk funksionon siç duhet
|
- Kur e përdorni telekomandën, kthejeni drejt pjesës ballore të produktit.
- Përdoreni telekomandën brenda një rrezeje prej 7 metrash nga produkti.
- Zëvendësoni bateritë me bateri të reja sipas nevojës.
|
Funksioni i fikjes/ndezjes automatike “AUTO POWER” nuk punon
|
- Kontrolloni lidhjen me pajisjet e jashtme (p.sh. dekoder (kabllovik), pajisje portative, pajisje me Bluetooth).
|
Funksioni “LG Sound Sync” nuk punon
|
- Kontrolloni nëse televizori juaj e përkrah funksionin “LG Sound Sync”.
- Kontrolloni nëse televizori është lidhur si duhet me produktin nëpërmjet kabllos optike.
- Shtypni butonin e “Cilësimeve” në telekomandën e televizorit për të kontrolluar nëse funksioni është aktivizuar në menynë [LG Sound Sync].
|
Volumi i zërit të produktit është i ulët
|
- Kontrolloni elementet e mëposhtme dhe ndryshoni cilësimet sipas nevojës.
- Hapni aplikacionin “LG Sound Bar”, prekni butonin e “Cilësimeve” në ekranin e parë dhe ktheni funksionin “[DRC]” në [joaktiv] në menynë e cilësimeve të zërit [Sound Settings].
- Kur produkti të jetë lidhur me televizorin, shtypni butonin e “Cilësimeve” në telekomandën e televizorit, hapni menynë e [Speaker] (Altoparlantit), dhe ndryshoni cilësimin e [Digital Sound Output] (Sinjalit dalës digjital) nga [PCM] në [AUTO] ose [BITSTREAM].
- Nëse produkti është i lidhur me një pajisje që luan skedarë muzikorë, p.sh. Lexues “DVD” ose “Blu-ray”, hapni menynë e “Cilësimeve” të pajisjes së lidhur. Ndryshoni cilësimin e [Digital Sound Output] (Sinjalit dalës digjital) nga [PCM] në [PRIMARY PASS-THROUGH] ose [BITSTREAM]. Caktoni [DRC]-në e pajisjes së lidhur në [OFF] (çaktivizuar).
- Nëse modaliteti i “Natës” i produktit është i aktivizuar, fikeni duke shtypur butonin e “Cilësimeve” dhe butonin “Majtas/djathtas” dhe pastaj butonin “Lart/poshtë”.
|
Produkti nuk arrin të njohë pajisjen e memories USB
|
- Produkti mund të mos e mbështesë formatin e skedarit që ndodhet në pajisjen e memories USB. Formatojeni pajisjen e memories USB dhe lidheni sërish. Për formatimin, referojuni formateve të pajisjes së memories USB, të cilat përkrahen nga produkti dhe përzgjidhni një format të përshtatshëm skedari. ([ Shihni pjesën “Lidhja me pajisjen e memories USB” në faqen 37.)
|
Pajisja me Bluetooth nuk mund të lidhet
|
- Shtypni butonin e “Cilësimeve” në pajisjen me Bluetooth dhe kontrolloni nëse është aktiv funksioni i Bluetooth-it. Nëse Bluetooth-i është aktiv, çaktivizojeni dhe aktivizojeni përsëri. Pastaj provoni përsëri.
- Hiqni çdo pengesë midis produktit dhe pajisjes me Bluetooth.
- Lidhja me Bluetooth-in mund të mos funksionojë si duhet, në varësi të llojit të pajisjes me Bluetooth ose mjedisit rrethues.
|
Gabimet në lidhjen me rrjetin
Produkti nuk mund të lidhet me aplikacionin “LG Sound Bar”
|
- Lidhja mund të mos jetë e pandërprerë atëherë kur pengohet nga pajisje të tjera elektrike me radiovalë, siç janë furrat me mikrovalë dhe pajisjet mjekësore. Instalojeni produktin 1 metër larg elektroshtëpiakeve të tjera.
- Fikeni ruterin me valë dhe ndizeni përsëri.
- Kontrolloni nëse funksioni i rrjetit me valë (Wi-Fi) i smartfonit tuaj është aktiv. Ju mund të kontrolloni statusin e lidhjes me rrjetin me valë (Wi-Fi) në menynë e “Cilësimeve” të smartfonit.
- Kontrolloni nëse produkti dhe smartfoni janë të lidhur me të njëjtin rrjet me valë (Wi-Fi).
|
Produkti nuk lidhet me rrjetin me valë (Wi-Fi)
|
- A e keni fikur ruterin me valë dhe a e keni ndezur përsëri?
- Fikeni produktin dhe pastaj ndizeni përsëri.
- A keni instaluar ndonjë ruter të ri me valë?
- Do t’ju duhet t'i rikonfiguroni cilësimet e rrjetit të produktit. ([ Shihni pjesën “Lidhja me smartfonin nëpërmjet rrjetit me valë (Wi-Fi)” në faqen 6.)
- A i keni ndryshuar cilësimet e ruterit me valë?
- Nëse fjalëkalimi i ruterit përmban disa karaktere të veçanta (si p.sh. ` ' " + / \ ; : - _ ^ & () <>) ose ikona emocioni, boksi horizontal mund të mos jetë lidhur. Rekomandohet të vendosni një fjalëkalim duke përdorur një kombinim të shkronjave dhe numrave në anglisht.
- Rekomandohet të vendosni llojin e sigurisë së ruterit me valë në WPA2.
- Hiqeni ruterin nga priza dhe futeni në prizë pas 10 sekondash. Pastaj provoni të lidheni pas rikuperimit të rrjetit.
- Ndryshimi i kanalit të valëve në ruterin tuaj mund të ndihmojë në reduktimin e ndërhyrjeve të valëve. (Këtu janë hapat se si të ndryshoni kanalin me valë të ruterëve më të zakonshëm. Për detajet e sakta, referojuni manualit të udhëzimeve të ruterit tuaj.)
-
A Futni adresën IP në smartfonin tuaj, PC, apo MAC, ose përdorni CD-në e konfigurimit të shpejtë për t'u identifikuar në faqen e konfigurimit të ruterit. Kjo mund të bëhet vetëm kur ruteri është i lidhur me rrjetin nëpërmjet Wi-Fi ose një kablloje Ethernet.
-
B Gjeni faqen e cilësimeve me valë dhe ndryshoni kanalin me valë të rrjetit tuaj 2,4 GHz / 5 GHz. Nëse kanali “Auto” është i aktivizuar, çaktivizojeni atë dhe konfiguroni një kanal specifik.
- Nëse kanali i ruterit është 2.4 GHz, 6 ch / 11 ch
- Nëse kanali i ruterit është 5 GHz, 48 ch / 149 ch
-
C Ruani cilësimet dhe rifilloni ruterin me valë.
- Hiqni kabllon e rrymës nga ruteri, prisni 5 sekonda dhe rilidheni kabllon e rrymës. Kur ruteri të jetë plotësisht i ndezur, provoni ta lidhni përsëri.
|
Gabimet me aplikacionet
Aplikacioni nuk punon si duhet
|
- A hasni në ndonjë gabim kur përdorni aplikacionin?
- Kontrolloni nëse pajisja është e ndezur.
- Kontrolloni nëse aplikacioni që dëshironi të hapni e përkrah sistemin operativ të smartfonit tuaj. Për të parë se cilat janë sistemet operative të përkrahura, vizitoni faqen e internetit të prodhuesit të aplikacionit.
- Kontrolloni nëse keni versionin më të fundit të aplikacionit. Kërkoni aplikacionin në platformën “Google Play” ose “App Store” dhe shihni nëse pranë tij shfaqet butoni i “Përditësimit” (update). Nëse nuk keni versionin më të fundit, prekni butonin “Përditëso” (update).
- Nëse gabimi nuk është zgjidhur ende, provoni të lidheni duke përdorur një smartfon tjetër me aplikacionin “LG Sound Bar” të instaluar.
|
Problemet me lidhjen me valë
Ka radiointereferencë
|
- Mos e instaloni produktin në mobile metalike.
- Komunikimi me valë mund të mos funksionojë si duhet në zonat me sinjal të dobët.
|
Lidhja me Bluetooth-in po shkakton ndonjë keqfunksionim ose bën zhurmë
|
- A dëgjoni zhurmë ose a hasni në keqfunksionime kur përdorni Bluetooth-in?
- Mos e prekni marrësin e pajisjes me Bluetooth ose produktin me asnjë pjesë të trupit.
- Mos e instaloni pajisjen me Bluetooth në mur ose në ndonjë vend të izoluar.
- Hiqni çdo pengesë midis produktit dhe pajisjes me Bluetooth.
- Instalojeni pajisjen me Bluetooth pranë produktit.
- Kur pajisja me Bluetooth ndodhet shumë larg produktit, Bluetooth-i mund të shkëputet ose të keqfunksionojë.
- Instalojeni pajisjen me Bluetooth 1 metër larg pajisjeve që punojnë në të njëjtën frekuencë sikurse produkti, p.sh. ruterët me valë, pajisjet mjekësore dhe furrat me mikrovalë.
|
Çaktivizimi i modalitetit të demonstrimit
Telekomanda nuk punon
|
- A mbeten funksionet të pandryshuara, edhe nëse shtypni butonin e Funksioneve disa herë?
- A shihni vetëm llamba LED të bardha, të kuqe dhe jeshile në mënyrë të përsëritur?
- Në këtë produkt mund të aktivizohet modaliteti i demonstrimit. Hiqeni spinën e produktit nga priza dhe vëreni përsëri në prizë.
- Nëse telekomanda ende nuk funksionon, shtypni dhe mbani shtypur butonin e Funksioneve për rreth 5 sekonda. Nëse produkti funksionon normalisht, do të thotë që modaliteti demonstrues është fikur.
|
Shtojcë