BOKS HORIZONTAL Wi-Fi
Instalimi

Sound Bar Quick Guide

Lidhja e produktit

Duke e lidhur boksin horizontal me nënvuferin me valë, ju mund të shijoni tinguj më të pasur.

Lidhja automatike e nënvuferit me valë

Pas kryerjes së instalimit, nënvuferi me valë lidhet automatikisht me boksin horizontal. Për ta lidhur boksin horizontal me nënvuferin, ndiqni këto hapa:

  1. a Vendosni kabllon e furnizimit me energji në nënvuferin me valë.
  2. b Vini në prizë kabllon e furnizimit me energji të nënvuferit me valë.
  3. c Vini kabllot e furnizimit me energji tek altoparlantët e pasmë valorë dhe rregulloni kabllot e furnizimit.
  4. d Vini në prizë spinën e kabllove të furnizimit me energji të altoparlantëve të pasmë valorë.

37290.png

37282.png

14784.png

  1. e Vendosni kabllon e furnizimit me energji në boksin horizontal.
  2. f Vini në prizën e murit spinën e furnizimit me energji të boksit horizontal.
  3. g Shtypni butonin e “Ndezjes/fikjes”37277.png në boksin horizontal për ta ndezur atë.

37307.png

37305.png

  1. h Kur të vendoset lidhja në mënyrë automatike, do të shihni një llambë jeshile LED të ndizet prapa nënvuferit me valë dhe tek altoparlantët e pasmë me valë.

Verifikimi i lidhjes nëpërmjet llambave LED prapa nënvuferit me valë dhe altoparlantëve të pasmë me valë

Ju mund të verifikoni statusin e lidhjes duke parë llambat LED prapa nënvuferit me valë dhe tek altoparlantët e pasmë me valë.

Ngjyra e llambës LED

Statusi

Pulsim në ngjyrë jeshile

Lidhja është duke u vendosur

Jeshile

Lidhja është vendosur me sukses

E kuqe

Lidhja është e keqe, ose nënvuferi ose altoparlantët e pasmë me valë janë në modalitetin e pritjes (standby).

E fikur

Kablloja e furnizimit me energji nuk është lidhur

Lidhja manuale e nënvuferit me valë dhe altoparlantëve të pasmë me valë

Nëse shihni një llambë të kuqe LED të ndizet prapa nënvuferit me valë ose tek altoparlantët e pasmë me valë, kjo nënkupton se boksi horizontal nuk është i lidhur me nënvuferin ose me altoparlantët e pasmë me valë. Nëse është kështu, lidhini pajisjet sipas kësaj radhe.

  1. a Shtypni butonin e “Ndezjes/fikjes”30755.png në boksin horizontal për ta fikur atë.
  2. b Shtypni butonin “PAIRING” prapa nënvuferit me valë ose tek altoparlantët e pasmë me valë. Kontrolloni nëse drita LED në pjesën e pasme të altoparlantit të basit ose LED përpara altoparlantëve të pasmë me valë është duke pulsuar jeshile. Nëse vazhdoni të shihni një llambë të kuqe LED të ndizet në nënvuferin me valë ose tek altoparlantët e pasmë me valë, shtypni përsëri dhe mbani shtypur butonin prapa nënvuferit ose tek altoparlantët e pasmë me valë.

37336.png

Lidhja manuale e nënvuferit me valë

37328.png

Lidhja manuale e altoparlantëve të pasmë me valë

25203.png

  1. c Shtypni butonin e “Ndezjes/fikjes”30768.png në boksin horizontal për ta ndezur atë.
  2. d Kur të vendoset lidhja, do të shihni llambën jeshile LED të ndizet prapa nënvuferit me valë ose tek altoparlantët e pasmë me valë.

14926.png

14982.png Shënim

  • Instalojeni boksin horizontal sa më afër nënvuferit me valë. Sa më afër të jetë boksi horizontal me nënvuferin me valë, aq më cilësor do të jetë zëri.
  • Ju lutem, sigurohuni që midis boksit horizontal dhe nënvuferit me valë të mos ketë pengesa.
  • Vendosini altoparlantët e pasmë të paktën 30 cm larg televizorit ose monitorit.
  • Për të parandaluar interferencën te valët, kujdesuni që boksi horizontal ose nënvuferi me valë ose altoparlantët e pasmë me valë të jenë të paktën 1 metër larg çdo pajisjeje periferike që prodhon valë të fuqishme elektromagnetike (p.sh. ruteri me valë, furra me mikrovalë, etj.).

38711.png