Sound Bar Quick Guide
Zgjidhja e problemeve
Nëse ndeshni problemet e mëposhtme gjatë përdorimit të produktit, ju lutem, kryeni disa verifikime, sepse ndoshta ato probleme nuk janë keqfunksionime.
Gabimet e përgjithshme
|
Produkti nuk punon si duhet
|
- Shkëputni kabllot e rrymës dhe çdo pajisje të jashtme si televizori ose amplifikatori juaj nga produkti dhe më pas lidhini sërish.
|
|
Produkti nuk ndizet
|
- A është futur në prizë si duhet spina e kordonit?
- Vëreni spinën në prizë në mënyrën e duhur.
|
|
Nuk ka zë
|
- A është volumi i zërit në minimum?
- Shtypni butonin e “Volumit”
 në telekomandë për ta ngritur volumin e zërit.
- Nëse jeni duke përdorur ndonjë pajisje të jashtme, si dekoder (kabllovik), pajisje portative ose pajisje me Bluetooth, rregulloni volumin e zërit në pajisjen e jashtme.
- A mos është çaktivizuar zëri?
- Nëse të gjitha llambat LED pulsojnë në ngjyrë portokalli, funksioni i çaktivizimit të zërit është i ndezur. Shtypni butonin e “Heqja e zërit”
për të aktivizuar zërin.
- A është përzgjedhur funksioni i saktë i produktit në përputhje me pajisjen e jashtme të lidhur?
- Shtypni butonin e “Funksioneve”
për të parë nëse keni përzgjedhur funksionin e duhur.
|
|
Telekomanda nuk funksionon siç duhet
|
- Kur e përdorni telekomandën, kthejeni drejt pjesës ballore të produktit.
- Përdoreni telekomandën brenda një rrezeje prej 7 metrash nga produkti.
- Zëvendësoni bateritë me bateri të reja sipas nevojës.
|
|
Funksioni i fikjes/ndezjes automatike “AUTO POWER” nuk punon
|
- Kontrolloni lidhjen me pajisjet e jashtme (p.sh. dekoder (kabllovik), pajisje portative, pajisje me Bluetooth).
|
|
Volumi i zërit të produktit është i ulët
|
- Kontrolloni elementet e mëposhtme dhe ndryshoni cilësimet sipas nevojës.
- Aktivizo aplikacionin LG ThinQ prek [Cilësimet e zërit] në ekranin e parë dhe ndrysho funksionin nga [DRC] në [joaktiv] në menunë [Dalja e zërit].
- Kur produkti të jetë lidhur me televizorin, shtypni butonin e “Cilësimeve” në telekomandën e televizorit, hapni menynë e [Speaker] (Altoparlantit), dhe ndryshoni cilësimin e [Digital Sound Output] (Sinjalit dalës digjital) nga [PCM] në [AUTO] ose [BITSTREAM].
- Nëse produkti është i lidhur me një pajisje që luan skedarë muzikorë, p.sh. Lexues “DVD” ose “Blu-ray”, hapni menynë e “Cilësimeve” të pajisjes së lidhur. Ndryshoni cilësimin e [Digital Sound Output] (Sinjalit dalës digjital) nga [PCM] në [PRIMARY PASS-THROUGH] ose [BITSTREAM]. Caktoni [DRC]-në e pajisjes së lidhur në [OFF] (çaktivizuar).
- Nëse modaliteti i “Natës” i produktit është i aktivizuar, fikeni duke shtypur butonin e “Cilësimeve”
dhe butonin “Majtas/djathtas” dhe pastaj butonin “Lart/poshtë”.
|
|
Produkti nuk arrin të njohë pajisjen e memories USB
|
- Produkti mund të mos e mbështesë formatin e skedarit që ndodhet në pajisjen e memories USB. Formatojeni pajisjen e memories USB dhe lidheni sërish. Për formatimin, referojuni formateve të pajisjes së memories USB, të cilat përkrahen nga produkti dhe përzgjidhni një format të përshtatshëm skedari. ([ Shihni pjesën "Lidhja me pajisjen e memorike USB" në faqen 29.)
|
|
Pajisja me Bluetooth nuk mund të lidhet
|
- Shtypni butonin e “Cilësimeve” në pajisjen me Bluetooth dhe kontrolloni nëse është aktiv funksioni i Bluetooth-it. Nëse Bluetooth-i është aktiv, çaktivizojeni dhe aktivizojeni përsëri. Pastaj provoni përsëri.
- Hiqni çdo pengesë midis produktit dhe pajisjes me Bluetooth.
- Lidhja me Bluetooth-in mund të mos funksionojë si duhet, në varësi të llojit të pajisjes me Bluetooth ose mjedisit rrethues.
|
Problemet me lidhjen me valë
|
Lidhja me Bluetooth-in po shkakton ndonjë keqfunksionim ose bën zhurmë
|
- A dëgjoni zhurmë ose a hasni në keqfunksionime kur përdorni Bluetooth-in?
- Mos e prekni marrësin e pajisjes me Bluetooth ose produktin me asnjë pjesë të trupit.
- Mos e instaloni pajisjen me Bluetooth në mur ose në ndonjë vend të izoluar.
- Hiqni çdo pengesë midis produktit dhe pajisjes me Bluetooth.
- Instalojeni pajisjen me Bluetooth pranë produktit.
- Kur pajisja me Bluetooth ndodhet shumë larg produktit, Bluetooth-i mund të shkëputet ose të keqfunksionojë.
- Instalojeni pajisjen me Bluetooth 1 metër larg pajisjeve që punojnë në të njëjtën frekuencë sikurse produkti, p.sh. ruterët me valë, pajisjet mjekësore dhe furrat me mikrovalë.
|
Çaktivizimi i modalitetit të demonstrimit
Shtojcë