Sound Bar Quick Guide
Lidhja e produktit
Duke e lidhur boksin horizontal me nënvuferin me valë dhe altoparlantët e pasmë me valë, ju mund të shijoni tinguj më të pasur.
Lidhja automatike e nënvuferit me valë dhe altoparlantëve të pasmë me valë
Pas kryerjes së instalimit, nënvuferi me valë dhe altoparlantët e pasmë me valë lidhen automatikisht me boksin horizontal. Për ta lidhur boksin horizontal me nënvuferin dhe altoparlantët e pasmë me valë, ndiqni këto hapa.
- a Vendosni kabllon e furnizimit me energji në nënvuferin me valë.
- b Vini në prizë kabllon e furnizimit me energji të nënvuferit me valë.
- c Vini kabllot e furnizimit me energji tek altoparlantët e pasmë valorë dhe rregulloni kabllot e furnizimit.
- d Vini në prizë spinën e kabllove të furnizimit me energji të altoparlantëve të pasmë valorë.
- e Vendosni kabllon e furnizimit me energji në boksin horizontal.
- f Vini në prizën e murit spinën e furnizimit me energji të boksit horizontal.
-
g Shtypni butonin e “Ndezjes/fikjes”
në boksin horizontal për ta ndezur atë.
- h Kur të vendoset lidhja në mënyrë automatike, do të shihni një llambë jeshile LED të ndizet prapa nënvuferit me valë dhe tek altoparlantët e pasmë me valë.
Verifikimi i lidhjes nëpërmjet llambave LED prapa nënvuferit me valë dhe altoparlantëve të pasmë me valë
Ju mund të verifikoni statusin e lidhjes duke parë llambat LED prapa nënvuferit me valë dhe tek altoparlantët e pasmë me valë.
|
Ngjyra e llambës LED |
Statusi |
|
Pulsim në ngjyrë jeshile |
Lidhja është duke u vendosur |
|
Jeshile |
Lidhja është vendosur me sukses |
|
E kuqe |
Lidhja është e keqe, ose nënvuferi ose altoparlantët e pasmë me valë janë në modalitetin e pritjes (standby). |
|
E fikur |
Kablloja e furnizimit me energji nuk është lidhur |
Lidhja manuale e nënvuferit me valë dhe altoparlantëve të pasmë me valë
Nëse shihni një llambë të kuqe LED të ndizet prapa nënvuferit me valë ose tek altoparlantët e pasmë me valë, kjo nënkupton se boksi horizontal nuk është i lidhur me nënvuferin ose me altoparlantët e pasmë me valë. Nëse është kështu, lidhini pajisjet sipas kësaj radhe.
-
a Shtypni butonin e “Ndezjes/fikjes”
në boksin horizontal për ta fikur atë. - b Shtypni butonin “PAIRING” prapa nënvuferit me valë ose tek altoparlantët e pasmë me valë. Kontrolloni nëse drita LED në pjesën e pasme të altoparlantit të basit ose LED përpara altoparlantëve të pasmë me valë është duke pulsuar jeshile. Nëse vazhdoni të shihni një llambë të kuqe LED të ndizet në nënvuferin me valë ose tek altoparlantët e pasmë me valë, shtypni përsëri dhe mbani shtypur butonin prapa nënvuferit ose tek altoparlantët e pasmë me valë.
Lidhja manuale e nënvuferit me valë
Lidhja manuale e altoparlantëve të pasmë me valë
-
c Shtypni butonin e “Ndezjes/fikjes”
në boksin horizontal për ta ndezur atë. - d Kur të vendoset lidhja, do të shihni llambën jeshile LED të ndizet prapa nënvuferit me valë ose tek altoparlantët e pasmë me valë.
|
|
|
|
|