BOKS HORIZONTAL Wi-Fi
Instalimi

Sound Bar Quick Guide

Lidhja e produktit

Duke e lidhur boksin horizontal me nënvuferin me valë dhe altoparlantët e pasmë me valë, ju mund të shijoni tinguj më të pasur.

Lidhja automatike e nënvuferit me valë dhe altoparlantëve të pasmë me valë

Pas kryerjes së instalimit, nënvuferi me valë dhe altoparlantët e pasmë me valë lidhen automatikisht me boksin horizontal. Për ta lidhur boksin horizontal me nënvuferin dhe altoparlantët e pasmë me valë, ndiqni këto hapa.

  1. a Vendosni kabllon e furnizimit me energji në nënvuferin me valë.
  2. b Vini në prizë kabllon e furnizimit me energji të nënvuferit me valë.
  3. c Vini kabllot e furnizimit me energji tek altoparlantët e pasmë valorë dhe rregulloni kabllot e furnizimit.
  4. d Vini në prizë spinën e kabllove të furnizimit me energji të altoparlantëve të pasmë valorë.

33468.png

33458.png

21504.png

  1. e Vendosni kabllon e furnizimit me energji në boksin horizontal.
  2. f Vini në prizën e murit spinën e furnizimit me energji të boksit horizontal.
  3. g Shtypni butonin e “Ndezjes/fikjes”33477.png në boksin horizontal për ta ndezur atë.

33487.png

33485.png

  1. h Kur të vendoset lidhja në mënyrë automatike, do të shihni një llambë jeshile LED të ndizet prapa nënvuferit me valë dhe tek altoparlantët e pasmë me valë.

Verifikimi i lidhjes nëpërmjet llambave LED prapa nënvuferit me valë dhe altoparlantëve të pasmë me valë

Ju mund të verifikoni statusin e lidhjes duke parë llambat LED prapa nënvuferit me valë dhe tek altoparlantët e pasmë me valë.

Ngjyra e llambës LED

Statusi

Pulsim në ngjyrë jeshile

Lidhja është duke u vendosur

Jeshile

Lidhja është vendosur me sukses

E kuqe

Lidhja është e keqe, ose nënvuferi ose altoparlantët e pasmë me valë janë në modalitetin e pritjes (standby).

E fikur

Kablloja e furnizimit me energji nuk është lidhur

Lidhja manuale e nënvuferit me valë dhe altoparlantëve të pasmë me valë

Nëse shihni një llambë të kuqe LED të ndizet prapa nënvuferit me valë ose tek altoparlantët e pasmë me valë, kjo nënkupton se boksi horizontal nuk është i lidhur me nënvuferin ose me altoparlantët e pasmë me valë. Nëse është kështu, lidhini pajisjet sipas kësaj radhe.

  1. a Shtypni butonin e “Ndezjes/fikjes”33582.png në boksin horizontal për ta fikur atë.
  2. b Shtypni butonin “PAIRING” prapa nënvuferit me valë ose tek altoparlantët e pasmë me valë. Kontrolloni nëse llamba LED prapa nënvuferit ose tek altoparlantët e pasmë me valë pulson në ngjyrë jeshile. Nëse vazhdoni të shihni një llambë të kuqe LED të ndizet në nënvuferin me valë ose tek altoparlantët e pasmë me valë, shtypni përsëri dhe mbani shtypur butonin prapa nënvuferit ose tek altoparlantët e pasmë me valë.

33619.png

Lidhja manuale e nënvuferit me valë

34959.png

Lidhja manuale e altoparlantëve të pasmë me valë

33561.png

  1. c Shtypni butonin e “Ndezjes/fikjes”33552.png në boksin horizontal për ta ndezur atë.
  2. d Kur të vendoset lidhja, do të shihni llambën jeshile LED të ndizet prapa nënvuferit me valë ose tek altoparlantët e pasmë me valë.

33542.png

33533.png Shënim

  • Instalojeni boksin horizontal sa më afër nënvuferit me valë. Sa më afër të jetë boksi horizontal me nënvuferin me valë, aq më cilësor do të jetë zëri.
  • Ju lutem, sigurohuni që midis boksit horizontal dhe nënvuferit me valë të mos ketë pengesa.
  • Vendosini altoparlantët e pasmë të paktën 30 cm larg televizorit ose monitorit.
  • Për të parandaluar interferencën te valët, kujdesuni që boksi horizontal ose nënvuferi me valë ose altoparlantët e pasmë me valë të jenë të paktën 1 metër larg çdo pajisjeje periferike që prodhon valë të fuqishme elektromagnetike (p.sh. ruteri me valë, furra me mikrovalë, etj.).

33649.png