Sound Bar Quick Guide
Si ta përdorni lehtë
1. Lidhja e smartfonit me kufjet me Bluetooth ([ Ju lutemi referojuni "Lidhja e smartfonit me kufjet përmes Bluetooth" në faqen 9.)
- a Shtypni aplikacionin e cilësimeve [/] të smartfonit. Më pas zgjidhni Bluetooth dhe aktivizoni funksionin Bluetooth. ( Çaktivizo > Aktivizo)
- b Hapni kapakun me kufjet të vendosura në kutinë e karikimit. Treguesi blu i statusit të baterisë në pjesën ballore pulson. Nëse drita blu e statusit të baterisë nuk pulson ose nëse dëshironi të lidhni një pajisje të ndryshme nga ajo e lidhur tashmë, prekni dhe mbani prekur fushën me prekje në kufjen e majtë ose të djathtë për 3 - 5 sekonda.
- c Kur dritarja njoftuese e lidhjes së Çiftimit të shpejtë të shfaqet në fund të ekranit të smartfonit, prekni lehtë mbi të për t'u lidhur.
- d Nëse dritarja njoftuese e lidhjes nuk shfaqet, kërkoni për [TONE-T90Q] në menunë Bluetooth® të smartfonit dhe prekeni.
- TONE-T90Q_LE nuk është një emër i vlefshëm i modelit në listën e pajisjeve të lidhjes me Bluetooth®. Kontrolloni emrin e modelit që po përdorni dhe lidheni me emrin e modelit i cili nuk përmban "LE".
2. Përdorimi i kufjeve me prekje ([ Ju lutemi referojuni në "Dëgjimi i muzikës", "Pranimi i telefonatës" dhe "Dëgjimi i tingullit të ambientit/Anulimi aktiv i zhurmës (ANC)" në faqet 12, 13 dhe 14.)
Mund t'i prekni kufjet për të luajtur ose për të ndaluar muzikën, ose për të marrë ose refuzuar një telefonatë. Mund ta ndryshoni mënyrën se si punon funksioni në cilësimet e fushës me prekje të aplikacionit LG TONE Free.
Pranimi i telefonatës
Si ta përdorni |
Telefononi |
Prekni një herë |
Pranimi i telefonatave |
Prekni dy herë |
Ndërprerja e telefonatave |
Prekni dhe mbani shtypur |
Refuzimi i telefonatave |
Dëgjimi i muzikës
Si ta përdorni |
Luaj |
Prekni një herë |
Luaj/Ndalo |
Prekni dy herë |
Ulni volumin (prek majtas) Rritni volumin (prek djathtas) |
Prekni tre herë |
Kënga e radhës |
Lidhja me një pajisje të jashtme për përdorim (regjimi me prizë dhe me valë)
Si ta përdorni |
Regjimi me prizë dhe me valë |
Prekni një herë |
Blloko zërin ose rivendos zërin |
Prekni dy herë |
Ulni volumin (prek majtas) Rritni volumin (prek djathtas) |
Prekni tre herë |
Luani këngën tjetër (Lidhja me pajisje audio me USB) |
- Nëse e lidhni kutinë e karikimit me një pajisje analoge, funksioni i prekjes tre herë nuk punon.
- Lidheni kutinë e karikimit me një pajisje audio me USB dhe më pas prekeni një herë për të luajtur/ndaluar muzikën.
Dëgjimi i tingullit të ambientit/Anulimi aktiv i zhurmës (ANC)
Si ta përdorni |
Dëgjimi i tingullit të ambientit/Anulimi aktiv i zhurmës (ANC) |
Prekni dhe mbani shtypur |
Ndryshoni funksionin |
3. Lidhja me një pajisje të jashtme për përdorim (regjimi me prizë dhe me valë) ([Ju lutemi referojuni "Lidhja dhe shkëputja me një pajisje analoge" dhe "Lidhja dhe shkëputja me një pajisje audio me USB" në faqet 15 dhe 17.)
Mund ta lidhni kutinë e karikimit me një pajisje analoge (audio e sediljes së avionit, pistën e vrapimit, kasetofon, radio, TV, etj.) ose një pajisje audio me USB (kompjuter) për të dëgjuar zërin me kufje.
Si t'i lidhni pajisjet analoge
- a Lidhni portën USB-C™ të kabllos së përfshirë USB-C™ në AUX me kutinë e karikimit.
- b Lidhni terminalin AUX me pajisjen e dëshiruar.
- c Vendosni kufjet në vesh.
- d Rrëshqitni djathtas butonin e regjimit me prizë dhe me valë për të aktivizuar regjimin. Treguesi në kutinë e karikimit pulson në jeshile.
- e Kur kutia e karikimit dhe kufjet lidhen, treguesi fiket.
* Për të shkëputur një pajisje të jashtme, rrëshqitni majtas butonin e regjimit me prizë dhe me valë. Treguesi në kutinë e karikimit pulson blu dhe pajisja rilidhet me pajisjen që ishte lidhur më parë.
* Nëse nuk mund të gjeni një pajisje që ishte lidhur më parë, ajo hyn në regjimin e lidhjes.
* Kur lidhet me një pajisje analoge, funksioni i telefonatave nuk mbështetet.
Si të lidhni një pajisje audio me USB
- a Lidhni terminalin USB-C™ të kabllos së përfshirë të karikimit dhe të të dhënave USB Type-C™ në kutinë e karikimit.
- b Lidhni terminalin USB-A me pajisjen e dëshiruar.
- c Vendosni kufjet në vesh.
- d Rrëshqitni djathtas butonin e regjimit me prizë dhe me valë për të aktivizuar regjimin. Treguesi në kutinë e karikimit pulson në jeshile.
- e Pasi kutia e karikimit të lidhet me kufjet, treguesi i gjelbër fiket dhe shfaqet statusi i karikimit të kutisë.
* Për të shkëputur një pajisje të jashtme, rrëshqitni majtas butonin e regjimit me prizë dhe me valë. Treguesi në kutinë e karikimit pulson blu dhe pajisja rilidhet me pajisjen që ishte lidhur më parë.
* Nëse nuk mund të gjeni një pajisje që ishte lidhur më parë, ajo hyn në regjimin e lidhjes.
4. Karikimi ([ Ju lutemi referojuni "Karikimi nëpërmjet kabllos", "Karikimi nëpërmjet valëve" dhe "Përshkrimi mbi UVnano" në faqet 19, dhe 20.)
Karikimi me kabllo
Lidhni kabllon e karikimit për të karikuar kutinë e karikimit me kufjet. Kufjet dhe kutia e karikimit karikohen njëkohësisht.
- Nëse e karikoni pajisjen me kufjet e vendosura dhe kapakun e mbyllur, llamba LED UVnano funksionon për 10 minuta.
Karikimi me valë
Vendoseni kutinë e karikimit në qendër të karikuesit me valë.
- Nëse karikoni me valë, sterilizimi me UVnano kryhet për 10 minuta dhe më pas fillon karikimi.
|
> Kujdes |
|
5. Lidhja e aplikacionit LG TONE Free ([ Ju lutemi referojuni "Lidhja me aplikacionin LG TONE Free" në faqen 22.)
- a Kërkoni për “LG TONE Free” në platformën Google Play Store ose App Store në smartfonin tuaj ose skanoni më poshtë kodin QR për të instaluar aplikacionin LG TONE free.
- b Ekzekutoni aplikacionin për të përdorur funksione të ndryshme (kontrolli i baterisë së kufjeve, njoftimi zanor, ndryshimi i regjimut të barazimit, kontrolli i informacionit mbi vendndodhjen e lidhjes së fundit, kërkimi i kufjeve të mia me valë, etj.) Mbështetet vetëm Android 7.0 dhe iOS 13 ose versione më të reja.
<Android>
<iOS>
Përmbajtja
Udhëzues i shpejtë
2 Si ta përdorni lehtë
Eksplorimi i produktit
7 Kutia e karikimit
8 Kufjet
Lidhja me Bluetooth për përdorim
9 Lidhja e smartfonit me kufjet përmes Bluetooth
10 Lidhje të Shumëfishta
10 Rilidhja automatike
Dëgjimi i zërit me kufje
11 Mbajtja në vesh e kufjeve
12 Dëgjimi i muzikës
13 Pranimi i telefonatës
14 Dëgjimi i tingullit të ambientit/Anulimi aktiv i zhurmës (ANC)
Lidhja me një pajisje të jashtme për përdorim (regjimi me prizë dhe me valë)
15 Lidhja
15 Lidhja dhe shkëputja me një pajisje analoge
17 Lidhja dhe shkëputja me një pajisje audio me USB
Karkimi
19 Karikimi nëpërmjet kabllos
19 Karikimi nëpërmjet valëve
20 Përshkrimi mbi UVnano
21 Kontrolli i gjendjes së baterisë
Lidhja me aplikacionin Bluetooth
22 Lidhja me aplikacionin LG TONE Free
Masat paraprake të sigurisë
23 Njoftimet dhe Paralajmërimet e Sigurisë
24 Masat paraprake kur përdorni produktin
Çfarë duhet të kontrolloni përpara se të raportoni ndonjë keqfunksionim
25 Zgjidhja e problemeve
Shtojcë
26 Specifikimet e produktit
Informacion mbi sigurinë
27 Parandalimi i humbjes së dëgjimit
27 Informacion shtesë
27 Ekspozimi i radiofrekuencës
28 Masat paraprake të lidhjes me Bluetooth
28 Informacion mbi baterinë
28 Markat tregtare të regjistruara dhe licencat
29 Njoftim për softuerin me burim të hapur
Eksplorimi i produktit