Eksplorimi i produktit

Sound Bar Quick Guide

Top dhe Mbrapa

10820.png

a

Llamba LED e baterisë

Ju lutem, kontrolloni nivelin e karikimit të baterisë dhe gjendjen e saj. ([ Shihni pjesën “Kontrolli i gjendjes së baterisë në faqen 9.)

b

Ndriçimi 10846.png

Shtypni butonin për të zgjedhur ndriçimin e dëshiruar.

  • Ndriçimi: Ambient / Nature / Party / Joaktiv

One Touch modaliteti

Shtypni butonin për rreth 2 sekonda për të nisur One Touch modaliteti. ([ Shihni pjesën “Duke perdorur One Touch modaliteti në faqen 21.)

c

Volumi i zërit 3520.png3533.png

Kontrollon volumin e zërit.

d

Riprodhimi/pezullimi 3546.png

Shtypeni për të përdorur produktin.

  • Riprodhimi/pezullimi: Shtypeni butonin.
  • Kalon në skedarin tjetër të muzikës: Shtypeni butonin dy herë shpejt.
  • Kalon në skedarin e mëparshëm të muzikës: Shtypeni butonin tri herë shpejt.

e

Bluetooth 6022.png

Mund të ndryshoni cilësimet e Bluetooth.

  • Lidhja shtesë e një smartfoni tjetër: Shtypeni dhe mbajeni shtypur butonin për 2 sekonda. ([ Shihni pjesën “Lidhja me dy smartfonë në faqen 13.)
  • Rikthimi në gjendjen fillestare i Bluetooth-it: Shtypeni dhe mbajeni shtypur butonin për 7 sekonda. ([ Shihni pjesën “Aktivizimi i softuerit në faqen 22.)

LED i Bluetooth

Tregon statusin e lidhjes së Bluetooth-it.

  • 10884.png Pulson në ngjyrë blu: Gati për lidhjen e pajisjes me Bluetooth.
  • 10876.png Ndizet në ngjyrë blu: Është e lidhur me një pajisje Bluetooth.
  • 10868.png Ndizet në të bardhë: Ky altoparlant është i lidhur me altoparlantin tjetër nëpërmjet Wireless Party Link.

f

Ndriçimi LED

Duke perdorur aplikacionin LG XBOOM, ju mund të rregulloni efektet e ndriçimit sipas dëshirës tuaj.

g

10925.png (DC IN)

Lidhni kabllon USB të dhënë (Lloji C në A) për të karikuar baterinë e altoparlantit.

h

Kapaku i pasmë

Sigurohuni që pas përdorimit, ta mbyllni mirë kapakun e pasmë.

  • Mbrojtja e vrimave në prizë: IP55 (Altoparlanti i testuar në kushte të kontrolluara laboratorike me vlerësim IP55.)
  • E ngurtë: E mbrojtur nga pluhuri
  • E lëngët: I sigurt kundër derdhjeve të ujit me presion të ulët që vijnë nga të gjitha drejtimet. Testuar në ujë të freskët. Thajini para përdorimit. Mos i karikoni kur janë të lagura.

i

Ndezja/fikja 10946.png

Ndez ose fik produktin.

  • Nëse shtypni dhe mbani shtypur butonin e “Ndezjes/fikjes”10940.png për 2 sekonda kur produkti është i ndezur, do të mund të shihni gjendjen e baterisë i cili paraqitet nëpërmjet llambës LED të baterisë.

6059.png

. KUJDES

  • Vendosni produktin në një vend ku të mos arrihet nga fëmijët. Përndryshe, altoparlanti mund të bjerë dhe të shkaktojë dëmtim fizik të personit dhe/ose pronës.
  • Kujdesuni që altoparlanti të mos bjerë në tokë. Përndryshe, altoparlanti mund të pësojë avari dhe të shkaktojë dëmtim fizik të personit dhe/ose pronës.
  • Bëni kujdes që të mos e ekspozoni produktin ndaj rrezeve të diellit për një kohë të gjatë, me qëllim që produkti të mos çngjyroset.
  • Kini kujdes mos t'ju bjerë altoparlanti përtokë. Tronditja mekanike mund të shkaktojë përkeqësim të performancës të rezistencës ndaj ujit dhe pluhurit.
  • Nuk është mirë që të shihni lentet kur drita LED është në punë, mos e shihni drejtpërdrejt.

10976.png

10986.png Shënim

  • LED-et e butonave zakonisht fiken, përveç Bluetooth12766.png butonit. Për të përdorur altoparlantin, prekni zonën e butonave në panelin e sipërm për të aktivizuar butonat. Më pas prekni butonin që dëshironi.

Karikimi