BOKS HORIZONTAL Wi-Fi
Cilësime të ndryshme për lehtësi

Sound Bar Quick Guide

Funksione komode

Energjia automatike

Ky funksion ndez ose fik produktin automatikisht kur ndizet ose fiket televizori ose pajisja e jashtme.

Kur ndizet pajisja e lidhur, ndizet automatikisht edhe produkti dhe përzgjedh një funksion sipas sinjalit hyrës.

Koha e natës

Ky opsion ul volumin e përgjithshëm të zërit, por rrit volumin e tingujve të lehtë dhe delikatë. Ky opsion është i dobishëm kur dëgjoni muzikë ose kur shihni ndonjë film natën vonë.

Telekomanda e televizorit

Volumi i zërit i produktit mund të ndryshohet duke përdorur telekomandën e televizorit “LG” dhe të markave të tjera.

Funksionet që mund t’i komandoni nëpërmjet telekomandës së televizorit

Volumi i zërit, aktivizimi/çaktivizimi i zërit (heqja/vënia e zërit)

Markat e përkrahura të televizorëve

LG, Panasonic, Philips, Samsung, Sharp Electronics, Sony, Toshiba, Vizio

22290.png

22285.png Shënim

  • Shtypni butonin e “Cilësimeve” në telekomandën e televizorit për të parë nëse sinjali dalës i audios së televizorit është caktuar të jetë në modalitetin për [External Speaker] (Altoparlant të jashtëm).
  • Nuk mund ta kontrolloni produktin duke përdorur telekomandën magjike të televizorit “LG”.
  • Kur aktivizohen funksionet “SIMPLINK” ose “Sound Sync” (sinkronizimi i zërit) të televizorit, ky funksion mund të mos punojë si duhet. Shtypni butonin e “Cilësimeve” në telekomandën e televizorit për ta çaktivizuar këtë opsion.
  • Ky funksion mund të mos punojë mirë kur njësia dhe televizori janë të lidhur me një kabllo HDMI.

Ekrani

Llamba LED e statusit mund të kontrollohet si automatike, fikur dhe ndezur.

Opsioni

Gjendja e llambës LED

Automatike

Zbehet pas 20 sekondash të shtypjes së butonit.

Fikur

Fiket pas 20 sekondash të shtypjes së butonit.

Ndezur

Gjithmonë ndezur