BOKS HORIZONTAL Wi-Fi
Instalimi

Sound Bar Quick Guide

Lidhja e produktit

Duke e lidhur boksin horizontal me nënvuferin me valë, ju mund të shijoni tinguj më të pasur.

Lidhja automatike e nënvuferit me valë

Pas kryerjes së instalimit, nënvuferi me valë lidhet automatikisht me boksin horizontal. Për ta lidhur boksin horizontal me nënvuferin, ndiqni këto hapa:

  1. a Vendosni kabllon e furnizimit me energji në nënvuferin me valë.
  2. b Vini në prizë kabllon e furnizimit me energji të nënvuferit me valë.
  3. c Vini kabllon e rrymës në përshtatësin e rrymës alternative.
  4. d Lidheni kabllon e përshtatësit të rrymës alternative me terminalin DC IN (priza hyrëse për përshtatësin e rrymës alternative) në anën e pasme të produktit.
  5. e Vini në prizë kabllon e rrymës të lidhur me përshtatësin e rrymës alternative.

21516.png

21507.png

21504.png

  1. f Kur lidhja të vendoset automatikisht, do të shihni një llambë jeshile LED të ndizet prapa nënvuferit me valë.

21495.png

21525.png Shënim

  • Sigurohuni që të përdorni përshtatësin e rrymës alternative të ofruar. Përdorimi i përshtatësve të tjerë të rrymës alternative mund të shkaktojë keqfunksionim të produktit dhe do të zhvleftësojë garancinë e produktit.

Verifikimi i lidhjes nëpërmjet llambës LED në nënvuferin me valë

Ju mund të kontrolloni statusin e lidhjes duke parë llambën LED në nënvuferin me valë.

Ngjyra e llambës LED

Statusi

Pulsim në ngjyrë jeshile

Lidhja është duke u vendosur

Jeshile

Lidhja është vendosur me sukses

E kuqe

Lidhja është e dobët ose nënvuferi është në modalitetin e pritjes (stand-by)

E fikur

Kablloja e furnizimit me energji nuk është lidhur

Lidhja manuale e nënvuferit me valë

Nëse shihni një llambë të kuqe LED të ndizet tek nënvuferi me valë, kjo nënkupton se boksi horizontal nuk është i lidhur me nënvuferin. Nëse është kështu, lidhini pajisjet sipas kësaj radhe.

  1. a Shtypni butonin e “Ndezjes/fikjes”6109.png në boksin horizontal për ta fikur atë.
  2. b Shtypni butonin Pairing në nënvuferin me valë. Kontrolloni nëse llamba LED tek nënvuferi pulson në ngjyrë jeshile. Nëse vazhdoni të shihni llambën e kuqe LED të ndizet në nënvuferin me valë, shtypni dhe mbani shtypur përsëri butonin prapa nënvuferit.

21532.png

14809.png

  1. c Shtypni butonin e “Ndezjes/fikjes”6141.png në boksin horizontal për ta ndezur atë.
  2. d Kur të vendoset lidhja, do të shihni një llambë jeshile LED të ndizet tek nënvuferi me valë.

14926.png

14982.png Shënim

  • Instalojeni boksin horizontal sa më afër nënvuferit me valë. Sa më afër të jetë boksi horizontal me nënvuferin me valë, aq më cilësor do të jetë zëri.
  • Ju lutem, sigurohuni që midis boksit horizontal dhe nënvuferit me valë të mos ketë pengesa.
  • Për të parandaluar interferencën te valët, kujdesuni që boksi horizontal ose nënvuferi me valë të jenë të paktën 1 metër larg çdo pajisjeje periferike që prodhon valë të fuqishme elektromagnetike (p.sh. ruteri me valë, furra me mikrovalë, etj.).

21540.png

Lidhja e altoparlantëve të pasmë me marrësin me valë (SPQ8-S, shitet më vete)

Lidhja automatike

Pas kryerjes së instalimit, marrësi me valë lidhet automatikisht me boksin horizontal. Për ta lidhur boksin horizontal me marrësin me valë, ndiqni këto hapa:

  1. a Lidhni kabllot e altoparlantit me terminalët përkatës të altoparlantëve të pasmë (i majti, i djathti). Lidhni kabllon me vija të zeza me terminalin negativ dhe kabllon tjetër me terminalin pozitiv.
  2. b Lidhni kabllot e altoparlantëve të pasmë (i majti, i djathti) me marrësin me valë.

Ngjyra e terminalit të marrësit

Pozicioni i altoparlantit

Blu

L Prapa majtas

Gri

R Prapa djathtas

16719.png

15485.png

  1. c Vini fishën e kabllos së furnizimit me energji në marrësin me valë.
  2. d Vini në prizë spinën e kabllos së furnizimit me energji të marrësit me valë.
  3. e Shtypni butonin e “Ndezjes/fikjes”6212.png në boksin horizontal për ta ndezur atë.
  4. f Kur të vendoset lidhja në mënyrë automatike, do të shihni një llambë jeshile LED të ndizet në anën e përparme të marrësit me valë.

15004.png

14999.png Shënim

  • Ju lutem, përdorni vetëm altoparlantët që shoqërojnë produktin. Përdorimi i altoparlantëve të tjerë mund të shkaktojë keqfunksionim.
  • Lidhni kabllot e altoparlantëve me terminalet përkatëse. Lidhni kabllon pozitive me terminalin pozitiv dhe kabllon negative me terminalin negativ. Lidhja e pasaktë e kabllove çon në prishjen e cilësisë së zërit ose mospasjen e basit.
  • Lidheni produktin me altoparlantët dhe kabllot e dhëna në momentin e blerjes së produktit.
  • Nëse e lidhni produktin me altoparlantë ose kabllo të ndryshme nga ato të dhëna në momentin e blerjes së produktit, kjo mund të sjellë një përkeqësim të cilësisë së zërit ose mosfunksionim të altoparlantit.
  • Kur lidhni altoparlantët me produktin, lidhni vetëm një altoparlant në portën e daljes që i përshtatet altoparlantit
  • Nëse lidhni shumë altoparlantë në një portë dalëse, kjo mund të shkaktojë mosfunksionim të produktit ose altoparlantit.

Verifikimi i statusit të lidhjes duke parë ngjyrën e llambës LED

Ju mund të verifikoni statusin e lidhjes duke parë llambën LED në anën e përparme të marrësit me valë.

Ngjyra e llambës LED

Statusi

Pulsim në ngjyrë jeshile

Lidhja është duke u vendosur

Jeshile

Lidhja është vendosur me sukses

E kuqe

Lidhja është e dobët ose marrësi është në modalitetin e pritjes (stand-by)

E fikur

Kablloja e furnizimit me energji nuk është lidhur

Lidhja manuale

Nëse shihni një llambë të kuqe LED të ndizet në anën e përparme të marrësit me valë, kjo nënkupton se boksi horizontal nuk është i lidhur me marrësin. Nëse është kështu, lidhini pajisjet sipas kësaj radhe.

  1. a Shtypni butonin e “Ndezjes/fikjes”6252.png në boksin horizontal për ta fikur atë.
  2. b Shtypni butonin “PAIRING” prapa marrësit me valë. Kontrolloni nëse llamba LED në anën e përparme të marrësit me valë pulson në ngjyrë jeshile.

21557.png

15503.png

  1. c Shtypni butonin e “Ndezjes/fikjes”6286.png në boksin horizontal për ta ndezur atë.
  2. d Kur të vendoset lidhja, do të shihni një llambë jeshile LED të ndizet në anën e përparme të marrësit me valë.

15389.png

15383.png Shënim

  • Vendosini altoparlantët e pasmë të paktën 30 cm larg televizorit ose monitorit.
  • Për të parandaluar interferencën te valët, kujdesuni që boksi horizontal ose marrësi me valë të jenë të paktën 1 metër larg çdo pajisjeje periferike që prodhon valë të fuqishme elektromagnetike (p.sh. ruteri me valë, furra me mikrovalë, etj.).

21567.png

Bashkimi i bërthamës ferrite (opsional)

Në varësi të standardeve kombëtare, ka të ngjarë që bërthama ferrite të mos jepet me produktin.

Bashkimi i bërthamës ferrite me kabllot e altoparlantëve

Bashkojeni bërthamën ferrite me kabllot me qëllim që të ulni nivelin e zhurmës nga radiovalët.

  1. a Tërhiqni pjesën [a] për ta hapur bërthamën ferrite.
  2. b Kalojini dy herë përreth bërthamës ferrite (si thurje) kabllot e altoparlantit që lidhen me marrësin me valë. Bërthama ferrite dhe marrësi me valë duhet të jenë rreth 18 cm larg.
  3. c Mbylleni bërthamën ferrite. Do të dëgjoni një kërcitje kur të mbyllet.

16739.png

16737.png

Vendosja e sistemit të tingëllimit rrethues

Funksioni i tingëllimit rrethues (surround sound) ju mundëson të shijoni tinguj që vijnë nga të gjitha anët. Këta tinguj lëshohen nga kanale të shumëfishta audioje nga altoparlantët, pavarësisht kanaleve ku është regjistruar në fillim përmbajtja.

Për shembull, nëse dëgjoni muzikë të regjistruar në kanalet 2.0 me efekte zanore standarde ndërkohë që altoparlantët e pasmë me valë janë të lidhur, ju do të vini re këtë ndryshim në tinguj.

21575.png

Kur opsioni i tingujve rrethues është i çaktivizuar

21586.png

Kur opsioni i tingujve rrethues është i aktivizuar

15543.png

15369.png

15364.png Shënim

  • Pozicionet e altoparlantëve janë si më poshtë.
  1. A Altoparlantët e përparmë
  2. B Altoparlanti qendror
  3. C Altoparlantët e sipërm për zërin e sipërm
  4. D Altoparlanti qendror i sipërm për zërin e sipërm
  5. E Nënvuferi
  6. F Altoparlantët e pasmë

Aktivizimi/çaktivizimi i tingëllimit rrethues

  1. a Shtypni butonin Cilësimet24827.png. Llamba LED2 pulson në ngjyrë të bardhë.

21641.png

21639.png

  1. b Ndërsa llamba LED2 pulson, shtypni butonin Djathtas një herë për të zgjedhur cilësimin e tingullit rrethues.

21630.png

21628.png

  1. c Ndërsa llamba LED2 pulson, shtypni butonin Lart/Poshtë. Nëse cilësimi i tingullit rrethues është i ndezur, llamba LED1 pulson në ngjyrë të bardhë. Nëse cilësimi rrethues është i fikur, llamba LED3 pulson në ngjyrë të bardhë.

21620.png

(Ndezur)

21609.png

(Fikur)

21607.png

Tingujt e altoparlantit sipas kanaleve të sinjalit hyrës

Efektet zanore

Sinjali hyrës

Sinjali dalës

Altoparlantët e pasmë nuk janë lidhur

Altoparlantët e pasmë janë lidhur

AI SOUND PRO

Tinguj të personalizuar me ndihmën e inteligjencës artificiale

Kanalet 2.0

24653.png

24647.png

Kanalet 5.1

Kanalet 7.1 ose të tjera

Kanalet 7.1.4

STANDARD

Ju mund të shijoni tinguj të optimizuar.

Kanalet 2.0

24637.png

24629.png

Kanalet 5.1

24623.png

24618.png

Kanalet 7.1 ose të tjera

24613.png

24608.png

Kanalet 7.1.4

24600.png

24593.png

MUSIC

Mund të shijoni zë më të mirë të optimizuar për muzikë.

Kanalet 2.0

24588.png

24580.png

Kanalet 5.1

24574.png

24567.png

Kanalet 7.1 ose të tjera

24559.png

24549.png

Kanalet 7.1.4

24544.png

24539.png

CINEMA

Tinguj kinematikë 3D (nga të gjitha anët)

Kanalet 2.0

24534.png

24525.png

Kanalet 5.1

Kanalet 7.1 ose të tjera

Kanalet 7.1.4

CLEAR VOICE PRO

Qartësi e zërit, çka përmirëson cilësinë e tingujve të zërit

Kanalet 2.0

24519.png

24514.png

Kanalet 5.1

Kanalet 7.1 ose të tjera

Kanalet 7.1.4

SPORTS

Tinguj realistë, njëlloj si ata që dëgjohen në stadiume

Kanalet 2.0

24509.png

24503.png

Kanalet 5.1

Kanalet 7.1 ose të tjera

Kanalet 7.1.4

GAME

Tinguj të optimizuar për lojëra

Kanalet 2.0

24497.png

24492.png

Kanalet 5.1

Kanalet 7.1 ose të tjera

Kanalet 7.1.4

BASS BLAST (BASS BLAST+)

Tinguj me bas të përforcuar

Kanalet 2.0

24483.png

24474.png

Kanalet 5.1

Kanalet 7.1 ose të tjera

Kanalet 7.1.4