LG TONE Free
Masat paraprake të sigurisë

Sound Bar Quick Guide

Njoftimet dhe Paralajmërimet e Sigurisë

"Masat paraprake të sigurisë" në vijim janë për të parandaluar rreziqet ose dëmtimet e papritura, prandaj sigurohuni t'i lexoni ato me kujdes.

'Masat paraprake të sigurisë' ndahen në 'Paralajmërim' dhe 'Kujdes'.

. PARALAJMËRIM: Moszbatimi i udhëzimeve mund të rezultojë në lëndime serioze ose vdekje.

> Kujdes: Mosrespektimi i udhëzimeve mund të rezultojë në lëndime të lehta ose dëmtim të produktit.

. Paralajmërim

  • Mos e rrëzoni produktin nga ndonjë lartësi e madhe.
  • Sigurohuni që produkti të mos bjerë në kontakt me alkoolin ose benzenin.
  • Mos e lini produktin në vend me lagështirë apo me pluhur.
  • Mos vendosni objekte të rënda mbi produkt.
  • Kufjet janë testuar në kushte të kontrolluara laboratorike me një vlerësim IPX4. Rezistente ndaj spërkatjes me ujë. Thajini para përdorimit. Mos i karikoni kur janë të lagura. Kutia e karikimit nuk është testuar për IPX4.

> Kujdes

  • Mos e çmontoni, rregulloni ose riparoni produktin.
  • Mos e vendosni produktin pranë burimeve të temperaturës së lartë ose pranë materialeve që ndizen shpejt.
  • Produkti mund të dëmtohet nëse përdorni ndonjë karikues që nuk përputhet me të.
  • Mbani komponentët e vegjël të produktit larg foshnjave ose fëmijëve.
  • Sigurohuni që në fishat e karikuesit (porta e karikimit dhe spina e furnizimit me energji) të mos futen sende të huaja. Objektet e huaja në fishat e karikuesit mund të shkaktojnë zjarr ose goditje elektrike.
  • Nëse keni ndonjë pajisje mjekësore të implantuar, flisni me doktorin përpara se ta përdorni këtë pajisje.
  • Për hir të sigurisë suaj, mos e hiqni baterinë e integruar të produktit.
  • Ky produkt ka një bateri të integruar dhe kjo bateri nuk mund të hiqet dhe as të zëvendësohet.
  • Nëse e zëvendësoni baterinë pa autorizim ose nëse nuk e zëvendësoni si duhet, ajo mund të shpërthejë.
  • Bateria me litium-jon është një komponent i rrezikshëm i produktit, që mund të shkaktojë lëndime fizike.
  • Nëse baterinë e zëvendëson ndonjë profesionist i pakualifikuar, pajisja juaj mund të dëmtohet.
  • Mos e asgjësoni baterinë pa zbatuar rregulloret. Ndiqni procedurat lokale për asgjësimin e baterive.
  • Për të mos konsumuar energji të panevojshme, shkëputeni pajisjen pasi të karikohet plotësisht. Për të karikuar pajisjen, përdorni gjithmonë një prizë tek e cila mund të mbërrini me lehtësi.
  • Rrezik zjarri ose shpërthimi nëse bateria zëvendësohet me një lloj të gabuar baterie.
  • Mos e ruani dhe transportoni në trysni nën 11,6 kPa dhe 15 000 m mbi nivelin e detit.

> Kujdes

  • Zëvendësimi i baterisë me një lloj të gabuar baterie mund të përbëjë shkelje të një mase mbrojtëse (për shembull, në rastin e disa llojeve të baterive me litium).
  • Hedhja e baterisë në zjarr ose furrë të nxehtë, thyerja mekanike apo prerja e baterisë, mund të rezultojë në shpërthim.
  • Lënia e baterisë në një mjedis me temperaturë jashtëzakonisht të lartë mund të rezultojë në shpërthim ose rrjedhje të lëngut ose gazit që ndizet shpejt.
  • Bateria që i nënshtrohet trysnisë jashtëzakonisht të ulët të ajrit mund të rezultojë në shpërthim ose rrjedhje të lëngut ose gazit që ndizet shpejt.
  • Mos i hidhni pa kujdes bateritë e vjetra. Një veprim i tillë mund të shkaktojë shpërthim ose zjarr. Metoda e asgjësimit të baterive mund të ndryshojë sipas vendit dhe rajonit. Asgjësojeni në mënyrën e duhur.