BOKS HORIZONTAL ME VALË
Përpara se të raportoni keqfunksionimin e produktit

Sound Bar Quick Guide

Zgjidhja e problemeve

Nëse ndeshni problemet e mëposhtme gjatë përdorimit të produktit, ju lutem, kryeni disa verifikime, sepse ndoshta ato probleme nuk janë keqfunksionime.

Gabimet e përgjithshme

Problemi

Zgjidhja

Produkti nuk punon si duhet

  • Hiqni nga priza kabllon e korrentit si dhe, nga produkti, çdo pajisje të jashtme, siç është televizori, nënvuferi ose amplifikatori, dhe pastaj vendosini përsëri.

Produkti nuk ndizet

  • A është futur në prizë si duhet spina e kordonit?
  • Vëreni spinën në prizë në mënyrën e duhur.

Nuk ka zë

  • A është volumi i zërit në minimum?
  • Shtypni butonin e “Volumit”5742.png5754.png në telekomandë për ta ngritur volumin e zërit.
  • Nëse jeni duke përdorur ndonjë pajisje të jashtme, si dekoder (kabllovik), pajisje portative ose pajisje me Bluetooth, rregulloni volumin e zërit në pajisjen e jashtme.
  • A mos është çaktivizuar zëri?
  • Nëse të tria llambat LED pulsojnë në jeshile në të verdhë, kjo nënkupton se është çaktivizuar zëri. Nëse zëri është çaktivizuar, shtypni butonin e “Aktivizimit/çaktivizimit të zërit”14664.png për ta aktivizuar zërin.
  • A është përzgjedhur funksioni i saktë i produktit në përputhje me pajisjen e jashtme të lidhur?
  • Shtypni butonin e “Funksioneve”5772.png për të parë nëse keni përzgjedhur funksionin e duhur.

Nënvuferi nuk jep zë

  • A është lidhur produkti si duhet me nënvuferin me valë?
  • Nëse llamba LED në pjesën e përparme të nënvuferit me valë pulson në ngjyrë jeshile ose ndizet në ngjyrë të kuqe, kjo nënkupton se pajisja nuk është e lidhur. Kur të lidhet pajisja, do të ndizet llamba jeshile. Lidheni përsëri produktin me nënvuferin me valë. ([ Shihni pjesën “Lidhja e produktit në faqen 6.)

Telekomanda nuk funksionon siç duhet

  • Kur e përdorni telekomandën, kthejeni drejt pjesës ballore të produktit.
  • Përdoreni telekomandën brenda një rrezeje prej 7 metrash nga produkti.
  • Zëvendësoni bateritë me bateri të reja sipas nevojës.

Funksioni “LG Sound Sync” nuk punon

  • Kontrolloni nëse televizori juaj e përkrah funksionin “LG Sound Sync”.
  • Kontrolloni nëse televizori është lidhur si duhet me produktin nëpërmjet kabllos optike.
  • Shtypni butonin e “Cilësimeve” në telekomandën e televizorit për të kontrolluar nëse funksioni është aktivizuar në menynë [LG Sound Sync].

Volumi i zërit të produktit është i ulët

  • Kontrolloni elementet e mëposhtme dhe ndryshoni cilësimet sipas nevojës.
  • Hapni aplikacionin “LG Sound Bar”, prekni butonin e “Cilësimeve”18441.png në ekranin e parë dhe ktheni funksionin “[DRC]” në [joaktiv] në menynë e cilësimeve të zërit [Sound Settings].
  • Kur produkti të jetë lidhur me televizorin, shtypni butonin e “Cilësimeve” në telekomandën e televizorit, hapni menynë e [Speaker] (Altoparlantit), dhe ndryshoni cilësimin e [Digital Sound Output] (Sinjalit dalës digjital) nga [PCM] në [AUTO] ose [BITSTREAM].
  • Nëse produkti është i lidhur me një pajisje që luan skedarë muzikorë, p.sh. Lexues “DVD” ose “Blu-ray”, hapni menynë e “Cilësimeve” të pajisjes së lidhur. Ndryshoni cilësimin e [Digital Sound Output] (Sinjalit dalës digjital) nga [PCM] në [PRIMARY PASS-THROUGH] ose [BITSTREAM]. Caktoni [DRC]-në e pajisjes së lidhur në [OFF] (çaktivizuar).

Produkti nuk arrin të njohë pajisjen e memories USB

  • Produkti mund të mos e mbështesë formatin e skedarit që ndodhet në pajisjen e memories USB. Formatojeni pajisjen e memories USB dhe lidheni sërish. Për formatimin, referojuni formateve të pajisjes së memories USB, të cilat përkrahen nga produkti dhe përzgjidhni një format të përshtatshëm skedari. ([ Shihni pjesën “Lidhja me pajisjen e memories USB në faqen 29.)

Pajisja me Bluetooth nuk mund të lidhet

  • Shtypni butonin e “Cilësimeve” në pajisjen me Bluetooth dhe kontrolloni nëse është aktiv funksioni i Bluetooth-it. Nëse Bluetooth-i është aktiv, çaktivizojeni dhe aktivizojeni përsëri. Pastaj provoni përsëri.
  • Hiqni çdo pengesë midis produktit dhe pajisjes me Bluetooth.
  • Lidhja me Bluetooth-in mund të mos funksionojë si duhet, në varësi të llojit të pajisjes me Bluetooth ose mjedisit rrethues.

Problemet me lidhjen me valë

Problemi

Zgjidhja

Ka radiointereferencë

  • Instalojeni produktin dhe nënvuferin me valë sa më pranë njëri-tjetrit që të jetë e mundur.
  • Mos e instaloni produktin në mobile metalike.
  • Komunikimi me valë mund të mos funksionojë si duhet në zonat me sinjal të dobët.

Lidhja me Bluetooth-in po shkakton ndonjë keqfunksionim ose bën zhurmë

  • A dëgjoni zhurmë ose a hasni në keqfunksionime kur përdorni Bluetooth-in?
  • Mos e prekni marrësin e pajisjes me Bluetooth ose produktin me asnjë pjesë të trupit.
  • Mos e instaloni pajisjen me Bluetooth në mur ose në ndonjë vend të izoluar.
  • Hiqni çdo pengesë midis produktit dhe pajisjes me Bluetooth.
  • Instalojeni pajisjen me Bluetooth pranë produktit.
  • Kur pajisja me Bluetooth ndodhet shumë larg produktit, Bluetooth-i mund të shkëputet ose të keqfunksionojë.
  • Instalojeni pajisjen me Bluetooth 1 metër larg pajisjeve që punojnë në të njëjtën frekuencë sikurse produkti, p.sh. ruterët me valë, pajisjet mjekësore dhe furrat me mikrovalë.

Shtojcë