BOKS HORIZONTAL Wi-Fi
Eksplorimi i produktit

Sound Bar Quick Guide

Ana ballore

15489.png

a

Ndezje/fikje 4824.png

Ky buton shërben për ta ndezur dhe fikur pajisjen.

Funksionet 4856.png

Shtypeni butonin disa herë për të përzgjedhur funksionin e dëshiruar ose modalitetin e sinjalit hyrës.

  • OPTICAL / HDMI ARC: Lidh produktin me televizorin që përkrah kabllon optike, ARC-në ose funksionin “LG Sound Sync”.
  • Bluetooth: Lidh produktin nëpërmjet Bluetooth-it
  • LG TV: Lidh produktin me televizorin që përkrah funksionin “LG Sound Sync” (me valë)
  • HDMI IN: Lidh produktin me një portë hyrëse “HDMI”
  • USB: Lidh produktin me një pajisje memorieje USB

Volumi i zërit 4882.png4897.png

Ky buton përshtat volumin e altoparlantëve.

Bluetooth pair 4922.png

Ky opsion ju mundëson të lidhni pajisjen me Bluetooth, p.sh. smartfon, me këtë produkt, për tre minuta. ([ Shihni pjesën “Lidhja nëpërmjet Bluetooth-it në faqen 24.)

Ky opsion ju mundëson ta lidhni televizorin “LG” me këtë produkt për tri minuta. ([ Shihni pjesën “Lidhja me funksionin “LG Sound Sync” (me valë) në faqen 18.)

b

Marrësi i sinjalit të telekomandës

Merr sinjalet valore që lëshohen nga telekomanda.

c

Llambat LED të statusit ([ Shihni pjesën “Llambat LED të statusit në faqen 11)

  • Opsionet si modaliteti i sinjalit hyrës dhe volumi paraqiten nëpërmjet llambave LED që ndizen në ngjyrë të kuqe, jeshile në të verdhë, të bardhë, blu dhe jeshile.
  • Nëse nuk ka sinjal hyrës aktiv për 15 sekonda, llamba LED e statusit errësohet automatikisht. Kur shtypni butonin, llamba LED e statusit ndizet përsëri.

15818.png

15810.png Shënim

  • Për të ulur konsumimin e energjisë elektrike, produkti fiket automatikisht pas 15 minutash gjatë të cilave nuk ka sinjal hyrës nga ndonjë pajisje e jashtme.

Si të çaktivizoni lidhjen ose lidhjet me rrjetin me valë (wireless)

Caktojeni funksionin e fikjes automatike “Auto Power” në “off” (fikje) nga aplikacioni dhe fikeni produktin.