BOKS HORIZONTAL Wi-Fi
Përpara se të raportoni keqfunksionimin e produktit

Sound Bar Quick Guide

Zgjidhja e problemeve

Nëse ndeshni problemet e mëposhtme gjatë përdorimit të produktit, ju lutem, kryeni disa verifikime, sepse ndoshta ato probleme nuk janë keqfunksionime.

Gabimet e përgjithshme

Problemi

Zgjidhja

Produkti nuk punon si duhet

  • Hiqni nga priza kabllon e korrentit si dhe, nga produkti, çdo pajisje të jashtme, siç është televizori, nënvuferi ose amplifikatori, dhe pastaj vendosini përsëri.

Produkti nuk ndizet

  • A është futur në prizë si duhet spina e kordonit?
  • Vëreni spinën në prizë në mënyrën e duhur.

Altoparlantët e pasmë nuk nxjerrin tinguj

  • A është lidhur marrësi me valë ashtu si duhet me boksin horizontal?
  • Nëse llamba LED prapa marrësit me valë pulson në ngjyrë jeshile ose qëndron ndezur në ngjyrë të kuqe, kjo nënkupton se pajisja nuk është e lidhur. Kur të lidhet pajisja, do të ndizet llamba jeshile. Lidheni përsëri marrësin me valë te boksi horizontal. ([ Shihni pjesën "Lidhja e produktit" në faqen 6.)
  • A janë lidhur si duhet altoparlantët e pasmë me marrësin me valë?
  • Verifikoni nëse kabllot e altoparlantëve janë bashkuar si duhet me terminalet përkatëse tek altoparlantët e pasmë dhe te marrësi me valë. ([ Shihni pjesën "Lidhja e produktit" në faqen 6.)

Problemet me lidhjen me valë

Problemi

Zgjidhja

Ka radiointereferencë

  • Instaloni marrësin me valë dhe boksin horizontal sa më afër njëri-tjetrit që të jetë e mundur.
  • Mos e instaloni produktin në mobile metalike.
  • Komunikimi me valë mund të mos funksionojë si duhet në zonat me sinjal të dobët.

Shtojcë