BOKS HORIZONTAL Wi-Fi
Udhëzues i shkurtër për boksin horizontal

Sound Bar Quick Guide

Instalimi dhe përdorimi i produktit

  1. a Lidheni boksin horizontal me televizorin tuaj nëpërmjet një kablloje optike ose kabllos HDMI.
  2. 16708.png

    14771.png

  3. A Boksi horizontal (sound bar)
  4. B Marrësi me telekomandë/ekrani i statusit
  5. C Altoparlantët e pasmë/ marrësi me valë (shitet ndaras, SPQ8-S)
  6. D Nënvuferi me valë - Instalojeni pranë boksit horizontal.
  7. E Pajisje e jashtme - (lexues “Blu-ray”, konsol lojërash, etj.)
  1. b Nëse jeni duke përdorur ndonjë pajisje të jashtme (p.sh. lexues “Blu-ray”, konsol lojërash, etj.), lidheni atë me boksin horizontal me anë të kabllos HDMI.
  1. c Nëse i keni blerë veçmas altoparlantët e pasmë dhe marrësin me valë, lidhini altoparlantët e pasmë me marrësin me valë duke përdorur kabllon e altoparlantëve. Kur lidhni altoparlantët e pasmë me marrësin me valë, lidhni kabllon me vija të zeza me terminalin negativ të secilit altoparlant dhe kabllon tjetër me terminalin pozitiv të secilit altoparlant.
  1. d Lidheni pajisjen me burimin e energjisë duke ndjekur këtë renditje hapash: nënvuferi me valë [ marrësi me valë [ boksi horizontal. Më pas, ndizni boksin horizontal. Kur të vendoset automatikisht lidhja me boksin horizontal, do të ndizen llambat jeshile LED në nënvuferin me valë dhe në marrësin me valë. ([ Shihni pjesën “Lidhja e produktit në faqen 6.)
  1. e Përdorimi i produktit me televizorin ([Shihni pjesën “Lidhja nëpërmjet kabllos optike”, “Lidhja nëpërmjet kabllos “HDMI””, “Lidhja nëpërmjet Bluetooth-it në faqen 32, 34, 36.)
  2. A Shtypni butonin e “Funksioneve”7387.png disa herë derisa të shfaqet opsioni “OPT/HDMI ARC” në ekranin e statusit.
  3. B Në cilësimet e televizorit, caktoni modalitetin e altoparlantit dalës në [HDMI ARC], [Optical] (Optik), ose [External Speaker] (Altoparlant i jashtëm).
  4. C Kur televizori të jetë lidhur në mënyrën e duhur me produktin, opsionet “OPT”, “ARC”, ose “E-ARC” do të shfaqen në ekranin e statusit, të shoqëruara nga një tingull.
  1. f Lidhja e produktit me smartfonin tuaj përmes rrjetit me valë (Wi-Fi) ([ Shihni pjesën “Lidhja me smartfonin nëpërmjet rrjetit me valë (Wi-Fi) në faqen 17.)
  2. A Lidheni smartfonin me rrjetin me valë.
  3. B Instaloni aplikacionin “LG Sound Bar” pasi ta shkarkoni nga platforma “Google Play” ose “App Store”.
  4. C Hapni aplikacionin “LG Sound Bar” dhe ndiqni udhëzimet.
  5. D Produkti do të lidhet me smartfonin tuaj. Ju do të mund ta kontrolloni produktin nga aplikacioni “LG Sound Bar”.
  1. g Lidhja e produktit me smartfonin tuaj përmes Bluetooth-it ([ Shihni pjesën “Lidhja nëpërmjet Bluetooth-it në faqen 40.)
  2. A Prekni butonin e “Cilësimeve”7406.png në smartfonin tuaj dhe përzgjidhni funksionin 7414.png“Bluetooth”. Aktivizoni funksionin “Bluetooth”. (7425.pngOff (çaktivizo) > 7433.pngOn (aktivizo))
  3. B Shtypni butonin e lidhjes me Bluetooth-in Bluetooth pair9730.png. Pas pak, do të shihni mesazhin “BT READY” të shfaqet në ekranin e statusit.
  4. C Gjeni dhe prekni opsionin “LG_Speaker_S90QY_XXXX” ose emrin që regjistruat në aplikacionin “Google Home”.
  5. D Kur produkti të lidhet me smartfonin tuaj nëpërmjet opsionit “Bluetooth”, ju do të shihni që ekrani i statusit do të ndryshojë nga “PAIRED[Emri i pajisjes së lidhur me Bluetooth[BT”.

Lidhja manuale e boksit horizontal me nënvuferin me valë ose marrësin me valë ([ Shihni pjesën “Lidhja manuale e nënvuferit me valë”, “Lidhja manuale në faqen 8, 10.)

Nëse shihni ndonjë llambë të kuqe LED që ndizet prapa nënvuferit me valë ose në anën e përparme të marrësit me valë, kjo nënkupton që boksi horizontal nuk është i lidhur me altoparlantët. Nëse është kështu, lidhini pajisjet sipas kësaj radhe.

  1. A Shtypni butonin e “Ndezjes/fikjes”7487.png në boksin horizontal për ta fikur atë.
  2. B Shtypni butonin PAIRING prapa nënvuferit të shkëputur me valë ose në marrësin me valë. Kontrolloni nëse secila llambë LED pulson dritë jeshile.
  • Nëse vazhdoni të shihni llambën e kuqe LED të ndizet prapa nënvuferit me valë, shtypni dhe mbani shtypur përsëri butonin prapa nënvuferit.
  1. C Shtypni butonin e “Ndezjes/fikjes”7500.png në boksin horizontal për ta ndezur atë.
  2. D Kur të vendoset lidhja, do të shihni një llambë jeshile LED të ndizet prapa nënvuferit me valë ose në anën e përparme të marrësit me valë.

Tabela e përmbajtjes

Udhëzues i shkurtër për boksin horizontal

2 Instalimi dhe përdorimi i produktit

Instalimi

6 Lidhja e produktit

17 Lidhja me smartfonin nëpërmjet rrjetit me valë (Wi-Fi)

21 Kthimi i produktit në cilësimet fillestare (reset)

Eksplorimi i produktit

22 Ana ballore

24 Ana e prapme

25 Telekomanda

Lidhja me televizorin

32 Lidhja nëpërmjet kabllos optike

34 Lidhja nëpërmjet kabllos “HDMI”

36 Lidhja nëpërmjet Bluetooth-it

Lidhja me një pajisje të jashtme

37 Lidhja nëpërmjet kabllos “HDMI”

39 Lidhja nëpërmjet kabllos optike

Përdorimi i produktit si sistem audioje

40 Lidhja nëpërmjet Bluetooth-it

43 Lidhja me pajisjen e memories USB

45 Përdorimi i aplikacionit “LG Sound Bar”

46 Përkrah shërbimin “Google Assistant”

47 Funksionon me shërbimin “AirPlay” të Apple-it

48 Lidhja me platformën “Spotify”

49 Funksionon me shërbimin “Alexa”

Montimi i produktit në mur

51 Verifikimi përpara montimit në mur

53 Montimi i produktit në mur

Masat paraprake të sigurisë

55 Siguria dhe rregulloret e mbrojtjes

Përpara se të raportoni keqfunksionimin e produktit

58 Zgjidhja e problemeve

Shtojcë

62 Specifikat

64 Markat tregtare të regjistruara dhe licencat

66 Çfarë duhet të dini lidhur me shërbimet e rrjetit

66 Njoftim për softuerin me burim të hapur

67 Manovrimi i produktit

Instalimi