Sound Bar Quick Guide
Lidhja dhe përdorimi i altoparlantit
- a Karikoni altoparlantin përpara se ta përdorni. Hapni kapakun e pasmë dhe lidheni altoparlantin me përshtatësin e rrymës alternative (nuk furnizohet me pajisjen).
- b Karikimi i një smartfoni ([ Shihni pjesën “Karikimi i smartfonit” në faqen 24.)
- A Shtypni butonin e Ndezjes/fikjes në altoparlant për ta ndezur atë.
Mund ta karikoni smartfonin vetëm në regjimin Bluetooth.
- B Hapni kapakun e pasmë të altoparlantit dhe lidhni smartfonin me terminalin (5 V 0 2 A) nëpërmjet kabllos USB. Smartfoni fillon të karikohet.
- c Lidhja me një pajisje të jashtme ([ Shihni pjesën “Lidhja nëpërmjet kabllos stereo 3,5 mm” në faqen 22.)
- A Shtypni butonin e Ndezjes/fikjes në altoparlant për ta ndezur atë.
- B Hapni kapakun e pasmë të altoparlantit dhe lidheni pajisjen e jashtme me terminalin AUX nëpërmjet kabllos stereo 3,5 mm.
- C Ndizni pajisjen e jashtme dhe filloni të luani muzikë.
- d Lidheni altoparlantin me një smartfon nëpërmjet funksionit Bluetooth ([ Shihni pjesën “Lidhja e smartfonit me altoparlantin nëpërmjet Bluetooth” në faqen 10.)
- A Shtypni butonin e Ndezjes/fikjes në altoparlant për ta ndezur atë. Llamba LED e Bluetooth pulson.
- B Shtypni butonin Cilësimet në smartfon dhe përzgjidhni butonin Bluetooth. Aktivizoni funksionin Bluetooth. (Off (joaktiv) > On (aktiv) )
- C Gjeni emërtimin “LG-XG7Q (XX)” në listën e pajisjeve në smartfon dhe lidheni me të. Pasi smartfoni të lidhet nëpërmjet Bluetooth, llamba LED e Bluetooth do të ndizet.
- D Luani në smartfon muzikën që dëshironi.
- e Lidhja me aplikacionin LG XBOOM ([ Shihni pjesën “Instalimi i aplikacionit”, “Përdorimi i Wireless Party Link” në faqen 16, 18.)
- A Gjeni aplikacionin LG XBOOM në platformën Google Play ose App Store dhe instalojeni në smartfonin tuaj.
- B Hapni aplikacionin LG XBOOM dhe përdorni më shumë veçori. (EQ, Wireless Party Link, Lighting, Sleep Timer, Setting etj.)
Tabela e përmbajtjes
Udhëzues i shkurtër për altoparlantin portativ me Bluetooth
2 Lidhja dhe përdorimi i altoparlantit
Eksplorimi i produktit
5 Pjesa e sipërme
7 Ana e pasme
Karikimi
8 Karikimi i baterisë
9 Kontrolli i gjendjes së baterisë
Lidhja me Bluetooth
10 Lidhja e smartfonit me altoparlantin nëpërmjet Bluetooth
13 Lidhja e dy pajisjeve me Bluetooth me altoparlantin
14 Të flasësh në telefon Pa duar
15 Përdorimi i komandave zanore
Lidhja me aplikacionin “LG XBOOM”
16 Instalimi i aplikacionit
18 Përdorimi i Wireless Party Link
Lidhja me një pajisje të jashtme
22 Lidhja nëpërmjet kabllos stereo 3,5 mm
Funksione të tjera
23 Caktimi i efekteve zanore
24 Karikimi i smartfonit
26 Kthimi i altoparlantit në gjendjen fillestare
26 Rikthimi i Bluetooth në gjendjen fillestare
27 Përdorimi i menaxhimit automatik të energjisë
28 Përdorimi i Auto power - on.
28 Funksioni i reagimit zanor
Masat paraprake të sigurisë
29 Siguria dhe rregulloret e mbrojtjes
Përpara se të raportoni që produkti nuk punon mirë
32 Zgjidhja e problemeve
Shtojcë
33 Specifikimet
34 Markat tregtare të regjistruara dhe licencat
35 Manovrimi i produktit
Eksplorimi i produktit