Altoparlant portativ me Bluetooth
Çfarë duhet të kontrolloni përpara se të raportoni ndonjë keqfunksionim

Sound Bar Quick Guide

Zgjidhja e problemeve

Nëse vini re simptomat e mëposhtme gjatë përdorimit të produktit, ju lutemi verifikojini sërish. Ato mund të mos jenë keqfunksionim.

Simptoma

Shkaku dhe zgjidhja

Pajisja nuk ka energji.

  • Bateria është shkarkuar. Rikarikoni baterinë.
  • Karikoni produktin duke lidhur kabllon e energjisë me terminalin e furnizimit me energji.

Nuk ka zë ose tingulli vjen i deformuar.

  • Niveli i tingullit të produktit ose i pajisjes së lidhur me Bluetooth mund të jetë në minimum. Rregulloni nivelin e tingullit të produktit ose të pajisjes me Bluetooth në nivelin e përshtatshëm.
  • Përdorimi i një pajisjeje të jashtme me tingullin në nivelin maksimal mund të deformojë tingullin. Ulni nivelin e tingullit të pajisjes së jashtme.

Produkti nuk e njeh pajisjen ruajtëse USB.

  • Produkti mund të mos e përkrahë sistemin e skedarëve të pajisjes ruajtëse USB. Formatojeni pajisjen ruajtëse USB dhe lidheni sërish. Kur të bëni formatimin, verifikoni formatin që mbështet produkti për pajisjet ruajtëse USB dhe përzgjidhni sistemin e përshtatshëm të skedarëve. ([ Shihni “Lidhja e produktit me një pajisje ruajtëse USB në faqen 23.)

Lidhja me Bluetooth dështoi.

  • Kontrolloni nëse cilësimi i Bluetooth është aktivizuar.
  • Çaktivizoni cilësimin e Bluetooth dhe aktivizojeni përsëri në pajisjen me Bluetooth.
  • Sigurohuni që midis produktit dhe pajisjes me Bluetooth të mos ketë pengesa.
  • Lidhja me Bluetooth mund të mos kryhet me sukses në varësi të tipit të pajisjes me Bluetooth dhe ambientit rrethues.

Produkti nuk punon si duhet.

  • Shkarkimi i baterisë mund të shkaktojë fshirjen e informacionit në Bluetooth. Nëse ndërpritet furnizimi i produktit me energji, cilësimet e mëparshme mund të mos ruhen.
  • Përdoreni këtë produkt në një vend me temperaturë dhe lagështirë që nuk janë as shumë të larta dhe as shumë të ulëta. Nëse vazhdon të keni të njëjtin problem, kontaktoni me Qendrën e Shërbimit të Klientëve të LG Electronics.
  • Nëse ndodh ndonjë problem gjatë karikimit të baterisë së produktit, llamba LED e baterisë ndizet herë në të kuqe e herë në portokalli dhe karikimi ndërpritet. Hiqni spinën e karikuesit nga priza.

Zgjidhjet e mësipërme nuk funksionojnë.

Shtojcë