Sound Bar Quick Guide
Instalimi dhe përdorimi i produktit
- a Lidheni boksin horizontal me televizorin tuaj nëpërmjet një kablloje optike ose kabllos HDMI.
- A Boksi horizontal (sound bar)
- B Marrësi me telekomandë
- C Llambat LED të statusit (ABC)
- D Altoparlantët e pasmë/ marrësi me valë (shitet ndaras, SPQ8-S)
- E Nënvuferi me valë - Instalojeni pranë boksit horizontal.
- F Pajisje e jashtme - (lexues “Blu-ray”, konsol lojërash, etj.)
- b Nëse jeni duke përdorur ndonjë pajisje të jashtme (p.sh. dekoder, luajtës Blu-ray, tastierë lojërash, etj.), lidheni atë me boksin horizontal ose me televizorin nëpërmjet një kablloje HDMI.
- c Nëse i keni blerë veçmas altoparlantët e pasmë dhe marrësin me valë, lidhini altoparlantët e pasmë me marrësin me valë duke përdorur kabllon e altoparlantëve. Kur lidhni altoparlantët e pasmë me marrësin me valë, lidhni kabllon me vija të zeza me terminalin negativ të secilit altoparlant dhe kabllon tjetër me terminalin pozitiv të secilit altoparlant.
- d Lidheni pajisjen me burimin e energjisë duke ndjekur këtë renditje hapash: nënvuferi me valë [ marrësi me valë [ boksi horizontal. Më pas, ndizni boksin horizontal. Kur të vendoset automatikisht lidhja me boksin horizontal, do të ndizen llambat jeshile LED në nënvuferin me valë dhe në marrësin me valë. ([ Shihni pjesën “Lidhja e produktit” në faqen 6.)
- e Përdorimi i produktit me televizorin ([Shihni pjesën “Lidhja nëpërmjet kabllos optike”, “Lidhja nëpërmjet kabllos “HDMI””, “Lidhja nëpërmjet Bluetooth-it”, “Lidhja e pajisjes së jashtme me kabllon “HDMI” A” në faqen 36, 38, 40, 41.)
- A Shtypni butonin e Funksioneve në mënyrë të përsëritur derisa llamba LED1 dhe LED2 të ndizen në të bardhë. Nëse po përdorni një pajisje të jashtme që është e lidhur me HDMI™ IN në boksin horizontal, shtypni butonin e Funksioneve në mënyrë të përsëritur derisa llamba LED1 dhe LED3 të ndizen në të bardhë.
- B Në cilësimet e televizorit, caktoni modalitetin e altoparlantit dalës në [HDMI ARC], [Optical] (Optik), ose [External Speaker] (Altoparlant i jashtëm).
- f Lidhja e produktit me smartfonin tuaj përmes rrjetit me valë (Wi-Fi) ([ Shihni pjesën “Lidhja me smartfonin nëpërmjet rrjetit me valë (Wi-Fi)” në faqen 17.)
- A Lidheni smartfonin me rrjetin me valë.
- B Instaloni aplikacionin “LG Sound Bar” pasi ta shkarkoni nga platforma “Google Play” ose “App Store”.
- C Hapni aplikacionin “LG Sound Bar” dhe ndiqni udhëzimet.
- D Produkti do të lidhet me smartfonin tuaj. Ju do të mund ta kontrolloni produktin nga aplikacioni “LG Sound Bar”.
- g Lidhja e produktit me smartfonin tuaj përmes Bluetooth-it ([ Shihni pjesën “Lidhja nëpërmjet Bluetooth-it” në faqen 45.)
- A Prekni butonin e “Cilësimeve” në smartfonin tuaj dhe përzgjidhni funksionin “Bluetooth”. Aktivizoni funksionin “Bluetooth”. (Off (çaktivizo) > On (aktivizo))
- B Shtypni butonin e lidhjes me Bluetooth-in Bluetooth pair. Pas pak, llamba LED2 pulson në ngjyrë blu.
- C Gjeni dhe prekni opsionin “LG_Speaker_SC9S_XXXX” ose emrin që regjistruat në aplikacionin “Google Home”.
- D Kur produkti lidhet me smartfonin tuaj nëpërmjet Bluetooth, të gjitha llambat LED ndizen blu.
Lidhja manuale e boksit horizontal me nënvuferin me valë ose marrësin me valë ([ Shihni pjesën “Lidhja manuale e nënvuferit me valë”, “Lidhja manuale” në faqen 8, 10.)
Nëse shihni ndonjë llambë të kuqe LED të ndizet tek nënvuferi me valë ose në anën e përparme të marrësit me valë, kjo nënkupton që boksi horizontal nuk është i lidhur me altoparlantët. Nëse është kështu, lidhini pajisjet sipas kësaj radhe.
- A Shtypni butonin e “Ndezjes/fikjes” në boksin horizontal për ta fikur atë.
- B Shtypni butonin Pairing (PAIRING) prapa nënvuferit të shkëputur me valë ose në marrësin me valë. Kontrolloni nëse secila llambë LED pulson dritë jeshile.
- Nëse vazhdoni të shihni llambën e kuqe LED të ndezur në nënvuferin me valë, shtypni dhe mbani shtypur përsëri butonin prapa nënvuferit.
- C Shtypni butonin e “Ndezjes/fikjes” në boksin horizontal për ta ndezur atë.
- D Kur të vendoset lidhja, do të shihni një llambë jeshile LED të ndizet tek nënvuferi me valë ose në anën e përparme të marrësit me valë.
Tabela e përmbajtjes
Udhëzues i shkurtër për boksin horizontal
2 Instalimi dhe përdorimi i produktit
Instalimi
6 Lidhja e produktit
17 Lidhja me smartfonin nëpërmjet rrjetit me valë (Wi-Fi)
21 Kthimi i produktit në cilësimet fillestare (reset)
Eksplorimi i produktit
22 Ana ballore
27 Ana e prapme
28 Telekomanda
Cilësime të ndryshme për lehtësi
31 Funksione komode
32 Si të ndryshoni cilësimet
34 Rregullimi i zërit
35 Funksioni i reagimit zanor
Lidhja me televizorin
36 Lidhja nëpërmjet kabllos optike
38 Lidhja nëpërmjet kabllos “HDMI”
40 Lidhja nëpërmjet Bluetooth-it
Lidhja me një pajisje të jashtme
41 Lidhja nëpërmjet kabllos “HDMI”
44 Lidhja nëpërmjet kabllos optike
Përdorimi i produktit si sistem audioje
45 Lidhja nëpërmjet Bluetooth-it
48 Lidhja me pajisjen e memories USB
50 Përdorimi i aplikacionit “LG Sound Bar”
51 Përkrah shërbimin “Google Assistant”
52 Funksionon me shërbimin “AirPlay” të Apple-it
53 Lidhja me platformën “Spotify”
54 Funksionon me shërbimin “Alexa”
55 Tidal Connect
Instalimi i produktit me një televizor LG
56 Kontrolli para instalimit me televizorin
59 Paramontimi
62 Montimi i boksit horizontal me televizorin në një mur
63 Vendosja vertikale e boskit horizontal me televizorin
65 Çmontimi
Masat paraprake të sigurisë
66 Siguria dhe rregulloret e mbrojtjes
69 Parandalimi i keqpërdorimit të produktit
Përpara se të raportoni keqfunksionimin e produktit
73 Zgjidhja e problemeve
Shtojcë
79 Specifikat
81 Markat tregtare të regjistruara dhe licencat
83 Çfarë duhet të dini lidhur me shërbimet e rrjetit
83 Njoftim për softuerin me burim të hapur
84 Manovrimi i produktit
Instalimi