BOKS HORIZONTAL Wi-Fi
Përpara se të raportoni keqfunksionimin e produktit

Sound Bar Quick Guide

Zgjidhja e problemeve

Nëse ndeshni problemet e mëposhtme gjatë përdorimit të produktit, ju lutem, kryeni disa verifikime, sepse ndoshta ato probleme nuk janë keqfunksionime.

Gabimet e përgjithshme

Problemi

Zgjidhja

Produkti nuk punon si duhet

  • Hiqni nga priza kabllon e korrentit si dhe, nga produkti, çdo pajisje të jashtme, siç është televizori, nënvuferi ose amplifikatori, dhe pastaj vendosini përsëri.
  • Pasi ta ktheni produktin në gjendjen fillestare, lidhni përsëri smartfonin dhe rrjetin me valë (Wi-Fi). ([Shihni pjesën "Lidhja me smartfonin nëpërmjet rrjetit me valë (Wi-Fi)" në faqen 17.) (Ju lutem, mbani parasysh që cilësimet e mëparshme të produktit mund të humbasin.)

Produkti nuk ndizet

  • A është futur në prizë si duhet spina e kordonit?
  • Vëreni spinën në prizë në mënyrën e duhur.

Nuk ka zë

  • A është volumi i zërit në minimum?
  • Shtypni butonin e “Volumit”5742.png5754.png në telekomandë për ta ngritur volumin e zërit.
  • Nëse jeni duke përdorur ndonjë pajisje të jashtme, si dekoder (kabllovik), pajisje portative ose pajisje me Bluetooth, rregulloni volumin e zërit në pajisjen e jashtme.
  • A mos është çaktivizuar zëri?
  • Nëse të gjitha llambat LED pulsojnë në ngjyrë portokalli, funksioni i çaktivizimit të zërit është i ndezur. Shtypni butonin e “Aktivizimit/çaktivizimit të zërit”5764.png për të aktivizuar zërin.
  • A është përzgjedhur funksioni i saktë i produktit në përputhje me pajisjen e jashtme të lidhur?
  • Shtypni butonin e “Funksioneve”5772.png për të parë nëse keni përzgjedhur funksionin e duhur.

Nënvuferi nuk jep zë

  • A është lidhur produkti si duhet me nënvuferin me valë?
  • Nëse llamba LED tek nënvuferi me valë pulson në ngjyrë jeshile ose ndizet në ngjyrë të kuqe, kjo nënkupton se pajisja nuk është e lidhur. Lidheni përsëri produktin me nënvuferin me valë. ([ Shihni pjesën "Lidhja e produktit" në faqen 6.)

Telekomanda nuk funksionon siç duhet

  • Kur e përdorni telekomandën, kthejeni drejt pjesës ballore të produktit.
  • Përdoreni telekomandën brenda një rrezeje prej 7 metrash nga produkti.
  • Zëvendësoni bateritë me bateri të reja sipas nevojës.

Funksioni i fikjes/ndezjes automatike “AUTO POWER” nuk punon

  • Kontrolloni lidhjen me pajisjet e jashtme (p.sh. dekoder (kabllovik), pajisje portative, pajisje me Bluetooth).

Funksioni “LG Sound Sync” nuk punon

  • Kontrolloni nëse televizori juaj e përkrah funksionin “LG Sound Sync”.
  • Kontrolloni nëse televizori është lidhur si duhet me produktin nëpërmjet kabllos optike.
  • Shtypni butonin e “Cilësimeve” në telekomandën e televizorit për të kontrolluar nëse funksioni është aktivizuar në menynë [LG Sound Sync].

Volumi i zërit të produktit është i ulët

  • Kontrolloni elementet e mëposhtme dhe ndryshoni cilësimet sipas nevojës.
  • Hapni aplikacionin “LG Sound Bar”, prekni butonin e “Cilësimeve”11023.png në ekranin e parë dhe ktheni funksionin “[DRC]” në [joaktiv] në menynë e cilësimeve të zërit [Sound Settings].
  • Kur produkti të jetë lidhur me televizorin, shtypni butonin e “Cilësimeve” në telekomandën e televizorit, hapni menynë e [Speaker] (Altoparlantit), dhe ndryshoni cilësimin e [Digital Sound Output] (Sinjalit dalës digjital) nga [PCM] në [AUTO] ose [BITSTREAM].
  • Nëse produkti është i lidhur me një pajisje që luan skedarë muzikorë, p.sh. Lexues “DVD” ose “Blu-ray”, hapni menynë e “Cilësimeve” të pajisjes së lidhur. Ndryshoni cilësimin e [Digital Sound Output] (Sinjalit dalës digjital) nga [PCM] në [PRIMARY PASS-THROUGH] ose [BITSTREAM]. Caktoni [DRC]-në e pajisjes së lidhur në [OFF] (çaktivizuar).
  • Nëse modaliteti i “Natës” i produktit është i aktivizuar, fikeni duke shtypur butonin e “Cilësimeve”5794.png dhe butonin “Majtas/djathtas” dhe pastaj butonin “Lart/poshtë”.

Produkti nuk arrin të njohë pajisjen e memories USB

  • Produkti mund të mos e mbështesë formatin e skedarit që ndodhet në pajisjen e memories USB. Formatojeni pajisjen e memories USB dhe lidheni sërish. Për formatimin, referojuni formateve të pajisjes së memories USB, të cilat përkrahen nga produkti dhe përzgjidhni një format të përshtatshëm skedari. ([ Shihni pjesën "Lidhja me pajisjen e memories USB" në faqen 48.)

Pajisja me Bluetooth nuk mund të lidhet

  • Shtypni butonin e “Cilësimeve” në pajisjen me Bluetooth dhe kontrolloni nëse është aktiv funksioni i Bluetooth-it. Nëse Bluetooth-i është aktiv, çaktivizojeni dhe aktivizojeni përsëri. Pastaj provoni përsëri.
  • Hiqni çdo pengesë midis produktit dhe pajisjes me Bluetooth.
  • Lidhja me Bluetooth-in mund të mos funksionojë si duhet, në varësi të llojit të pajisjes me Bluetooth ose mjedisit rrethues.

Gabimet në lidhjen me rrjetin

Problemi

Zgjidhja

Produkti nuk mund të lidhet me aplikacionin “LG Sound Bar”

  • Lidhja mund të mos jetë e pandërprerë atëherë kur pengohet nga pajisje të tjera elektrike me radiovalë, siç janë furrat me mikrovalë dhe pajisjet mjekësore. Instalojeni produktin 1 metër larg elektroshtëpiakeve të tjera.
  • Fikeni ruterin me valë dhe ndizeni përsëri.
  • Kontrolloni nëse funksioni i rrjetit me valë (Wi-Fi) i smartfonit tuaj është aktiv. Ju mund të kontrolloni statusin e lidhjes me rrjetin me valë (Wi-Fi) në menynë e “Cilësimeve” të smartfonit.
  • Kontrolloni nëse produkti dhe smartfoni janë të lidhur me të njëjtin rrjet me valë (Wi-Fi).

Produkti nuk lidhet me rrjetin me valë (Wi-Fi)

  • A e keni fikur ruterin me valë dhe a e keni ndezur përsëri?
  • Fikeni produktin dhe pastaj ndizeni përsëri.
  • A keni instaluar ndonjë ruter të ri me valë?
  • Do t’ju duhet t'i rikonfiguroni cilësimet e rrjetit të produktit. ([ Shihni pjesën "Lidhja me smartfonin nëpërmjet rrjetit me valë (Wi-Fi)" në faqen 17.)
  • A i keni ndryshuar cilësimet e ruterit me valë?
  • Nëse fjalëkalimi i ruterit përmban disa karaktere të veçanta (si p.sh. ` ' " + / \ ; : - _ ^ & () <>) ose ikona emocioni, boksi horizontal mund të mos jetë lidhur. Rekomandohet të vendosni një fjalëkalim duke përdorur një kombinim të shkronjave dhe numrave në anglisht.
  • Rekomandohet të vendosni llojin e sigurisë së ruterit me valë në WPA2.
  • Hiqeni ruterin nga priza dhe futeni në prizë pas 10 sekondash. Pastaj provoni të lidheni pas rikuperimit të rrjetit.
  • Ndryshimi i kanalit të valëve në ruterin tuaj mund të ndihmojë në reduktimin e ndërhyrjeve të valëve. (Këtu janë hapat se si të ndryshoni kanalin me valë të ruterëve më të zakonshëm. Për detajet e sakta, referojuni manualit të udhëzimeve të ruterit tuaj.)
  1. A Futni adresën IP në smartfonin tuaj, PC, apo MAC, ose përdorni CD-në e konfigurimit të shpejtë për t'u identifikuar në faqen e konfigurimit të ruterit. Kjo mund të bëhet vetëm kur ruteri është i lidhur me rrjetin nëpërmjet Wi-Fi ose një kablloje Ethernet.
  2. B Gjeni faqen e cilësimeve me valë dhe ndryshoni kanalin me valë të rrjetit tuaj 2,4 GHz / 5 GHz. Nëse kanali "Auto" është i aktivizuar, çaktivizojeni atë dhe konfiguroni një kanal specifik.
  • Nëse kanali i ruterit është 2.4 GHz, 6 ch / 11 ch
  • Nëse kanali i ruterit është 5 GHz, 48 ch / 149 ch
  1. C Ruani cilësimet dhe rifilloni ruterin me valë.
  • Hiqni kabllon e rrymës nga ruteri, prisni 5 sekonda dhe rilidheni kabllon e rrymës. Kur ruteri të jetë plotësisht i ndezur, provoni ta lidhni përsëri.

Gabimet me aplikacionet

Problemi

Zgjidhja

Aplikacioni nuk punon si duhet

  • A hasni në ndonjë gabim kur përdorni aplikacionin?
  • Kontrolloni nëse pajisja është e ndezur.
  • Kontrolloni nëse aplikacioni që dëshironi të hapni e përkrah sistemin operativ të smartfonit tuaj. Për të parë se cilat janë sistemet operative të përkrahura, vizitoni faqen e internetit të prodhuesit të aplikacionit.
  • Kontrolloni nëse keni versionin më të fundit të aplikacionit. Kërkoni aplikacionin në platformën “Google Play” ose “App Store” dhe shihni nëse pranë tij shfaqet butoni i “Përditësimit” (update). Nëse nuk keni versionin më të fundit, prekni butonin “Përditëso” (update).
  • Nëse gabimi nuk është zgjidhur ende, provoni të lidheni duke përdorur një smartfon tjetër me aplikacionin “LG Sound Bar” të instaluar.

Problemet me lidhjen me valë

Problemi

Zgjidhja

Ka radiointereferencë

  • Instalojeni produktin dhe nënvuferin me valë sa më pranë njëri-tjetrit që të jetë e mundur.
  • Mos e instaloni produktin në mobile metalike.
  • Komunikimi me valë mund të mos funksionojë si duhet në zonat me sinjal të dobët.

Lidhja me Bluetooth-in po shkakton ndonjë keqfunksionim ose bën zhurmë

  • A dëgjoni zhurmë ose a hasni në keqfunksionime kur përdorni Bluetooth-in?
  • Mos e prekni marrësin e pajisjes me Bluetooth ose produktin me asnjë pjesë të trupit.
  • Mos e instaloni pajisjen me Bluetooth në mur ose në ndonjë vend të izoluar.
  • Hiqni çdo pengesë midis produktit dhe pajisjes me Bluetooth.
  • Instalojeni pajisjen me Bluetooth pranë produktit.
  • Kur pajisja me Bluetooth ndodhet shumë larg produktit, Bluetooth-i mund të shkëputet ose të keqfunksionojë.
  • Instalojeni pajisjen me Bluetooth 1 metër larg pajisjeve që punojnë në të njëjtën frekuencë sikurse produkti, p.sh. ruterët me valë, pajisjet mjekësore dhe furrat me mikrovalë.

Çaktivizimi i modalitetit të demonstrimit

Problemi

Zgjidhja

Telekomanda nuk punon

  • A mbeten funksionet të pandryshuara, edhe nëse shtypni butonin e Funksioneve25406.png disa herë?
  • A shihni vetëm llamba LED të bardha, të kuqe dhe jeshile në mënyrë të përsëritur?
  • Në këtë produkt mund të aktivizohet modaliteti i demonstrimit. Hiqeni spinën e produktit nga priza dhe vëreni përsëri në prizë.
  • Nëse telekomanda ende nuk funksionon, shtypni dhe mbani shtypur butonin e Funksioneve26338.png për rreth 5 sekonda. Nëse produkti funksionon normalisht, do të thotë që modaliteti demonstrues është fikur.

Shtojcë