BOKS HORIZONTAL Wi-Fi
Përdorimi i produktit si sistem audioje

Sound Bar Quick Guide

Përdorimi i aplikacionit “LG Sound Bar”

Komandimi i funksioneve të pajisjes

Hapni aplikacionin “LG Sound Bar” dhe prekni butonin e “Cilësimeve”2876.png në ekranin e parë.

Ju mund të caktoni lehtë [Sound Effect] (Efektet zanore) dhe modalitetin e [Night Time] (Natës) dhe të ndryshoni nivelin e secilit altoparlant pa përdorur telekomandën.

16122.png

16120.png

Përdorimi i teknologjisë së kalibrimit me inteligjencë artificiale “AI Room Calibration”

Kjo teknologji ju mundëson të analizoni tingujt që vijnë nga produkti dhe të sintonizoni mirë cilësimet e audios. Prekni butonin e “Cilësimeve”10454.png në ekranin e parë të aplikacionit “LG Sound Bar” dhe opsionin [AI Room Calibration] nga lista. Ju lutem, mbani parasysh që, kur aktivizoni funksionin “AI Room Calibration”, produkti mund të nxjerrë një tingull më të lartë nga ai që prisni.

16134.png

16132.png

Si të përdorni teknologjinë “Chromecast built-in™”

Ju mund të dëgjoni muzikën tuaj të preferuar në këtë produkt, duke përdorur në telefon, tablet ose laptop qindra aplikacione që përkrahin teknologjinë “Chromecast”.

Chromecast%20built-in.png

Thjesht prekni butonin Cast (transmetim) nga aplikacionet që ju tashmë i njihni dhe që ju pëlqejnë shumë. Nuk është nevoja për fjalëkalime të reja ose për të bërë shkarkime. Përdorni telefonin për të kërkuar, luajtur, pezulluar dhe ngritur volumin e muzikës nga çdo vend i shtëpisë.

Për më shumë informacione rreth teknologjisë “Chromecast built-in”, duke përfshirë edhe një listë aplikacionesh që përkrahin teknologjinë “Chromecast” nëpërmjet së cilës mund të transmetoni muzikë, vizitoni faqen: g.co/cast/audio

Për të krijuar një ambient shumëdhomësh duke përdorur altoparlantë që përkrahin teknologjinë “Chromecast”, shkarkoni aplikacionin “Google Home”.