BOKS HORIZONTAL Wi-Fi
Udhëzues i shkurtër për boksin horizontal

Sound Bar Quick Guide

Instalimi dhe përdorimi i produktit

  1. a Lidheni boksin horizontal me televizorin tuaj nëpërmjet një kablloje optike ose kabllos HDMI.
  2. 15129.png

    15127.png

  3. A Boksi horizontal (sound bar)
  4. B Marrësi me telekomandë / Llambat LED të statusit
  5. C Nënvuferi me valë - Instalojeni pranë boksit horizontal.
  6. D Pajisje e jashtme - (lexues “Blu-ray”, konsol lojërash, etj.)
  1. b Nëse jeni duke përdorur ndonjë pajisje të jashtme (p.sh. lexues “Blu-ray”, konsol lojërash, etj.), lidheni atë me boksin horizontal me anë të kabllos HDMI.
  1. c Lidheni pajisjen me burimin e energjisë duke ndjekur këtë renditje hapash: nënvuferi me valë [ boksi horizontal. Më pas, ndizni boksin horizontal. Kur të vendoset automatikisht lidhja me boksin horizontal, llamba LED në nënvuferin me valë do të ndizet në jeshile. ([ Shihni pjesën “Lidhja e produktit në faqen 6.)
  1. d Përdorimi i produktit me televizorin ([ Shihni pjesën “Lidhja nëpërmjet kabllos optike”, “Lidhja nëpërmjet kabllos “HDMI” në faqen 16, 19.)
  2. A Shtypni butonin e “Funksioneve”13396.png disa herë derisa, nga tri llambat e tjera LED, të ndizet në të bardhë llamba e parë LED nga lart.
  3. B Në cilësimet e televizorit, caktoni modalitetin e altoparlantit dalës në [HDMI ARC], [Optical] (Optik), ose [External Speaker] (Altoparlant i jashtëm).
  1. e Lidhja e produktit me smartfonin tuaj përmes Bluetooth-it ([ Shihni pjesën “Lidhja nëpërmjet Bluetooth-it në faqen 24.)
  2. A Prekni butonin e “Cilësimeve”7406.png në smartfonin tuaj dhe përzgjidhni funksionin 7414.png“Bluetooth”. Aktivizoni funksionin “Bluetooth”. (7425.pngOff (çaktivizo) > 7433.pngOn (aktivizo))
  3. B Shtypni butonin e lidhjes me Bluetooth-in Bluetooth pair7444.png. Pas pak, llamba e dytë LED, nga tri llambat e tjera LED, do të ndizet në blu dhe do të pulsojë.
  4. C Gjeni dhe prekni produktin në smartfonin tuaj. Emri i produktit shfaqet në formatin “LG S40Q (XX)”.
  1. f Lidhja me aplikacionin “LG Sound Bar” ([ Shihni pjesën “Lidhja me smartfonin nëpërmjet aplikacionit “LG Sound Bar” në faqen 27.)
  2. A Gjeni në platformën “Google Play” ose “App Store” aplikacionin “LG Sound Bar” dhe instalojeni në smartfonin tuaj.
  3. B Mund të mësoni më shumë lidhur me përdorimin e tij duke shtypur opsionin “Ndihma” (Help) te “Cilësimet” (Settings).

Lidhja manuale e boksit horizontal me nënvuferin me valë ([ Shihni pjesën “Lidhja manuale e nënvuferit me valë në faqen 8.)

Nëse shihni një llambë të kuqe LED të ndizet në pjesën e përparme të nënvuferit me valë, kjo nënkupton se boksi horizontal nuk është i lidhur me nënvuferin. Nëse është kështu, lidhini pajisjet sipas kësaj radhe.

  1. A Shtypni butonin e “Ndezjes/fikjes”17848.png në boksin horizontal për ta fikur atë.
  2. B Shtypni butonin e lidhjes në çift “PAIRING” prapa nënvuferit të shkëputur me valë. Kontrolloni nëse llamba LED pulson në jeshile.
  • Nëse vazhdoni të shihni llambën e kuqe LED të ndizet në pjesën e përparme të nënvuferit me valë, shtypni dhe mbani shtypur përsëri butonin prapa nënvuferit.
  1. C Shtypni butonin e “Ndezjes/fikjes”17840.png në boksin horizontal për ta ndezur atë.
  2. D Kur të vendoset lidhja, do të shihni një llambë LED jeshile të ndizet në pjesën e përparme të nënvuferit me valë.

Tabela e përmbajtjes

Udhëzues i shkurtër për boksin horizontal

2 Instalimi dhe përdorimi i produktit

Instalimi

6 Lidhja e produktit

Eksplorimi i produktit

9 Ana ballore

11 Llambat LED të statusit

13 Ana e prapme

14 Telekomanda

Lidhja me televizorin

16 Lidhja nëpërmjet kabllos optike

18 Lidhja me funksionin “LG Sound Sync” (me valë)

19 Lidhja nëpërmjet kabllos “HDMI”

Lidhja me një pajisje të jashtme

21 Lidhja nëpërmjet kabllos “HDMI”

23 Lidhja nëpërmjet kabllos optike

Përdorimi i produktit si sistem audioje

24 Lidhja nëpërmjet Bluetooth-it

27 Lidhja me smartfonin nëpërmjet aplikacionit “LG Sound Bar”

29 Lidhja me pajisjen e memories USB

30 Funksioni i komenteve zanore

Montimi i produktit në mur

31 Verifikimi përpara montimit në mur

33 Montimi i produktit në mur

Masat paraprake të sigurisë

35 Siguria dhe rregulloret e mbrojtjes

Përpara se të raportoni keqfunksionimin e produktit

38 Zgjidhja e problemeve

Shtojcë

41 Specifikat

43 Markat tregtare të regjistruara dhe licencat

44 Manovrimi i produktit

Instalimi