Sound Bar Quick Guide
Instalimi dhe përdorimi i produktit
- a Lidheni boksin horizontal me televizorin tuaj nëpërmjet një kablloje optike ose kabllos HDMI.
- A Boksi horizontal (sound bar)
- B Marrësi me telekomandë/ekrani i statusit
- C Nënvuferi me valë - Instalojeni pranë boksit horizontal.
- D Pajisje e jashtme - (lexues “Blu-ray”, konsol lojërash, etj.)
- b Nëse jeni duke përdorur ndonjë pajisje të jashtme (p.sh. lexues “Blu-ray”, konsol lojërash, etj.), lidheni atë me boksin horizontal me anë të kabllos HDMI.
- c Lidheni pajisjen me burimin e energjisë duke ndjekur këtë renditje hapash: nënvuferi me valë [ boksi horizontal. Më pas, ndizni boksin horizontal. Kur të vendoset automatikisht lidhja me boksin horizontal, llamba LED në nënvuferin me valë do të ndizet në jeshile. ([ Shihni pjesën “Lidhja e produktit” në faqen 6.)
- d Përdorimi i produktit me televizorin ([Shihni pjesën “Lidhja nëpërmjet kabllos optike”, “Lidhja me funksionin “LG Sound Sync” (me valë)”, “Lidhja nëpërmjet kabllos “HDMI”” në faqen 23, 25, 26.)
- A Shtypni butonin e “Funksioneve” disa herë derisa të shfaqet opsioni “OPT/HDMI ARC” në ekranin e statusit.
- B Në cilësimet e televizorit, caktoni modalitetin e altoparlantit dalës në [HDMI ARC], [Optical] (Optik), ose [External Speaker] (Altoparlant i jashtëm).
- C Kur televizori të lidhet në mënyrën e duhur me produktin, opsioni “OPT” ose “ARC” do të shfaqet në ekranin e statusit, i shoqëruar nga një tingull.
- e Lidhja e produktit me smartfonin tuaj përmes Bluetooth-it ([ Shihni pjesën “Lidhja nëpërmjet Bluetooth-it” në faqen 31.)
- A Prekni butonin e “Cilësimeve” në smartfonin tuaj dhe përzgjidhni funksionin “Bluetooth”. Aktivizoni funksionin “Bluetooth”. (Off (çaktivizo) > On (aktivizo))
- B Shtypni butonin e lidhjes me Bluetooth-in Bluetooth pair. Pas pak, do të shihni mesazhin “BT READY” të shfaqet në ekranin e statusit.
- C Gjeni dhe prekni produktin në smartfonin tuaj. Emri i produktit shfaqet në formatin “LG S65Q (XX)”.
- D Kur produkti të lidhet me smartfonin tuaj nëpërmjet opsionit “Bluetooth”, ju do të shihni që ekrani i statusit do të ndryshojë nga “PAIRED” [ “Emri i pajisjes së lidhur me Bluetooth” [ “BT”.
- f Lidhja me aplikacionin “LG Sound Bar” ([ Shihni pjesën “Lidhja me smartfonin nëpërmjet aplikacionit “LG Sound Bar”” në faqen 34.)
- A Gjeni në platformën “Google Play” ose “App Store” aplikacionin “LG Sound Bar” dhe instalojeni në smartfonin tuaj.
- B Mund të mësoni më shumë lidhur me përdorimin e tij duke shtypur opsionin “Ndihma” (Help) te “Cilësimet” (Settings).
Lidhja manuale e boksit horizontal me nënvuferin me valë ([ Shihni pjesën “Lidhja manuale e nënvuferit me valë” në faqen 8.)
Nëse shihni një llambë të kuqe LED të ndizet në pjesën e përparme të nënvuferit me valë, kjo nënkupton se boksi horizontal nuk është i lidhur me nënvuferin. Nëse është kështu, lidhini pajisjet sipas kësaj radhe.
- A Shtypni butonin e “Ndezjes/fikjes” në boksin horizontal për ta fikur atë.
- B Shtypni butonin e lidhjes në çift “PAIRING” prapa nënvuferit të shkëputur me valë. Kontrolloni nëse llamba LED pulson në jeshile.
- Nëse vazhdoni të shihni llambën e kuqe LED të ndizet në pjesën e përparme të nënvuferit me valë, shtypni dhe mbani shtypur përsëri butonin prapa nënvuferit.
- C Shtypni butonin e “Ndezjes/fikjes” në boksin horizontal për ta ndezur atë.
- D Kur të vendoset lidhja, do të shihni një llambë LED jeshile të ndizet në pjesën e përparme të nënvuferit me valë.
Tabela e përmbajtjes
Udhëzues i shkurtër për boksin horizontal
2 Instalimi dhe përdorimi i produktit
Instalimi
6 Lidhja e produktit
Eksplorimi i produktit
12 Ana ballore
14 Ana e prapme
15 Telekomanda
Lidhja me televizorin
23 Lidhja nëpërmjet kabllos optike
25 Lidhja me funksionin “LG Sound Sync” (me valë)
26 Lidhja nëpërmjet kabllos “HDMI”
Lidhja me një pajisje të jashtme
28 Lidhja nëpërmjet kabllos “HDMI”
30 Lidhja nëpërmjet kabllos optike
Përdorimi i produktit si sistem audioje
31 Lidhja nëpërmjet Bluetooth-it
34 Lidhja me smartfonin nëpërmjet aplikacionit “LG Sound Bar”
36 Lidhja me pajisjen e memories USB
Montimi i produktit në mur
38 Verifikimi përpara montimit në mur
40 Montimi i produktit në mur
42 Organizimi i kabllove (opsional)
Masat paraprake të sigurisë
43 Siguria dhe rregulloret e mbrojtjes
Përpara se të raportoni keqfunksionimin e produktit
46 Zgjidhja e problemeve
Shtojcë
49 Specifikat
51 Markat tregtare të regjistruara dhe licencat
53 Njoftim për softuerin me burim të hapur
53 Manovrimi i produktit
Instalimi