BOKS HORIZONTAL Wi-Fi
Lidhja me një pajisje të jashtme

Sound Bar Quick Guide

Lidhja nëpërmjet kabllos “HDMI”

Lidhni televizorin me një pajisje të jashtme (konsol lojërash, lexues DVD-sh etj.) nëpërmjet një kablloje HDMI dhe shijoni tinguj të thellë e të larmishëm.

Lidhja e pajisjes së jashtme me kabllon “HDMI”

  1. a Lidheni pajisjen e jashtme, p.sh. lexues “DVD” ose “Blu-ray”. Duke ndjekur figurën më poshtë, lidheni terminalin “HDMI OUT” (sinjal dalës HDMI) të pajisjes me terminalin “HDMI IN (1)” ose “HDMI IN (2)” në anën e prapme të produktit.
  2. b Duke përdorur kabllon “HDMI”, lidhni terminalin “HDMI d TV (eARC / ARC)” në anën e pasme të produktit me terminalin “HDMI IN (ARC)” në televizor.

21199.png

21197.png

  1. c Shtypni butonin e “Function21642.png disa herë derisa të shfaqen fjalët “HDMI1” ose “HDMI2” në ekranin e statusit.

21225.png

21223.png

  1. d Kur pajisja e jashtme të lidhet si duhet me produktin, ju do të mund të dëgjoni tingujt që dalin nga pajisja. Kur hapni video me teknologjinë “Dolby Atmos®” ose “DTS:X®”, në ekranin e statusit do të shfaqen ose fjalët “DOLBY ATMOS” ose fjala “DTS:X”.

15131.png

15126.png Shënim

  • Teknologjia audio “Dolby Atmos®” ose “DTS:X®” përkrah kanalet 5.1.3. Kur lidhen altoparlantët e pasmë me valë, përkrahen edhe kanalet 9.1.5.
  • Ju lutem, kontrolloni cilësimet e sinjalit dalës të audios në menynë e “Cilësimeve” në pajisjen tuaj të jashtme (p.sh. lexuesin “Blu-ray” ose televizor). Sinjali dalës i audios duhet të caktohet në modalitetin [No encoding] (pa kodim), “[Bitstream], [Auto] ose [Pass through] (kalo). Për të mësuar më shumë lidhur me modalitetin ku ta caktoni sinjalin dalës, ju lutem lexoni manualin e përdoruesit të pajisjes së jashtme.
  • Përdorni një kabllo të certifikuar me logon “HDMI”.