BOKS HORIZONTAL Wi-Fi
Përdorimi i produktit si sistem audioje

Sound Bar Quick Guide

Funksionon me shërbimin “AirPlay” të Apple-it

Ky produkt ju mundëson të dëgjoni muzikë nga pajisja juaj iOS nëpërmjet shërbimit “AirPlay”.

15067.png

15061.png Shënim

  • Sigurohuni që ky produkt dhe pajisja iOS të jenë të lidhura me të njëjtin rrjet me valë (Wi-Fi).
  • Sigurohuni që pajisja iOS të përdorë sistemin iOS 11.4 ose më të fundit.
  • Për të transmetuar sinjalet në disa altoparlantë, duhen përdorur altoparlantë që përkrahin shërbimin “AirPlay 2”.

Cilësimet e rrjetit me valë (Wi-Fi) për pajisjet iOS

  1. a Ndizeni produktin duke shtypur butonin e “Ndezjes/fikjes”3109.png.
  2. b Në pajisjen tuaj iOS, përzgjidhni “Cilësimet” dhe më pas rrjetin me valë “Wi-Fi”.
  3. c Përzgjidhni emërtimin “LG_Speaker_S95QR_XXXX” në opsionin INSTALO NJË ALTOPARLANT TË RI PËR SHËRBIMIN “AIRPLAY” (Set up new AirPlay speaker).
  4. d Sigurohuni që ruteri i shtëpisë të jetë i përzgjedhur. Në këtë hap, mund të ndryshoni emrin e produktit sipas dëshirës dhe mund të caktoni edhe një fjalëkalim. Pasi të përfundoni me cilësimet, shtypni butonin “Tjetra” (Next).
  5. e Shtypni butonin “U krye” (Done).

24331.png

21291.png

Dëgjo muzikë nëpërmjet shërbimit “AirPlay”

Nga qendra e kontrollit:

  1. a Hapni “Qendrën e kontrollit” (Control Center) në pajisjen iOS.
  2. b Prekni opsionin “AirPlay” (3223.png).
  3. c Zgjidhni produktin tuaj nëpërmjet të cilit dëshironi të dëgjoni muzikën. Ju mund të zgjidhni një ose më shumë altoparlantë që përkrahin shërbimin “AirPlay 2”.

Nga një aplikacion i riprodhimit/luajtjes së muzikës:

  1. a Hapni një aplikacion të riprodhimit ose luajtjes së muzikës.
  2. b Prekni opsionin “AirPlay” (3235.png).
  3. c Zgjidhni produktin tuaj nëpërmjet të cilit dëshironi të dëgjoni muzikën. Ju mund të zgjidhni një ose më shumë altoparlantë që përkrahin shërbimin “AirPlay 2”.

16640.png

Apple®, AirPlay®, iPad®, iPad Air®, iPad Pro® dhe iPhone® janë marka tregtare të kompanisë “Apple Inc.”, e regjistruar në SHBA dhe në vende të tjera.

Përdorimi i punimeve me distinktivin e kompanisë “Apple” nënkupton që aksesori është projektuar për të punuar posaçërisht me teknologjinë që identifikohet në distinktiv dhe se është certifikuar nga zhvilluesi se i përmbush standardet e kompanisë “Apple” për performancën.

Për të kontrolluar këtë altoparlant që përkrah shërbimin “AirPlay 2”, nevojitet të përdoret një sistem operativ iOS 11.4 ose më i lartë.