Sound Bar Quick Guide
Lidhja e produktit
Duke e lidhur boksin horizontal me nënvuferin me valë dhe altoparlantët e pasmë me valë, ju mund të shijoni tinguj më të pasur.
Lidhja automatike e nënvuferit me valë dhe altoparlantëve të pasmë me valë
Pas kryerjes së instalimit, nënvuferi me valë dhe altoparlantët e pasmë me valë lidhen automatikisht me boksin horizontal. Për ta lidhur boksin horizontal me nënvuferin dhe altoparlantët e pasmë me valë, ndiqni këto hapa.
- a Vendosni kabllon e furnizimit me energji në nënvuferin me valë.
- b Vini në prizë kabllon e furnizimit me energji të nënvuferit me valë.
- c Vini kabllot e furnizimit me energji tek altoparlantët e pasmë valorë dhe rregulloni kabllot e furnizimit.
- d Vini në prizë spinën e kabllove të furnizimit me energji të altoparlantëve të pasmë valorë.
- e Vendosni kabllon e furnizimit me energji në boksin horizontal.
- f Vini në prizën e murit spinën e furnizimit me energji të boksit horizontal.
- g Kur të vendoset lidhja në mënyrë automatike, do të shihni një llambë jeshile LED të ndizet prapa nënvuferit me valë dhe tek altoparlantët e pasmë me valë.
Verifikimi i lidhjes nëpërmjet llambave LED prapa nënvuferit me valë dhe altoparlantëve të pasmë me valë
Ju mund të verifikoni statusin e lidhjes duke parë llambat LED prapa nënvuferit me valë dhe tek altoparlantët e pasmë me valë.
Ngjyra e llambës LED |
Statusi |
Pulsim në ngjyrë jeshile |
Lidhja është duke u vendosur |
Jeshile |
Lidhja është vendosur me sukses |
E kuqe |
Lidhja është e keqe, ose nënvuferi ose altoparlantët e pasmë me valë janë në modalitetin e pritjes (standby). |
E fikur |
Kablloja e furnizimit me energji nuk është lidhur |
Lidhja manuale e nënvuferit me valë dhe altoparlantëve të pasmë me valë
Nëse shihni një llambë të kuqe LED të ndizet prapa nënvuferit me valë, kjo nënkupton se boksi horizontal nuk është i lidhur me nënvuferin. Nëse është kështu, lidhini pajisjet sipas kësaj radhe.
- a Shtypni butonin e “Ndezjes/fikjes” në boksin horizontal për ta fikur atë.
- b Shtypni butonin “PAIRING” prapa nënvuferit me valë ose tek altoparlantët e pasmë me valë. Kontrolloni nëse llamba LED prapa nënvuferit ose tek altoparlantët e pasmë me valë pulson në ngjyrë jeshile. Nëse vazhdoni të shihni një llambë të kuqe LED të ndizet në nënvuferin me valë ose tek altoparlantët e pasmë me valë, shtypni përsëri dhe mbani shtypur butonin prapa nënvuferit ose tek altoparlantët e pasmë me valë.
Lidhja manuale e nënvuferit me valë
Lidhja manuale e altoparlantëve të pasmë me valë
- c Shtypni butonin e “Ndezjes/fikjes” në boksin horizontal për ta ndezur atë.
- d Kur të vendoset lidhja, do të shihni llambën jeshile LED të ndizet prapa nënvuferit me valë ose tek altoparlantët e pasmë me valë.
|
Shënim |
|