Sound Bar Quick Guide
Përkrah shërbimin “Google Assistant”
Kontrolloni pajisjen tuaj duke përdorur vetëm zërin me ndihmën e Google.
Nëse keni një pajisje të aktivizuar të përputhshme me Google Assistant, me Chromecast të integruar, mund ta shtoni këtë pajisje në aplikacionin tuaj Google Home. Ju do të keni mundësi të luani, anashkaloni ose ndaloni muzikën dhe të ndryshoni volumin e zërit. Thjesht kërkojini Google-it që t’i bëjë këto veprime.
Kërkesat
- Pajisje që aktivizohet nëpërmjet shërbimit “Google Assistant” (shitet më vete)
- Ky produkt duhet të lidhet me internetin.
- Ky produkt duhet të regjistrohet në aplikacionin “Google Home”.
Si të përdorni teknologjinë “Chromecast built-in™”
Ju mund të dëgjoni muzikën tuaj të preferuar në këtë produkt, duke përdorur në telefon, tablet ose laptop qindra aplikacione që përkrahin teknologjinë “Chromecast”.
|
Thjesht prekni butonin Cast (transmetim) nga aplikacionet që ju tashmë i njihni dhe që ju pëlqejnë shumë. Nuk është nevoja për fjalëkalime të reja ose për të bërë shkarkime. Përdorni telefonin për të kërkuar, luajtur, pezulluar dhe ngritur volumin e muzikës nga çdo vend i shtëpisë. |
Për më shumë informacione rreth teknologjisë “Chromecast built-in”, duke përfshirë edhe një listë aplikacionesh që përkrahin teknologjinë “Chromecast” nëpërmjet së cilës mund të transmetoni muzikë, vizitoni faqen: g.co/cast/audio
Për të krijuar një ambient shumëdhomësh duke përdorur altoparlantë që përkrahin teknologjinë “Chromecast”, shkarkoni aplikacionin “Google Home”.